https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Pamjet/ Rama me telefon në vesh, futet 'fshehurazi' në Kryeministri
Si rrezultat i protestave të forta të studentëve dhe gjimnazistëve, PS-ja jo vetëm ka anulluar mbledhjen e grupit në Pallatin e Brigadave, por qeveria ka afruar mbledhjen në mesditë nga paniku se mos manifestuesit i afrohen pranë kryeministrisë
14 October 2026, 13:35Nga I.A
TIRANË- Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë sjellë ndryshime në axhendën e mazhorancës, ndërsa mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave është anuluar dhe mbledhja e qeverisë është zhvendosur në mesditë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është parë të hyjë në godinën e Kryeministrisë nga porta e përdorur nga punonjësit e administratës, ndryshe nga herët e tjera, kur automjeti i tij futet në oborrin e brendshëm të godinës.
Në pamjet e publikuara, Rama shfaqet i veshur me një pardesy të errët, teksa hyn nga një prej hyrjeve anësore të Kryeministrisë.
Këto lëvizje vijnë në një kohë kur protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve, ndërsa protesta pritet të zhvendoset para selisë së qeverisë. Një tjetër element është blindimi i portave kryesore të Kryeministrisë, masë që lidhet me situatën e krijuar nga protestat./Dosja.al