4 November 2026, 16:39
Nga G.M
foto ilustruese
ELBASAN- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër vijon të rezultojë i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që përfshiu një pallat pesëkatësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Ndërkohë, tetë persona, mes tyre edhe fëmijë, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga informacionet paraprake, mësohet se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e pallatit, ku një pjesë e katit të katërt është shembur mbi katin e tretë.
Zjarri, i cili fillimisht ka rënë në katin e tretë, është përhapur më pas edhe në pjesët e tjera të ndërtesës. Ndërkohë, ekipet e emergjencës po vijojnë ndërhyrjen për të bërë të mundur kërkimin e personit që rezulton i zhdukur. Sipas shërbimeve zjarrfikëse, viktima është gjetur në katin e pestë të pallatit, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të moshuarit të zhdukur.
“Bëhet fjalë për një pallat pesëkatësh. Ka dëmtime të strukturës së pallatit. U shemb kati i katërt, i cili ra mbi katin e tretë. Morëm masa për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e zjarrit, që fillimisht ishte në katin e tretë dhe më pas u përhap në katet e tjera. Viktima u gjet në katin e pestë, ndërsa një i moshuar ende nuk është gjetur”, kanë bërë të ditur shërbimet zjarrfikëse./Dosja.al
shperthim ne elbasan
Aktualitet
4 November 2026, 16:16
E. D
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore t&e...
Aktualitet
4 November 2026, 16:15
G.M
foto ilustruese
ELBASAN- Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në Elbasan, ku një shpërthim i fortë...
Aktualitet
4 November 2026, 16:05
G.M
banoret
ELBASAN- Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan kanë treguar frikën...
Aktualitet
4 November 2026, 15:49
E. D
ELBASAN- Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit i ka marrë jetën nj...
Aktualitet
4 November 2026, 15:21
E. D
BULQIZË- Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një ...
Aktualitet
4 November 2026, 15:12
E. D
Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...
Aktualitet
4 November 2026, 15:09
G.M
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shfaqi shpresën se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, do t’i ...
Aktualitet
4 November 2026, 15:02
I.A
Foto Ilustruese
STRASBURG- Komisioni Europian ngre shqetësime për përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve për ...
Aktualitet
4 November 2026, 15:00
E.M
ELBASAN- Një apartament në Elbasan është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Nga informacionet paraprake dyshohet se sh...
Aktualitet
4 November 2026, 14:54
E.M
BULQIZË- Shtetasi E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jet...