Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
‘Kjo është filozofia e saj si nënë’/ Dy motra në Selanik abuzohen seksualisht, trafikohen nga nëna e tyre: Më
2 October 2021, 06:51Nga DOSJA
GREQI– Dy motra në Selanik kanë përjetuar makth nga nëna e tyre. Dy të rejat, e moshave 15 dhe 20-vjeç janë abuzuar seksualisht nga nëna e tyre dhe persona të tjerë që i jepnin para asaj për të kryer marrëdhënie seksuale. Motra më e madhe, theu heshtjen duke treguar për ‘Mega’ gjithë makthin që ka përjetuar duke jetuar me nënën e saj.
“Ata ishin të tmerrshëm, nëna ime më përdhunoi. Ata na kanë shkatërruar jetën”, është shprehur vajza 20-vjeçare.
“Kishte netë kur nuk reagoja. Unë nuk mund të lëvizja ndërsa më abuzonin. Unë nuk mund të jetoj më kështu. Kur i thashë se trupi im më përket mua dhe nuk doja që ajo të më bënte këto gjëra, ajo tha se unë i përkisja asaj dhe se do të bëja çfarë të donte ajo. E godita me shkelm, e shtyva, e luta që të ndalet, por ajo vazhdoi” shtoi më tej vajza e re.
Dy motrat kanë treguar se kurrë nuk e ndjenin dashurinë e nënës së tyre, pavarësisht se e kërkonin. 15-vjeçarja ka zbuluar se është përdhunuar dhe nga partneri i nënës së saj.
“Mami dhe partneri i saj më vendosën në dhomë dhe më bënë të shtrihem në shtrat. Pastaj ai vuri dorën nëpër të brendshme. Shikova nënën time, i tregova se sa më shqetëson, ajo më tha të ulem. “Unë i bërtita asaj për të më ndihmuar, dhe ajo u largua,” tha ajo me lot në sy.
“Çdo ditë që kalon për këta fëmijë është një ditë tjetër ferri. Ajo që ata kanë përjetuar është e paparë”, ka deklaruar avokati i dy vajzave, Stylianos Thanasaras.
Madje, 20-vjeçarja ka zbuluar se nëna e saj e shiste te meshkujt e tjerë.
“Nëna ime më dergoi në burra dhe fitoi para nga ajo. Kjo ishte filozofia e saj si nënë. Në fakt, një ditë, unë hyra në dhomë dhe pashë nënën time duke e përkëdhelur motrën time. Aty u çmenda. Fillova të bërtas,”– vuri në dukje vajza e re.
Kujdestaria e të miturave iu është caktuar një prej tezeve të tyre, ndërsa sipas avokatit të tyre, të gjithë presin me ankth që të vihet drejtësia.
LITUANI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lituani. Mjekët në një spital kishin zbuluar objekte të ndryshme të vogla metalike, të tilla si vida dhe go...
KOSOVË– Një qytetari nga Gjakova i ka rënë të fikët përballë terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ...
Kalifornia është gati të zbatojë një urdhër për vaksinim të detyrueshëm të nxënësve të shkollave, duke e bërë atë shtetin e parë amerikan që merr një masë të ti...
KOSOVË– Anëtarja e PSD-së në Komunën e Prishtinës, Vala Peshku, është përplasur ashpër me anëtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, gjatë mble...
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 3 mijë euro gjobë të Leonard Vehapin, për akuzën e sulmit fizik. Ai sulmoi fizikisht tri vajza par...
GJEORGJIA- Gjeorgjia ka arrestuar ish-presidentin Mikheil Saakashvili pas kthimit të tij në vend pas tetë vitesh në mërgim. Aljazeera shkruan se ish-lideri kërk...
KOSOVË- Qytetari serb, i cili jeton në Prishtinë, Tomislav Lulzim Perusic ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur mes shtetit të tij dhe ...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të premten Turqinë se mund të rrezikojë më shumë lidhjet bilaterale nëse blen armë tjera nga Rusia. Kjo deklaratë k...