LIVE UPDATES
Bota

Merr fund zyrtarisht projekti i Kullave Trump në Beograd, Serbia ndërpret marrëveshjen me kompaninë e Jared Kushner

Sipas ministres, nga sot përfundon zyrtarisht procedura e ndërprerjes së kontratës, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Serbisë të marrë në gusht të këtij viti. Ajo theksoi se palët nuk kanë asnjë pretendim financiar apo juridik ndaj njëra-tjetrës.

16 November 2026, 17:00 Nga E. D

Merr fund zyrtarisht projekti i Kullave Trump në Beograd, Serbia

SERBI- Ministrja serbe e Ndërtimit, Aleksandra Sofronijević, ka konfirmuar se është mbyllur përfundimisht marrëveshjen me kompaninë e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Kompleksi luksoz parashikohej të ndërtohej në vendin ku ndodhet ish-kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, i bombarduar gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.

Sipas ministres, nga sot përfundon zyrtarisht procedura e ndërprerjes së kontratës, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Serbisë të marrë në gusht të këtij viti. Ajo theksoi se palët nuk kanë asnjë pretendim financiar apo juridik ndaj njëra-tjetrës.

“Në përputhje me dinamikën e njoftuar më parë dhe pas përfundimit të procedurave përkatëse, sot u nënshkrua marrëveshja e ndërprerjes. Kjo marrëveshje përfundon zyrtarisht procedurën e ndërprerjes së kontratës, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë të muajit gusht. Palët kontraktuese nuk kanë pretendime të ndërsjella”, deklaroi Sofronijević.

 “Insajder” e pyeti gjithashtu ministren nëse Serbia ka lidhur një marrëveshje të re me ndonjë investitor tjetër për këtë projekt dhe nëse kompanisë së Kushnerit i është ofruar një lokacion alternativ për ndërtim. Po ashtu, u kërkua sqarim nëse kompania amerikane kishte paraqitur pretendime apo kërkesa financiare përpara vendimit të qeverisë për ndërprerjen e kontratës në gusht.

Sofronijević u përgjigj se Ministria e Ndërtimit nuk ka informacion për këto çështje dhe se nuk ka marrë kërkesa të tilla. Sipas saj, përgjegjësia e ministrisë, bazuar në vendimin e qeverisë, kufizohet vetëm te procedura e ndërprerjes së kontratës.

Kompania e Kushnerit braktisi projektin pas aktakuzës në rastin e Shtabit të Përgjithshëm

Kompania amerikane Atlantic Incubation Partners LLC, e lidhur me Jared Kushnerin, dhe Republika e Serbisë nënshkruan një marrëveshje investimi në maj të vitit 2024. Projekti parashikonte krijimin e një kompanie të përbashkët, ku partneri amerikan do të zotëronte 77.5 për qind të aksioneve, ndërsa shteti serb 22.5 për qind. Sipas marrëveshjes, Serbia kishte marrë përsipër disa detyrime të rëndësishme për t'i hapur rrugë ndërtimit të kompleksit luksoz.

Ndër to përfshiheshin heqja e statusit të mbrojtjes si trashëgimi kulturore për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm, shembja e ndërtesave ekzistuese dhe dhënia e tokës kompanisë amerikane me qira falas për 99 vjet. Marrëveshja parashikonte gjithashtu mundësinë që kjo tokë të kthehej më vonë në pronësi të kompanisë pa pagesë shtesë.

Kontrata përmbante edhe një dispozitë që i lejonte kompanisë amerikane ta ndërpriste marrëveshjen nëse shteti serb nuk përmbushte detyrimet deri në maj të vitit pasues. Në një rast të tillë, kompania kishte të drejtë të kërkonte edhe kompensimin e shpenzimeve të shkaktuara nga ndërprerja e kontratës.

