Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas parashikimeve të saj, deficiti tregtar për vitin 2026 pritet të kalojë 5.8 miliardë euro, ndërsa industria mund të shënojë vitin e pestë radhazi në rënie dhe bujqësia vitin e katërt. Shqetësime ngrihen edhe për ndërtimin, për shkak të varësisë nga financimet informale, si dhe për humbjen e konkurrueshmërisë së turizmit.

TIRANË- Konfindustria paralajmëron për një përkeqësim të mundshëm të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2027, duke evidentuar rënien e prodhimit vendas, zgjerimin e deficitit tregtar dhe rreziqet për stabilitetin e lekut. Në vërejtjet e depozituara në Kuvend për projektpaketën fiskale 2027, organizata rendit si problematika kryesore mungesën e konkurrencës, përqendrimin e tregjeve, korrupsionin, informalitetin dhe dobësinë institucionale.
Sipas parashikimeve të saj, deficiti tregtar për vitin 2026 pritet të kalojë 5.8 miliardë euro, ndërsa industria mund të shënojë vitin e pestë radhazi në rënie dhe bujqësia vitin e katërt. Shqetësime ngrihen edhe për ndërtimin, për shkak të varësisë nga financimet informale, si dhe për humbjen e konkurrueshmërisë së turizmit.
Konfindustria kundërshton disa prej ndryshimeve të propozuara në paketën fiskale. Për heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant, paralajmëron se mungesa e konkurrencës mund të pengojë uljen e çmimeve për konsumatorët. Ndërkohë, rritja e taksave vjetore të automjeteve mund të zhvendosë barrën fiskale nga karburanti te pronësia e makinave.
Organizata shpreh rezerva edhe për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore, duke theksuar se mungojnë mekanizmat që garantojnë reflektimin e uljes së taksës në çmimet për qytetarët. Një tjetër kundërshtim lidhet me rritjen e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, e cila, sipas përllogaritjeve të Konfindustrisë, mund të shtojë inflacionin me 0.6 deri në 1.7%.
Për të mbrojtur konsumatorët, Konfindustria propozon krijimin e një Enti Kombëtar të Karburanteve, kontroll të vazhdueshëm të çmimeve dhe cilësisë, si dhe vendosjen e një tavani referues të çmimeve në raport me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Organizata kërkon rishikimin e politikave fiskale dhe masa konkrete për forcimin e konkurrencës, duke paralajmëruar se pa ndërhyrje strukturore, ekonomia shqiptare rrezikon të përballet me dobësim të mëtejshëm të prodhimit dhe rritje të kostove për bizneset dhe familjet.
Dokumenti:
Konfindustria i paraqet Kuvendit të Shqipërisë kërkesat, vërejtjet dhe propozimet për projekt paketën fiskale 2027. Duke u mbështetur në vlerësimin e gjëndjes së përgjithshme ekonomike, financiare, institucionale, parashikimet për vitin 2027 parashikohet të jenë pesimiste në treguesit thelbësorë makroekonomike.
Arsyet kryesore janë si më poshtë:
Shkalla e lartë e tregjeve të mbyllura pa konkurencë, me karakteristika të tipit kartel, oligopol dhe monopol sidomos në sektorë strategjikë
Deficiti tregëtar për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin rekord historik negativ prej mbi 5.8 miliard euro me shtim mbi 200 milion euro nga viti 2025
Industria parashikohet të jetë në vitin e 5 në vazhdim me kah rënës
Prodhimi bujqësor parashikohet të jetë sërish në rënie për vitin e 4 rradhazi
Varësia e lartë nga burimet informale shoqëruar nga goditjet e SPAK rrezikojnë seriozisht të prekin edhe Sektorin e Ndërtimit, që ka mbajtur afërsisht 18% të PPB në vite
Sektori i Turizmit po ul me shpejtësi nivelin e konkurueshmërisë me shtetet e rajonit
Rënia e pritshme e të ardhurave informale, pasojë e goditjes së SPAK dhe rënia e fortë e prodhimit vendor, rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e Monedhës LEK, me pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë dhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues
Politikat tregëtare tip dumping të shteteve konkurente në tregëti dhe mungesa e plotë e kundërveprimit nga institucionet ekzekutive vendore
Rritja e konkuruenshmërisë fiskale, financiare dhe institucionale për tërheqjen e investimeve nga shtete të tjera të Rajonit dhe më gjerë
Shkalla e lartë e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve ekzekutive
Duke mbajtur parasysh gjendjen e mësipërme makroekonomike dhe institucionale, propozimet e Konfindustrisë për Projekt Paketën Fiskale 2027 janë si më poshtë:
Heqja e takës së qarkullimit 27 lekë/litër për karburantet.
