Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Art&Argëtim
Brad Pitt gati për rolin e armikut të James Bond, zbulon pëlqimin për Robert Pattinson si agjenti 007
Gjatë premierës së filmit të tij të ri, “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”, në Los Angeles, Pitt u pyet për mundësinë e një përballjeje kinematografike me Pattinson dhe u shpreh pozitivisht për këtë ide.
17 November 2026, 22:37Nga G.M
Brad Pitt
ANGLI- Aktori i njohur i Hollywood-it, Brad Pitt, ka shprehur interesin për të luajtur rolin e antagonistit në një nga filmat e ardhshëm të sagës James Bond, nëse Robert Pattinson do të marrë rolin e agjentit të famshëm 007. Gjatë premierës së filmit të tij të ri, “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”, në Los Angeles, Pitt u pyet për mundësinë e një përballjeje kinematografike me Pattinson dhe u shpreh pozitivisht për këtë ide.
Aktori 62-vjeçar vlerësoi zgjedhjet artistike dhe karrierën e kolegut të tij, duke e cilësuar atë një aktor të shkëlqyer. Pitt përmendi gjithashtu Javier Bardem, i cili interpretoi antagonistin Raoul Silva në filmin “Skyfall” të vitit 2012, duke thënë se ai e kishte realizuar mjaft mirë këtë rol. Pitt nuk e përjashtoi mundësinë për të marrë një rol të ngjashëm në të ardhmen, duke shprehur entuziazmin për një projekt të tillë. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për përfshirjen e tij në ndonjë film të James Bond./Dosja.al