Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Janë arrestuar 167 persona"/ Hita: Disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme ndaj Policisë
Ai tha se përdorimi i mjeteve të policisë bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përshkallëzimin e situatës.
17 October 2026, 16:35Nga E.d
Skënder Hita
TIRANA-Kryepolici Skënder Hita ka deklaruar se Policia ka arrestuar 167 persona dhe kanë nisur hetimet për 388 protestues të tjerë. Ai tha se përdorimi i mjeteve të policisë bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përshkallëzimin e situatës.
Më tej, ai pretendoi se një grup në rrjetet sociale ka bërë thirrje për dhunë ndaj policisë. Në fund, ai u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë të miturit në protesta.
Skënder Hita: Në institucionet publike si dhe kanë dëmtuar pronën publike e private. Në mënyrë të vazhdueshme Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protesta, që të mos bëhen pjesë e veprimeve të dhunshme.
Janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar 388 të tjerë. Janë pezulluar edhe 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur menjëherë hetimi disiplinor. Dua ti siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde. Punonjësit e policisë janë instruktuar vazhdimisht që në çdo rast ndërhyrje të zbatojnë gjithë procedurat standarde.
Përdorimi i mjeteve të policisë bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përshkallëzimin e situatës. Janë sekuestruar bomba molotov, llastiqe dhe sende të tjera. Janë dëmtuar 132 punonjës policie. Dua të bëj me dije se në rrjetet sociale, kryesisht në disa grupe, po bëhen thirrje të vazhdueshme për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të policisë. Këto thirrje janë për të sulmuar efektivët me mjete djegëse e të shpërthimit në masë. Përballë kësaj situate Policia ka marrë gjithë masat për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë. Qytetarët të distancohen nga personat e dhunshëm, të cilët nuk përfaqësojnë studentët dhe aspiratat e tyre. Prindërit dhe fëmijët të mos lejojnë të miturit në protesta./Dosja.al