21 October 2026, 10:55
Nga E.M

FIER- Një 34-vjeçar është vënë në pranga këtë të mërkurë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pasi kanë kanosur një shtetas 28-vjeçar, rezident në Itali, duke pretenduar se ky i fundit u kishte borxh.
Sipas raportimit të policisë, në pranga ka rënë F. S. (H.), 34 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, R. M. (F.), 37 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.
Të dy personat po i merrnin 28-vjeçarit dy automjete në këmbim të borxhit, ku gjatë arrestimit, 34-vjeçarit iu gjet një armë neuroparalizuese.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”, në kuadër të të cilit, u vu në pranga shtetasi F. S.(H.), 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M.(F.), 37 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Policia e Fierit
Aktualitet
21 October 2026, 10:44
E.d
Pamje
KORÇË- Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur...
Aktualitet
21 October 2026, 10:42
E.M
TIRANË- Gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë ditëve të fundit, dhuna dhe incidentet ndaj gazetarëve prekur edhe p&e...
Aktualitet
21 October 2026, 10:26
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë ditëve të fundit pritet të dalin sot përpara Gjykatës së...
Aktualitet
21 October 2026, 10:15
E.M
VLORË- Në vlorë ka vijuar mësimi normalisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit...
Aktualitet
21 October 2026, 10:10
E.M
KORÇË- Këtë të mërkurë ka nisur bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pas...
Aktualitet
21 October 2026, 10:04
E.M
ELBASAN- Universiteti i Elbasanit ka bojkotuar mësimin ditën e sotme edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në audit...
Aktualitet
21 October 2026, 09:51
E.M
TIRANË- Priten të dalin ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme...
Aktualitet
21 October 2026, 09:42
E.d
Pamje
TIRANA- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar lidhur me protestat në...
Aktualitet
21 October 2026, 09:32
E.d
TIRANA- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares. Tare u paraqit sot herët në...
Aktualitet
21 October 2026, 09:27
Elton Qyno
Leli Kaja
Është zbardhur dosja penale e arrestimit nga BKH-ja e Leli Kajës, administratorit të shoqërisë “Eco-Elb” n...