14 November 2026, 16:16
Nga E.M

GREQI- Dy të rinj në moshën 21-vjeçare janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin qytetarët duke u paraqitur si punonjës të kompanive të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë ata arritën të përvetësonin para dhe bizhuteri me vlerë mbi 210 mijë euro.
Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që vepronte në zona të ndryshme të Atikës, duke mashtruar qytetarët përmes telefonatave dhe duke u marrë atyre para dhe sende me vlerë.
Sipas autoriteteve, dy të arrestuarit u lokalizuan dhe u vunë në pranga mesditën e 11 nëntorit 2026, në Aspropirgos. Deri më tani, hetuesit kanë zbardhur shtatë raste mashtrimi dhe vjedhjeje, ndërsa përfitimi i paligjshëm i grupit vlerësohet në më shumë se 210 mijë euro.
Nga hetimet rezultoi se organizata kriminale ishte krijuar të paktën që prej marsit të vitit 2026 dhe kishte si qëllim mashtrimin dhe grabitjen e qytetarëve. Anëtarët e grupit përzgjidhnin viktimat përmes numrave të telefonit të gjetur në direktoritë telefonike. Më pas, i telefononin duke u prezantuar si punonjës të kompanive të energjisë elektrike.
Viktimat bindeshin të mblidhnin paratë dhe bizhuteritë që mbanin në shtëpi dhe t’i vendosnin në vende të caktuara, brenda ose jashtë banesave të tyre. Në ato momente, bashkëpunëtorët e grupit shkonin në vendin e përcaktuar dhe merrnin sendet me vlerë.
Sipas iformacioneve paraprake, 21-vjeçari kishte rolin e personit që merrte paratë dhe, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, shkonte në banesat e viktimave për të marrë paratë dhe bizhuteritë./Dosja.al
Greqi
Bota
14 November 2026, 15:44
E.M
SHBA- Binance ka njoftuar këtë të shtunë se synon të rivendosë plotësisht shërbimet e tërheqjes për të g...
Bota
14 November 2026, 15:10
E.M
KINË- Jensen Hung, Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, dyshohet se ka keqinformuar disa prej drejtuesve më të lartë të kompanisë lid...
Bota
14 November 2026, 14:15
E.M
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtes&...
Bota
14 November 2026, 11:48
E.M
HUNGARI- Autoritetet hungareze kanë njoftuar sekuestrimin e 17.7 milionë euro në para të gatshme, disa të fshehura në pyje ose t&...
Bota
14 November 2026, 11:19
E.M
SHBA- Aeroportet e Shteteve të Bashkuara kanë mbetur të bllokuara pasi autoritetet pezulluan për disa orë nisjen e fluturimeve pë...
Bota
14 November 2026, 11:09
E.M
SHBA- Microsoft ka njoftuar këtë të shtunë se shërbimet në Teams, Outlook, Copilot dhe aplikacione të tjera janë rikupe...
Bota
14 November 2026, 10:58
E.M
DUBLIN- Një pajisje shpërthyese e improvizuar është gjetur në qendër te qytetit të Dublinit në një ndërt...
Bota
14 November 2026, 08:25
E. D
Sean Duffy
SHBA- Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka dhënë detaje të reja lidhur me problemet teknike që shkaktuan ndër...
Bota
14 November 2026, 07:51
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me kaosin e krijuar në trafikun ajror të Shteteve të Bashkuara t&eum...
Bota
14 November 2026, 07:42
E. D
SHBA- Një situatë e pazakontë ka përfshirë trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Administrata Fe...