14 November 2026, 17:41
Nga E.d
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy
SHBA- Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy ka bërë të ditur se kaosi i krijuar në aeroportet e SHBA-së, me mijëra fluturime të anuluara dhe të vonuara, dyshohet se është shkaktuar nga probleme teknike gjatë punimeve për restaurimin e kabllove të vjetra prej bakri të sistemit të kontrollit të trafikut ajror. Megjithatë, shkaku i saktë i ndërprerjes ende nuk është përcaktuar.
Gjatë një konference për shtyp, Duffy përjashtoi mundësinë që bëhej fjalë për një sulm kibernetik nga një shtet i huaj. Sipas tij, sapo u izolua ndërhyrja teknike në një prej zonave të sistemit, funksionimi i pajisjeve nisi të rikthehej. Ai sqaroi gjithashtu se defekti nuk kishte lidhje me përmirësimet e fundit të platformës SMART.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Transportit i bëri thirrje Kongresit të miratojë fonde shtesë për modernizimin e sistemit të kontrollit ajror. Sipas tij, deri më tani janë investuar 12.5 miliardë dollarë, por nevojiten rreth 50 miliardë dollarë për të përfunduar përmirësimet e nevojshme.
Pavarësisht heqjes së kufizimeve për fluturimet, situata në aeroportet amerikane vijon të jetë problematike. Sipas të dhënave të FlightAware, rreth 6 mijë fluturime janë prekur nga anulimet dhe vonesat, konkretisht 3,807 janë anuluar dhe 2,145 janë vonuar.
Ndër kompanitë më të prekura janë Delta Air Lines, United dhe American Airlines, ndërsa aeroportet me numrin më të lartë të anulimeve janë ato të Çikagos, Atlantës dhe Nju Jorkut. Autoritetet amerikane paralajmërojnë se edhe gjatë ditës do të ketë vonesa dhe anulime të tjera, ndërsa një përmirësim më i ndjeshëm i situatës pritet të shënohet në ditët në vijim./Dosja.al
Sean Duffy SHBA transport ajror
Bota
14 November 2026, 17:35
E.d
Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe liderin kinez, Xi Jinping, n&...
Bota
14 November 2026, 16:16
E.M
GREQI- Dy të rinj në moshën 21-vjeçare janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin qytetarët duke u...
Bota
14 November 2026, 15:44
E.M
SHBA- Binance ka njoftuar këtë të shtunë se synon të rivendosë plotësisht shërbimet e tërheqjes për të g...
Bota
14 November 2026, 15:10
E.M
KINË- Jensen Hung, Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, dyshohet se ka keqinformuar disa prej drejtuesve më të lartë të kompanisë lid...
Bota
14 November 2026, 14:15
E.M
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtes&...
Bota
14 November 2026, 11:48
E.M
HUNGARI- Autoritetet hungareze kanë njoftuar sekuestrimin e 17.7 milionë euro në para të gatshme, disa të fshehura në pyje ose t&...
Bota
14 November 2026, 11:19
E.M
SHBA- Aeroportet e Shteteve të Bashkuara kanë mbetur të bllokuara pasi autoritetet pezulluan për disa orë nisjen e fluturimeve pë...
Bota
14 November 2026, 11:09
E.M
SHBA- Microsoft ka njoftuar këtë të shtunë se shërbimet në Teams, Outlook, Copilot dhe aplikacione të tjera janë rikupe...
Bota
14 November 2026, 10:58
E.M
DUBLIN- Një pajisje shpërthyese e improvizuar është gjetur në qendër te qytetit të Dublinit në një ndërt...
Bota
14 November 2026, 08:25
E. D
Sean Duffy
SHBA- Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka dhënë detaje të reja lidhur me problemet teknike që shkaktuan ndër...