18 November 2026, 10:42
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e akuzuar mazhorancën për korrupsion, lidhje me kartelet e drogës dhe varfërimin e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend Berisha ngriti akuza edhe për përfshirjen e zyrtarëve në afera korruptive, duke iu drejtuar përfaqësuesve të qeverisë me pyetjen nëse kishin marrë para nga personazhe të përmendur në debatet për krimin e organizuar.
Berisha u ndal edhe te situata ekonomike, duke iu referuar të dhënave të Eurostat-it. Sipas tij, rritja e të ardhurave nuk është përkthyer në përmirësim të fuqisë blerëse, për shkak të çmimeve të larta.
Sali Berisha: Ju mblidheni këtu si banda e Lalzit. A e kuptoni ju se çfarë përshtypje keni bërë tek shqiptarët ju? A e kuptoni ju se çdo gjë mund të dukeni, por zyrtarë nuk jeni më? A e kuptoni që Padrino të gjithë fjalën e kishte kundër jush se po i vjen fundi? A e u kuptoni ju se Suel Çela deklaroi se paguaj rroga ministrash, dhe më duket të ka paguar ty, a të ka paguar apo jo? A e kuptoni ju që nuk keni asnjë të drejtë morale të merreni me buxhetin? Ju nuk keni legjitimitet. Ju keni humbur çdo legjitimitet. Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsioni. A e kuptoni ju që mullari i zi në raportin e Bashkimit Evropian qëndron Lubia dhe Palloshi i Gjatë? Çfarë buxheti do miratoni ju? Dhe mburreni, 10 miliardë vjedhje. 10 miliardë vjedhje me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve. A jetoni në Shqipëri apo jo? A e dini ju se EUROSTAT deklaroi dje se për shqiptarët, të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar? A e dini o qytetarë pse ka ndodhur kjo?
Sepse janë pjesëtuar prodhimi i përgjithshëm për frymë me gjithsej 2 milion e 200 mijë shqiptarë.
Por po t’i krahasosh me çmimet, shqiptarët janë më të varfrit në Evropë. Në qoftë se maqedonasit blejnë me çmime që janë 60 përqind e çmimeve evropiane, shqiptarët blejnë me çmime që janë 110 përqind të çmimeve evropiane. Po pse? Sepse Padrino me kartelet e drogës ka zhytur Shqipërinë në narkoeuro, narkodollarë. A e dini ju pse janë rritur të ardhurat? Se raporti i lekut me dollarin është në qiell. Pra, çfarë do u bëni ju më keq shqiptarëve se tani t’ua rrisni dhe taksat. Se tani t’ua rrisni edhe më tej çmimet. Çmimet janë 110 përqind të mesatares evropiane. Tani me këtë paketë do t’i përzini prapë. Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju, po nuk do përziheni, do shkoni atje ku e keni vendin./Dosja.al
sali berisha
Politike
18 November 2026, 10:37
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës në Kuvend që t&eu...
Politike
18 November 2026, 10:32
I.A
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën ple...
Politike
18 November 2026, 10:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në një seancë plenare, ku në fokus është buxheti p&eu...
Politike
18 November 2026, 10:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Seanca plenare sapo ka nisur në Kuvend, por ndryshe nga herët e tjera nuk është shoqëruar me zhurmë dhe n...
Politike
18 November 2026, 10:18
E.d
Pamje
TIRANA- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në Kuvend përpara nisjes së seancës plenare, por në...
Politike
18 November 2026, 10:14
E.d
Pamje
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend me disa nga deputetët e tij. 12 nga deputetët e tij mes tyre Gazment Bar...
Politike
18 November 2026, 09:59
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në Kuvend, ku pritet të zhvillohet seanca plenare me fokus diskutimin e Pake...
Politike
18 November 2026, 07:38
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku në fokus të diskutimeve do të je...
Politike
18 November 2026, 07:34
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Projektbuxheti për vitin 2027 pritet të shqyrtohet sot në parim në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike ka bë...
Politike
17 November 2026, 21:54
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë nd&...