Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Bavarezët shpërdoruan avantazhin dhe u ndalën në shifrat 3-3 ndaj Vikingut, pasi Michael Olise u përjashtua me dy kartonë të verdhë. Harry Kane pranon se shoku i tij i skuadrës do të jetë i dëshpëruar, pasi do të mungojë në përballjen e madhe me Arsenalin.

NORVEGJI - Bayern Munich pësoi një goditje të papritur në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 3-3 ndaj skuadrës norvegjeze Viking, në një ndeshje që dukej se e kishte nën kontroll.
Michael Olise u bë protagonist negativ, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash, duke lënë bavarezët me dhjetë lojtarë dhe duke i dhënë kundërshtarëve mundësinë për të rikthyer baraspeshën.
Sulmuesi francez mori kartonin e parë të verdhë për një faull taktik, me të cilin ndërpreu një kundërsulm të Vikingut. Ndërsa arbitri po i tregonte ndëshkimin, Olise hodhi topin që mbante në duar drejt kokës së kapitenit kundërshtar, Zlatko Tripic.
Ky veprim i kushtoi kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtimin e parë me të kuq në karrierën e tij në një ndeshje të ekipit të parë.
Në momentin e përjashtimit, Bayern kryesonte 3-2, por epërsia nuk zgjati deri në fund. Tripic dha asistin për Herman Haugen, i cili shënoi me kokë në minutën e 90-të, duke vulosur rezultatin 3-3 dhe duke shkaktuar festë te tifozët vendas.
Pas ndeshjes, Harry Kane nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si ekipi humbi mundësinë për të marrë tri pikët. Sulmuesi anglez parashikoi se Olise do ta përjetojë rëndë pezullimin, sidomos për shkak të ndeshjeve të rëndësishme që e presin Bayernin në Evropë.
“Ai do të duhet të marrë përgjegjësi dhe të mësojë prej kësaj. Është për të ardhur keq, sepse kemi ndeshje të mëdha në Ligën e Kampionëve dhe ai do të ndihet i mërzitur që do t’i humbasë. Por ky është futbolli. Ndonjëherë ndodhin gabime, kjo është jeta”, u shpreh Kane.
Përjashtimi i Olises do të thotë se ai do të mungojë në përballjen e ardhshme të Bayernit ndaj Arsenalit, një nga sfidat më të rëndësishme të fazës së ligës.
Barazimi është edhe më i hidhur për bavarezët duke pasur parasysh mënyrën se si reaguan pas një pjese të parë të dobët. Viking kishte kaluar në avantazhin 2-0, por Kane shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, duke vazhduar serinë e tij mbresëlënëse me gol në ndeshjen e nëntë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Më pas, Luis Díaz shënoi golin e tretë për Bayernin, përpara se kartoni i kuq i Olise-s të ndryshonte rrjedhën e takimit. “Duhej ta kishim fituar ndeshjen me paraqitjen që bëmë në pjesën e dytë. Marrim pikën dhe vazhdojmë përpara”, përfundoi Kane.
Pas fitores 5-0 ndaj Bodø/Glimt në ndeshjen e mëparshme, Bayerni priste të konfirmonte formën e mirë edhe në Norvegji. Në vend të kësaj, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany u largua me vetëm një pikë dhe me një mungesë të rëndësishme për sfidën e radhës evropiane.
B.T (Dosja.al)
Nga Endi Tufa RROGOZHINE - Egnatia është skuadra që mban këtë sezon flamurin e futbollit shqiptar në Europë. Pas një ve...
ZVICER - FIFA pritet t’u propozojë 211 federatave anëtare një rritje të konsiderueshme të financimit për zhvillimin e futbo...
FRANCE - Përplasja mes Didier Deschamps dhe gazetarit të RMC, Daniel Riolo, do të vijojë në gjykatë. Sipas Le Parisien, gazetari ...
HOLANDE - Max Verstappen mund të largohet nga Formula 1 më herët nga sa pritet dhe arsyeja nuk lidhet vetëm me pakënaqësinë ...
SPANJE - Gerard Piqué nuk ka ndërmend të qëndrojë larg futbollit tradicional. Pas karrierës së suksesshme si mbrojtës...
SPANJE - José Mourinho nuk dëshiron që Endrick të largohet në formë huazimi gjatë merkatos së janarit. Pavarësis...
GREQI - Një kthesë e papritur ka shoqëruar organizimin e ndeshjes mes Olympique Marseille dhe Olympiacos në Europa League. Vetëm pak o...
ANGLI - Për ndeshjen e tyre të parë të madhe evropiane jashtë fushe këtë të mërkurë, Paris Saint-Germain...
TURQI - Mbrëmë, Galatasaray mund të mburret se ka tejkaluar shumicën e ekipeve me të cilat Barça është përballur...
SPANJE - Michael Carrick nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Manchester United ndaj Atlético Madridit, duke vënë në pikë...