14 November 2026, 17:19
Nga E.d
Blendi Klosi
TIRANA- Situata brenda Partisë Socialiste duket se po thellon edhe më tej hapësirat demokratike në parti. Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve të PS-së, ndërsa vendimi për largimin e tyre u bë pa u hedhur në votim në Asamblenë Kombëtare.
Pas kësaj ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili ka sqaruar deklaratat e tij lidhur me vendimin për Spiropalin dhe Ndrecën. Ai ka theksuar se të dy nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Përmes një reagimi, Klosi ka kundërshtuar raportimet që i cilëson si të pasakta, duke sqaruar se bëhet fjalë për përjashtimin nga forumet drejtuese dhe jo nga anëtarësia e PS-së.
Sipas Klosit në një parti ku anëtarësimi mund të kryhet edhe përmes aplikimit online, nuk ka kuptim që të flitet për përjashtim nga vetë partia. Ai ka shpjeguar gjithashtu se propozimi nuk u hodh në votim në Asamble, pasi tre anëtarë ishin shprehur kundër parimisht.
Reagimi i Blendi Klosit:
Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti si PS ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.
Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm që u bë natë.
Nesër është një ditë e re dhe Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën me frymën pozitive të kësaj asambleje./Dosja.al
Blendi Klosi
Politike
14 November 2026, 17:01
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme kërkojnë ndarjen e shtetit nga partia...
Politike
14 November 2026, 16:12
E.d
Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një ...
Politike
14 November 2026, 15:37
E.d
Elisa Spiropali dhe Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit kanë vijuar edhe gjatë mbledhjes ...
Politike
14 November 2026, 14:59
E. D
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga mbledhja e Asamblesë së PS me dyer të mbyllura. Bëhet me dije se p...
Politike
14 November 2026, 14:53
E. D
Blendi Kolsi
GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë se Ogerta Manastirliu n...
Politike
14 November 2026, 14:46
E. D
Edi Rama, Elisa Spiropali
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në A...
Politike
14 November 2026, 14:39
E. D
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, k...
Politike
14 November 2026, 14:29
E. D
Blendi Kolsi
GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë ka folur p&e...
Politike
14 November 2026, 14:20
E. D
TIRANË- Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka përfunduar. Gjat...
Politike
14 November 2026, 14:10
E. D
TIRANË- Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS mund të sjellë një tjetër reduktim ...