LIVE UPDATES
Aktualitet

Plumbat e gomës dhe protokolli i përdorimit. Amnesty International: Rrezik për verbim dhe humbje jete

Sipas Amnesty International, plumbat e gomës, pavarësisht se konsiderohen mjete me rrezik më të ulët vdekjeprurës, mund të shkaktojnë dëmtime të rënda, humbje të shikimit dhe madje vdekje.

17 October 2026, 15:42 Nga E. D

Plumbat e gomës dhe protokolli i përdorimit. Amnesty International:

TIRANË- Gjatë protestës studentore në Tiranë, policia qëlloi me plumba gome ndaj protestuesve, duke lënë disa prej tyre të lënduar. Të rinjtë kanë treguar shenja goditjesh në ballë, qafë dhe në gjoks, ndërsa përdorimi i këtyre mjeteve ngre shqetësime për pasojat që mund të shkaktojnë në shëndetin e tyre. Sipas Amnesty International, plumbat e gomës, pavarësisht se konsiderohen mjete me rrezik më të ulët vdekjeprurës, mund të shkaktojnë dëmtime të rënda, humbje të shikimit dhe madje vdekje.
 
Çfarë rrezikojnë protestuesit nga plumbat e gomës?

Në varësi të llojit të predhës, distancës së goditjes dhe pjesës së trupit që preket, plumbat e gomës mund të shkaktojnë plagë të thella, fraktura, hemorragji dhe dëmtime të organeve të brendshme. Goditjet në kokë dhe fytyrë mund të shkaktojnë dëmtime të syve, humbje të shikimit, fraktura të kockave të fytyrës dhe dëmtime të trurit.

Goditjet në qafë paraqesin rrezik për enët e gjakut dhe rrugët e frymëmarrjes, ndërsa ato në gjoks mund të dëmtojnë mushkëritë dhe organet e tjera të brendshme. Edhe goditjet në këmbë mund të shkaktojnë fraktura dhe dëmtime nervore.

Në rastet më të rënda, përdorimi i këtyre predhave mund të përfundojë me pasoja të përhershme ose humbje jete. Për këtë arsye, personat e goditur në kokë, fytyrë, qafë ose gjoks duhet të marrin vlerësim urgjent mjekësor, edhe nëse dëmtimi i dukshëm duket i vogël.

Çfarë thotë Amnesty International për përdorimin e plumbave të gomës?

Në një raport, Amnesty International listoi raste të shumta plagosjesh të rënda dhe vdekjesh të lidhura me keqpërdorimin e plumbave të gomës dhe predhave të tjera nga forcat e rendit në vende të ndryshme të botës. Organizata evidentoi raste kur këto mjete janë përdorur kundër protestuesve paqësorë, janë qëlluar pa dallim drejt turmave ose janë drejtuar në zona të ndjeshme të trupit. Amnesty International ka hartuar 25 rregulla për të parandaluar keqpërdorimin e këtyre armëve dhe për të ndihmuar autoritetet të përshtatin politikat e tyre me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Kur duhet të përdoren plumbat e gomës nga policia?

Sipas Amnesty International, predhat me impakt kinetik duhet të përdoren vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, nga punonjës të trajnuar dhe si mjet i fundit, kur ekziston një kërcënim i menjëhershëm për dëmtim të konsiderueshëm të personave të tjerë. Përdorimi i forcës nga policia duhet të respektojë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. Kjo do të thotë se ndërhyrja duhet të jetë e justifikuar nga rrethanat konkrete dhe nuk duhet të shkaktojë dëme më të mëdha sesa ato që kërkohen për të përballuar kërcënimin.

Plumbat e gomës nuk duhet të përdoren pa dallim drejt turmave apo kundër personave që protestojnë në mënyrë paqësore. Po ashtu, duhet të shmangen goditjet në kokë, fytyrë dhe qafë, për shkak të rrezikut të lartë të dëmtimeve të rënda ose të përhershme. Amnesty International thekson se këto mjete nuk duhet të kthehen në një mënyrë rutinë për kontrollin e protestave dhe se përdorimi i tyre duhet tu nënshtrohet rregullave të rrepta, trajnimit dhe llogaridhënies.

Në cilat pjesë të trupit nuk duhet të qëllojë policia me plumba gome?

Koka dhe balli- rrezik për fraktura të kafkës dhe dëmtime të trurit.

Fytyra- rrezik për fraktura dhe dëmtime të rënda.

Sytë- mund të shkaktojnë humbje të përhershme të shikimit.

Qafa dhe fyti- rrezik për dëmtime të enëve të gjakut dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Gjoksi dhe kraharori- rrezik për dëmtime të mushkërive, zemrës dhe organeve të tjera të brendshme.

Barku- rrezik për dëmtime të organeve të brendshme dhe hemorragji.

Ijet dhe organet gjenitale - rrezik për dëmtime serioze të organeve dhe indeve të ndjeshme./Dosja.al

Plumbat e gomës

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...