Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
"Keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura"/ Berisha nga Kuvendi: Nuk keni të drejtë të merreni me buxhet ju! Rama: Sali po të bien pantallonat, ik tani (VIDEO)
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se qëllimi i qeverisë është që shqiptarët të largohen nga vendi.
18 November 2026, 10:55Nga E.d
Pamje
TIRANA- Kryetari i Partië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se mazhoranca nuk ka të drejtë të merret me buxhetin, pasi nuk kanë legjitimitet dhe kanë mbrojtur korrupsionin. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se qëllimi i qeverisë është që shqiptarët të largohen nga vendi. Në fund ai tha se ata që duhet të largohen vërtetë janë vetë anëtarët e mazhorancës.
“Banda e Lalzit, çdo gjë mund t’u dukeni shqiptarëve, vetëm zyrtarë nuk iu dukeni më. Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me buxhet ju, nuk keni legjitimitet, keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsionin.
Çfarë buxheti do të miratoni ju, 10 miliardë vjedhje. A e dini se Eurostati deklaroi se të ardhurat janë rritur dhe varfëria është shtuar. Shqiptarët blejnë me çmime që janë 110% të çmimeve europiane. Sepse padrino me kartelet ka zhytur Shqipërinë, a e dini ju pse janë rritur të ardhurat, se raporti lek-dollar është në qiell. Çfarë do t’u bëni ju më keq shqiptarëve, se t’ua rrisni taksat, doni t’i përzini? Po jeni ju ata që do të përziheni, do të shkoni aty ku keni vendin”, u shpreh Berisha.
Në fund të fjalës së kreut të opozitës, nga vendi kryeministri Rama dëgjohet t’i ketë thënë: Sali, po të bien pantallonat, ik tani./Dosja.al