14 October 2026, 18:38
Nga E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga protestat dhe aktet e dhunës në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën. Ajo ka bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e institucioneve dhe sigurisë publike.
Në fund të postimit, Koçiu shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar, por ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur.
Reagimi i Koçiut:
Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot. Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi. Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari. Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur./Dosja.al
Albana Koçiu
Politike
14 October 2026, 18:21
G.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës së studentëve në ...
Politike
14 October 2026, 14:36
E. D
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë dhe protestu...
Politike
14 October 2026, 14:23
e.d
Pamje
TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta edhe deputetin demokrat Belind Këlliçi, ndërsa më herët ...
Politike
14 October 2026, 14:10
E.d
Pamje
TIRANË- Ish-Ministrja Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK. Deputetja e Partisë Socialiste është paraqitur ...
Politike
14 October 2026, 13:56
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ata bën thirrjet “Rama...
Politike
14 October 2026, 13:35
I.A
TIRANË- Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë sjellë ndryshime në axhendën e mazhorancës, ndërsa mbledhja ...
Politike
14 October 2026, 13:17
E.d
Bardh Spahia
TIRANA- Studentët po vijojnë protestën e tyre, në ditën e dytë të revoltës. I pranishëm në k&e...
Politike
14 October 2026, 12:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën studentore përpara Ministrisë së...
Politike
14 October 2026, 12:08
Foto ilustruse
TIRANA- Mbledhja e Grupit Parlamentar, e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë, ësht&eu...
Politike
14 October 2026, 08:52
e,d
Pamje
TIRANA- Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila ishte planifikuar të zhvillo...