21 November 2026, 21:06
Nga E.d
Aleksandër Çela dhe Denis Horeshka
ANGLI- Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar një sasi të konsiderueshme kanabisi në një ndërtesë në qytetin e Swansea-s, në Uells. Të dënuarit janë Aleksandër Çela, 26 vjeç, dhe Denis Horeshka, 30 vjeç. Ata u arrestuan më 8 maj, gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia britanike në zonën Strand.
Gjatë kontrollit në ambientet e ndërtesës, efektivët zbuluan një fermë të madhe kanabisi, ku ishin kultivuar më shumë se 900 bimë. Sipas autoriteteve, bimët ndodheshin në një fazë të avancuar të zhvillimit dhe ishin pranë momentit të korrjes. Në vendngjarje u sekuestruan gjithashtu pajisje të shumta që përdoreshin për kultivimin e lëndës narkotike, duke zbuluar përmasat e aktivitetit të paligjshëm që zhvillohej brenda ndërtesës.
Pas arrestimit, të dy shqiptarët pranuan fajësinë për prodhimin e drogës së Klasit B dhe dolën përpara gjykatës, e cila vendosi t'i dënojë secilin me nga 32 muaj burg. Rreshteri Craig Evans, duke komentuar operacionin, u shpreh se përfshirja në aktivitetet e paligjshme të drogës sjell pasoja të rënda dhe shpesh lidhet edhe me forma të tjera të kriminalitetit.
Ai bëri të ditur se ndërtesa ku ishte ngritur ferma e kanabisit paraqiste rrezik për sigurinë, ndaj policia dhe Ekipi i Mbështetjes Territoriale u detyruan të siguronin fillimisht ambientet përpara se të ndërhynin për largimin e bimëve dhe pajisjeve. Me vendimin e gjykatës, Aleksandër Çela dhe Denis Horeshka do të vuajnë nga 32 muaj burg secili për përfshirjen në kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Swansea./Dosja.al
Aleksandër Çela Denis Horeshka angli
Aktualitet
21 November 2026, 19:53
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në Sheshin Skënderbej, pas disa orësh tubi...
Aktualitet
21 November 2026, 19:47
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e qytetarëve dhe të rinjve para Kryeministrisë vijon me mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.&nb...
Aktualitet
21 November 2026, 19:39
E.d
Pamje
TIRANA- Momente simbolike janë regjistruar gjatë protestës, ku disa prej pjesëmarrësve janë ngjitur në monumentin e h...
Aktualitet
21 November 2026, 19:13
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet kanë vijuar gjatë protestës kundër qeverisë në kryeqytet, ku efektivët e policisë kanë ni...
Aktualitet
21 November 2026, 18:17
E.d
Pamje nga arrestimi
EKUADOR- Autoritetet ekuadoriane kanë vënë në pranga dy shtetas çekë, të dyshuar për lidhj...
Aktualitet
21 November 2026, 18:05
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve franceze, pasi në kamionin që drejtonte u...
Aktualitet
21 November 2026, 17:54
E.M
Foto ilustruse
CETINJË- Milos Duriçkoviç, 56 vjeç, i identifikuar si pjesëtar i klanit kriminal “Skaljari”, &e...
Aktualitet
21 November 2026, 17:22
E.M
TIRANË- Pas marshimit në disa akse kryesore rrugore të Tiranës protestuesit tashmë janë zhvendosur përballë Kryeministr...
Aktualitet
21 November 2026, 17:15
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta kundër qeverisë Rama vijon në rrugët e Tiranës, ku studentë, të rinj dhe qytetarë kanë l&e...
Aktualitet
21 November 2026, 17:06
E.M
TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa ndaluan edhe pranë Kishës Katolike. Qytetarë...