18 November 2026, 21:36
Nga E.M

SHBA- Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i kompanisë "Amazon", Jeff Bezos ka deklaruar se ishte “shumë i përfshirë” në përzgjedhjen e Robert Pattinson si James Bondi i ardhshëm. Në konferencën “Silicon Valley & The ëorld” të ditës së martë e organizuar nga Semafor në Menlo Park të Kalifornisë, Bezos shpjegoi procesin e përzgjedhjes, një ditë pasi Amazon MGM Studios njoftoi se Pattinson do të luajë rolin e agjentit 007.
Bezos pohoi se ekipi e ngushtoi listën e kandidatëve nga një grup më i madh në pesë finalistë, të cilët interpretuan nga tri skena secili, të veshur me kostume të plota dhe në skena filmike përkrah aktorëve të tjerë. "Vendimi përfundimtar u mor të premten, pasi ekipi kaloi disa orë duke shqyrtuar provat filmike", tha Bezos.
Ndërkohë ai pranoi se fama e mëparshme e Pattinsoni fillimisht ishte konsideruar si një pengesë, pasi ekipi kishte shqyrtuar mundësinë që roli t’i besohej një aktori më pak të njohur. Megjithatë, ai tha se interpretimi i Pattinsonit e bindi të gjithë ekipin, përfshirë edhe regjisorin Denis Villeneuve.
“Në provat para kamerave ishte krejtësisht e qartë se ai është James Bond”, tha Bezos.
"Amazon MGM Studios" konfirmoi të hënën se Pattinson do të jetë protagonist në filmin e ardhshëm, i cili do të drejtohet nga Villeneuve ndërsa skenari është shkruar nga Steven Knight, krijuesi i serialit “Peaky Blinders”. Filmi do të prodhohet nga Amy Pascal dhe David Heyman ndërsa Tanya Lapointe do të jetë producente ekzekutive.
Në një deklaratë pas njoftimit, Pattinsoni e cilësoi besimin për t’iu besuar roli i agjentit 007 si “nderin e jetës”, duke falënderuar producentët dhe studion për besimin e treguar ndaj tij./Dosja.al
Jeff Bezos Robert Pattinson James Bond
Art&Argëtim
18 November 2026, 21:28
E.M
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, ka ndarë një moment emocionues nga fëmijëria e saj...
Art&Argëtim
18 November 2026, 20:50
G.M
Robert Pattinson
ANGLI- Aktori britanik Robert Pattinson është përzgjedhur për të interpretuar agjentin e famshëm 007, du...
Art&Argëtim
18 November 2026, 20:42
E.M
SHBA- Aktori i mirënjohur, Leonardo DiCaprio, në kuadër të 52- vjetorit të tij ka realizuar një festë me dhjetëra perso...
Art&Argëtim
18 November 2026, 18:53
E.M
SHBA- Aktorja e njohur amerikane, Anne Hathaway, është bërë nënë për herë të tretë. Lajmi është b&e...
Art&Argëtim
18 November 2026, 17:54
E.M
SPANJË- Gjykata Kombëtare e Spanjës ka nisur hetime të reja ndaj këngëtarit të njohur Julio Iglesias, pas akuzave të dy...
Art&Argëtim
18 November 2026, 17:00
G.M
Madonna
SHBA- Madonna ka shënuar një rikthim të rëndësishëm në çmimet Grammy 2027, duke siguruar katër n...
Art&Argëtim
18 November 2026, 16:53
G.M
Tom Holland dhe Zendaya,
ANGLI- Çifti i njohur i aktorëve, Tom Holland dhe Zendaya, kanë investuar në një rezidencë luk...
Art&Argëtim
18 November 2026, 15:13
E.M
ANGLI- Një prej figurave më të njohura të futbollit botëror, David Beckham, ka nisur një betejë ligjore kundër kompanis...
Art&Argëtim
18 November 2026, 07:14
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në dashuri, mund të ndihesh pak më i tërhequr se zakonisht. Mos i mbaj emocionet brenda vetes. Në punë, shm...
Art&Argëtim
17 November 2026, 22:37
G.M
Brad Pitt
ANGLI- Aktori i njohur i Hollywood-it, Brad Pitt, ka shprehur interesin për të luajtur rolin e antagonistit në një nga filmat e ...