21 October 2026, 10:42
Nga E.M

TIRANË- Gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë ditëve të fundit, dhuna dhe incidentet ndaj gazetarëve prekur edhe përfaqësues të mediave ndërkombëtare. Dy gazetarë të agjencisë Reuters janë goditur me fishekë gome gjatë përleshjeve në Tiranë, ndërsa një fotoreporter zviceran ka denoncuar se është përballur me presion për të fshirë pamjet e filmuara në Durrës.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me shqetësim për këto incidente, të cilat janë raportuar më 17 tetor, gjatë protestave që kanë përfshirë kryeqytetin dhe qytete të tjera të vendit.
Sipas AGSH-së, dy gazetarët e Reuters janë goditur nga fishekë gome teksa po dokumentonin përleshjet në Tiranë. Organizata thekson se përdorimi i mjeteve të tilla përbën rrezik serioz për sigurinë dhe jetën e punonjësve të medias që raportojnë nga terreni.
Në një tjetër rast, fotoreporteri i pavarur zviceran Raimond Lueppken ka raportuar se është përballur me një incident në Durrës, teksa po filmonte disa persona të veshur me të zeza. Sipas dëshmisë së tij, dy persona me veshje civile i janë afruar dhe i kanë kërkuar të fshijë pamjet filmike, por ai ka refuzuar.
Duke iu referuar organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufij (RSF), AGSH bën të ditur se personat që po filmoheshin mbanin jelekë me shenja identifikuese të policisë. Fotoreporteri ka ngritur dyshime se personat që i kërkuan fshirjen e pamjeve mund të kishin lidhje me këtë grup, por identiteti dhe përkatësia e tyre në strukturat policore nuk janë konfirmuar.
AGSH ka dënuar çdo formë dhune, kërcënimi apo presioni ndaj gazetarëve, duke theksuar se përfaqësuesit e medias duhet të jenë të lirë të dokumentojnë ngjarjet me interes publik, përfshirë veprimet e autoriteteve gjatë protestave.
Organizata i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë që të nisin verifikimet për të dyja rastet, të sqarojnë rrethanat e goditjes së gazetarëve të Reuters dhe të identifikojnë personat që ushtruan presion ndaj fotoreporterit zviceran.
Ndërkohë, bilanci i incidenteve ndaj medias gjatë protestave ka arritur shifra shqetësuese. Sipas të dhënave paraprake të AGSH-së, vetëm gjatë periudhës 13–19 tetor 2026 janë regjistruar të paktën 37 incidente ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias.
“Siguria e gazetarëve është një detyrim i autoriteteve shtetërore dhe jo një çështje që mund të lihet në varësi të rrethanave të protestave”, thekson AGSH në reagimin e saj./Dosja.al
AGSH
Aktualitet
21 October 2026, 10:26
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë ditëve të fundit pritet të dalin sot përpara Gjykatës së...
Aktualitet
21 October 2026, 10:15
E.M
VLORË- Në vlorë ka vijuar mësimi normalisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit...
Aktualitet
21 October 2026, 10:10
E.M
KORÇË- Këtë të mërkurë ka nisur bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pas...
Aktualitet
21 October 2026, 10:04
E.M
ELBASAN- Universiteti i Elbasanit ka bojkotuar mësimin ditën e sotme edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në audit...
Aktualitet
21 October 2026, 09:51
E.M
TIRANË- Priten të dalin ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme...
Aktualitet
21 October 2026, 09:42
E.d
Pamje
TIRANA- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar lidhur me protestat në...
Aktualitet
21 October 2026, 09:32
E.d
TIRANA- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares. Tare u paraqit sot herët në...
Aktualitet
21 October 2026, 09:27
Elton Qyno
Leli Kaja
Është zbardhur dosja penale e arrestimit nga BKH-ja e Leli Kajës, administratorit të shoqërisë “Eco-Elb” n...
Aktualitet
21 October 2026, 09:10
E.d
Pamje
TIRANA- Sindikata e Universiteteve ka vendosur të bojkotojë mësimdhënien në të gjitha universitetet publike në vend, ...
Aktualitet
21 October 2026, 08:14
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Agjencia e njohur amerikane e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull protestave antiqeveritare në...