14 November 2026, 17:01
Nga E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme kërkojnë ndarjen e shtetit nga partia dhe krimi i organizuar. Në një reagim publik, ai nënvizon se përdorimi i administratës, buxhetit dhe burimeve publike për interesa elektorale deformon konkurrimin shumë përpara ditës së votimit.
Bylykbashi kërkon një reformë zgjedhore me kontrolle më të forta nga KQZ-ja, sanksione konkrete për abuzimet dhe sistem proporcional kombëtar me lista të hapura për Parlamentin dhe këshillat bashkiakë.
Reagimi i plotë:
NUK KA ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME PA U NDARË SHTETI NGA PARTIA DHE KRIMI!
Zgjedhjet nuk grabiten vetëm ditën e votimit. Gara deformohet shumë më herët, kur administrata, buxheti, shërbimet dhe autoriteti i shtetit përdoren për avantazh elektoral.
Partia konkurron me burimet e partisë. Shteti qeveris me burimet e shtetit! Kjo kërkohet nga Këshilli i Europës, OSBE-ja dhe BE-ja.
Ndarja e shtetit nga partia është një standard themelor i OSBE-së, ndërsa ndalimi i abuzimit me burimet shtetërore dhe garantimi i konkurrimit të barabartë janë kërkesa të përsëritura në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
Çdo masë për ndarjen e shtetit nga partia nevojitet në negociatat për anëtarësim në BE.
Qëllimi nuk është të nxjerrim qeverinë nga qeverisja. Është të nxjerrim shtetin nga fushata!
Paketa jonë e reformës zgjedhore trajton 8 fusha ku duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partia:
1. Administrata publike – Pa presion politik dhe mobilizim partiak të punonjësve.
2. Vendimet qeveritare, fiskale dhe sociale – Pa përdorim elektoral të përfitimeve publike.
3. Buxheti, prokurimet dhe investimet – Fondet dhe pasuria shtetërore në shërbim të qytetarëve, jo të partive.
4. Patronazhimi – Pa kushtëzim politik të punësimit dhe shërbimeve publike.
5. Kontrollet dhe inspektimet – Pa përdorim selektiv të pushtetit shtetëror për presion politik.
6. Të dhënat personale – Regjistrat shtetërorë nuk janë databaza elektorale.
7. Aktivitetet zyrtare – Funksioni publik nuk mund të shndërrohet në fushatë partiake.
8. Media dhe propaganda institucionale – Informimi publik duhet të ndahet nga promovimi elektoral i pushtetit.
REFORMA DUHET TË GARANTOJË:
• Ndalime të përhershme të abuzimit me burimet shtetërore dhe mbrojtje të përforcuar përpara zgjedhjeve.
• KQZ që kontrollon dhe ndërhyn drejtpërdrejt, në kohë reale.
• NDALO – RIVENDOS – SANKSIONO: jo vetëm gjoba pas zgjedhjeve, por ndërprerje e shkeljes dhe korrigjim i avantazhit të paligjshëm.
• Humbjen e mandatit edhe nga subjekti zgjedhor, kur provohet se është fituar për shkak të abuzimit të rëndë me burimet shtetërore, me garanci dhe kontroll gjyqësor.
THIRRJA E OPOZITËS ËSHTË E QARTË:
Kuvendi duhet ta kthejë ndarjen e shtetit nga partia në rregulla të qarta, kontrolle të detyrueshme dhe pasoja reale mbi përfitimin e paligjshëm zgjedhor përpara zgjedhjeve të 9 maj 2027! Nuk mjafton të ndëshkohet shkelësi, nëse partia ruan mandatin e fituar nga shkelja. Nuk mjafton të numërohen saktë votat, nëse liria e tyre është cenuar përpara votimit.
Jo vetëm zgjedhje të administruara drejt. Zgjedhje ku askush nuk konkurron me pushtetin dhe paratë e shtetit! Qeveria të qeverisë. Partitë të konkurrojnë. Qytetarët të zgjedhin të lirë! Dhe, sigurisht, shteti duhet të ndahet edhe nga krimi i organizuar dhe ushtarët e tij më parlament!
Kërkesa e Opozitës për përfaqësimin, që zvogëlon kapjen e shtetit nga partia, është e qartë: Zgjedhje e Parlamentit me sistem proporcional kombëtar me listë të hapur. Zgjedhje e këshillave bashkiakë me listë të hapur./Dosja.al
Oerd Bylykbashi
Politike
14 November 2026, 16:12
E.d
Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një ...
Politike
14 November 2026, 15:37
E.d
Elisa Spiropali dhe Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit kanë vijuar edhe gjatë mbledhjes ...
Politike
14 November 2026, 14:59
E. D
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga mbledhja e Asamblesë së PS me dyer të mbyllura. Bëhet me dije se p...
Politike
14 November 2026, 14:53
E. D
Blendi Kolsi
GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë se Ogerta Manastirliu n...
Politike
14 November 2026, 14:46
E. D
Edi Rama, Elisa Spiropali
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në A...
Politike
14 November 2026, 14:39
E. D
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, k...
Politike
14 November 2026, 14:29
E. D
Blendi Kolsi
GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë ka folur p&e...
Politike
14 November 2026, 14:20
E. D
TIRANË- Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka përfunduar. Gjat...
Politike
14 November 2026, 14:10
E. D
TIRANË- Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS mund të sjellë një tjetër reduktim ...
Politike
14 November 2026, 13:55
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryetari i grupit Parlamentar, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Soc...