Problematikat:
Në kushtet e tregut të karburanteve të ndodhur në kushtet e mungesës së konkurencës në të gjithë segmentet: -portuale,- depozitimit,-tregëtisë me shumicë,- tregëtisë me pakicë, rrezikon, që heqja e mirëpritur e taksës së qarkullimit të mos pasqyrohet e plotë te konsumatori fundor, por të përfundojë si fitim shtesë i plotë dhe/ose i pjesshëm për tregëtarët. Në paketën fiskale nuk ka asnjë të dhënë shpjeguese sesi do të bëhet e mundur, që ulja e cmimit të përcillet te konsumatorët bizneset dhe qytetarët. Shtimi i taksave vjetore të mjeteve motorrike deri në vlerën financiare e munguar në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të karburanteve.
Problematikat:Zevendësimi i vlerës së munguar në buxhet nga mungesa e të ardhurave të “taksës së qarkullimit së karburanteve”me taksa shtesë vjetore të automjeteve” nuk ka asnjë efekt në uljen e përgjithshme të barrës fiskale të transportit për qytetarët dhe bizneset. Sa më sipër përkthehet në mbajtjen e kostove më të larta të qytetarëve dhe bizneset me shtetet në rajon dhe më gjerë me pasojë vazhdimësinë e uljes së konkurueshmërisë së industrive,prodhimit bujqësor dhe shërbimeve vendore. Rreziku real i rritjes së mëtejshme të kostos së përgjithshme të transportit ( taksa vjetore të shtuara plus kosto karburanti) në krahësim me regjimin fiskal në fuqi në vlerën prej mbi 200 milion euro/vit.
Në mungesë të garancive institucionale për pasqyrimin në cmimin fundor të “heqjes së taksës së qarkullimit “ dhe situatës së mungesës së konkurencës në tregun oligopol të karburanteve, konsumatorët biznese dhe qytetarë rrezikojnë të paguajnë njëkohësisht : – edhe vlerën e derisotme të plotë të transportit ( taksa vjetore të shtuara të mjeteve dhe koston e karburanteve) si dhe plus gjithë vlerën në cmimin e karburanteve, që nuk do të përcillet në cmimin fundor nga heqja formale e “taksës së qarkullimit”, por do përfundojë si super fitim për operatorët/shitës. Kosto shtesë e karburanteve në regjimin e ri mund të shkonte në mbi 200 milion euro nga aktualisht varësisht shkallës së paqyrimit të heqjes së “taksës së Qarkullimit prej 27/lekë litër në cmimin fundor. Vlerësojmë , që vetëm nga rritja e TVSH në 21% kosto e karburanteve do të rritet me 2 lek/litër.