Megjithatë, projekti u ndal më 15 dhjetor të vitit të kaluar, kur Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj disa zyrtarëve të lartë, të dyshuar për shkelje të ligjit gjatë procedurave që synonin heqjen e statusit të mbrojtjes kulturore nga kompleksi. Në mesin e të akuzuarve janë ministri i Kulturës, Nikola Selaković, ish-sekretarja e shtetit në këtë ministri, Slavica Jelača, si dhe drejtuesit e institucioneve për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, Goran Vasić dhe Aleksandar Ivanović.

Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën zyrtare për të mundësuar ndryshimin e statusit të kompleksit dhe realizimin e projektit të ndërtimit. Selaković, Jelača dhe Vasić akuzohen gjithashtu për falsifikim të dokumenteve zyrtare, ndërsa Ivanović për ndihmë në këtë vepër.

Në qendër të hetimeve është mënyra se si u hoq mbrojtja kulturore e Shtabit të Përgjithshëm, një vendim që, sipas prokurorisë dhe ekspertëve të fushës, ishte marrë në kundërshtim me procedurat ligjore. Pikërisht në ditën kur u bë publike aktakuza, kompania e Kushnerit njoftoi se po tërhiqej nga projekti, të paktën për momentin.

Ekspertët kundërshtuan heqjen e mbrojtjes kulturore

Çështja e Shtabit të Përgjithshëm është shoqëruar me debate dhe kundërshtime të shumta, veçanërisht nga ekspertët e Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Pavarësisht ligjit të posaçëm të miratuar nga qeveria e drejtuar nga Partia Progresive Serbe, punonjësit e institutit refuzuan ta hiqnin kompleksin nga regjistri qendror i pasurive kulturore.

Argumenti i tyre ishte se ndërtesat vazhdonin t'i plotësonin kriteret për t'u konsideruar monument kulture dhe nuk kishin humbur vlerat e tyre historike e arkitekturore. Gjatë kësaj periudhe, ekspertët denoncuan edhe presionet e ushtruara ndaj tyre për të ndryshuar qëndrimin lidhur me statusin e kompleksit.

Lista e Studentëve kërkon rikthimin e mbrojtjes dhe rindërtimin e kompleksit

Ndërkohë, kandidatja e Listës së Studentëve dhe ambientalistja Estela Radonjić Živkov ka vënë në pikëpyetje faktin që publiku po informohet vetëm tani për vendimin e qeverisë, i cili, sipas saj, ishte marrë rreth tre muaj më parë. Ajo bëri të ditur se qëndrimi i Listës së Studentëve është që Shtabi i Përgjithshëm të mbetet në vendin ku ndodhet dhe të rindërtohet, në vend që të shembet për t'i hapur rrugë një kompleksi të ri luksoz.

Sipas saj, pas konstituimit të parlamentit të ri, një nga veprimet e para duhet të jetë rikthimi ligjor i mbrojtjes kulturore të kompleksit dhe anulimi i vendimeve të kontestuara që kanë mundësuar ndryshimin e statusit të tij.

“Qëndrimi ynë është që Shtabi i Përgjithshëm të mbetet aty ku është. Ne parashikojmë rindërtimin e tij. Hapi i parë, pasi të mblidhet parlamenti i ri, duhet të jetë rikthimi me ligj i mbrojtjes së kompleksit dhe anulimi i të gjitha vendimeve të kontestuara. Gjithashtu, synojmë që statusi i tij të ngrihet në nivelin e një pasurie kulturore me rëndësi të jashtëzakonshme. Vetëm atëherë do të jemi të qetë”, deklaroi Radonjić Živkov për Insajder.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së ndërprerjes, projekti i kompanisë së Jared Kushnerit në Shtabin e Përgjithshëm merr fund zyrtarisht. Megjithatë, mbetet e paqartë se cili do të jetë fati i mëtejshëm i kompleksit historik dhe nëse shteti serb do të ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e statusit të tij të mbrojtur dhe rindërtimin./Dosja.al

Aleksandra Sofronijevic

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...