Propozimet e Konfindustrisë:
Niveli i taksimit vjetor të mjeteve motorrike në Shqipëri të jetë jo më i lartë sesa mesatarja e të njejtës taksë në shtetet e rajonit kufitare( Mal i Zi, Maqednoni e Veriut, Kosovë)
Cmimet fundore të karburanteve në Shqipëri të sigurohet të kenë si tavan ligjor reference jo më të lartë se mesatarja e cmimeve të krahësimore të shteteve fqinje të rajonit(( mal I zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut)
Të krijohet Enti Kombëtar i Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë për kontrollin e përhershëm të tavanit të cmimeve, abuzimet me cilësinë, volumet dhe rezervat strategjike
Të bëhet një rirregullim i plotë me qëllim efektivitetin dhe heqjen e taksave të tjera mbi karburantin të dhëna me koncesion
Të merren masa ligjore për mbrojtjen me cdo kusht dhe sa më shpejt të standarteve të cilësisë së karburanteve në qarkullim në Shqipëri
Të merren masa për vlerësimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve/abuzimeve, që bëhen në “volumet e shitura” të pikave të karburanteve, përfshi edhe koncesionarët përgjegjës të shërbimit në fjalë.
Të merren masa kundër kontrabandës masive në tregun e karburanteve me pasoja në buxhetin e shtetit si dhe qytetarët dhe bizneset.
Të kryhet reformë e plotë në sistemin fiskal të sotëm të regjistrimit dhe taksimit të automjeteve. Sa më sipër duhet shoqëruar me një amnisti të plotë dhe pas saj me forcim të rregullave të nxjerrjes jashtë qarkullimit të mjeteve motorrike.
Ulja e “TVSH-së” nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.
Në projekt paketën fiskale 2027 mungon tërësisht plani institucional sesi do të bëhet e mundur , që ulja e TVSH-së do të pasqyrohet në të njejtën vlerë te cmimet fundore për qytetarët. Rreziku është, që mbështetur në praninë e grupimeve oligopol dhe kartel në sektorin ushqimor, ulja e TVSH-së me 14% të përfundojë si superfitim për tregëtarët dhe mos pasqyrohet në përfitim të qytetarëve.
Rritja e TVSH-së’ nga 20% në 21%
Konfindustria vlerëson, se vendimi i mësipërm duhet të shoqërohet me debat të gjerë paraprak për pasojat ekonmike financiare në afatgjatë dhe duke dhënë kohën e nevojshme përgatitore për bizneset. Në materialet shoqëruese nuk ka asnjë shpjegim për ndikimin e këtij ndryshimi në inflacionin afatshkurtër, qëndrueshmërinë ekonomike-financiare, konkurueshmëri, investime, mirëqënien e qytetarëve etj. Nga vlerësimet e përafërta ekonometrike rezulton, që ndikimi i menjëhershëm negativ ne shtim infacioni do të jetë në intervalin 0.6-1,7%
Rritja e Tatim Fitimit për bizneset nga 15%-17%:
Konfindustria kërkon, që niveli prej 17% të zbatohet vetëm për kategoritë e bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura si:Kompanite Koncesionare
Kompanitë që punojnë me PPP
Bizneset me statusin e investitorit strategjikë
Kompanitë në tregje të mbyllura me licenca shtetërore si banka, kompani telefonike, minerare, karburante, etj
Të gjitha kompanitë e përfshira në transaksione tregëtare me kategoritë e mësipërme
Të gjitha kategoritë e tjera të biznesit të vazhdojnë me nivelin e derisotëm të 15% tatim fitim./Dosja.al
ELBASAN- Kërkimet për gjetjen e 69-vjeçarit, i cili rezulton ende i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pa...
ELBASAN- Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka folur lidhur me shpërthimin e ndodhur në një pallat, ku një e moshuar humbi jet...
pamje ELBASAN- Momente paniku janë regjistruar në pallatin pesëkatësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm që s...
ELBASAN- Pamje të rënda janë publikuar nga shpërthimi në apartamentin në Elbasan. Në pamje shihet momenti kur shër...
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian ësht&...
foto ilustruese ELBASAN- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër vijon të rezultojë i zhdukur pas shpërthimit të fuq...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore t&e...
foto ilustruese ELBASAN- Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në Elbasan, ku një shpërthim i fortë...
banoret ELBASAN- Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan kanë treguar frikën...
ELBASAN- Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit i ka marrë jetën nj...