Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Jamie Raskin kërkon të zbardhë marrëdhëniet mes presidentit të FIFA-s dhe Donald Trump. Me demokratët që pritet të marrin kontrollin e Kongresit, politikani amerikan mund të fitojë fuqinë për ta thirrur Infantinon në një seancë dëgjimore.
SHBA - Gianni Infantino mund të përballet me një betejë të pazakontë, këtë herë jo në fushën e futbollit, por në korridoret e Kongresit amerikan. Në shënjestër të Jamie Raskin, kongresmenit demokrat nga Maryland, është marrëdhënia mes presidentit të FIFA-s dhe administratës së Donald Trump, një çështje që mund të marrë përmasa të reja në muajt e ardhshëm.
Raskin, i cili siguroi një rizgjedhje bindëse me 83% të votave në distriktin e tij, ka nisur që prej korrikut një hetim mbi lidhjet mes FIFA-s dhe presidentit amerikan. Përpjekjet e tij deri tani nuk kanë prodhuar rezultatet e dëshiruara, pasi organizata drejtuese e futbollit botëror nuk ka bashkëpunuar me kërkesat për informacion.
Por situata mund të ndryshojë ndjeshëm. Pas fitores në zgjedhjet e mesit të mandatit, demokratët pritet të marrin kontrollin e Kongresit dhe Raskin mund të marrë drejtimin e Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve në janar. Një pozicion që do t'i jepte kompetenca shumë më të mëdha, përfshirë mundësinë për të detyruar dëshmitarë të paraqiten para Kongresit.
Në këtë skenar, Gianni Infantino mund të thirret për të dhënë shpjegime mbi marrëdhëniet me Donald Trump, përfshirë edhe marrjen me qira të ambienteve në Trump Tower në Nju Jork dhe krijimin e Çmimit të Paqes nga FIFA, një nismë që ka ngjallur polemika.
Raskin dyshon se FIFA ka tentuar të fitojë ndikim te presidenti amerikan përmes afrimit me të, duke përmendur edhe çështjen e çmimeve dinamike të biletave për Kupën e Botës. Sipas tij, organizata synonte të inkurajonte Trumpin të merrte vendime në favor të interesave të saj.
Kush është Jamie Raskin?
63-vjeçari është një nga figurat më të njohura të krahut demokrat në Kongresin amerikan. Profesor i së drejtës, i diplomuar në Harvard, ai u bë veçanërisht i njohur në vitin 2021, kur drejtoi procedurën e dytë të shkarkimit të Donald Trump pas sulmit në Kapitol.
Raskin e mori përsipër këtë përgjegjësi vetëm pak ditë pasi kishte humbur djalin e tij, i cili kishte kryer vetëvrasje. Më vonë, ai u përball edhe me një betejë personale kundër kancerit, i cili tashmë është në remision.
I njohur për elokuencën dhe qëndrimet e tij të forta, kongresmeni amerikan nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet. Nëse merr drejtimin e Komitetit Gjyqësor, Infantino mund të përballet me një nga sfidat më të pazakonta të presidencës së tij në FIFA: të japë llogari përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Spanja vazhdon të shkruajë histori. Fitorja 2-0 ndaj Republikës Çeke në Pragë, në ndeshjen e Ligës së K...
FRANCE - Një përplasje në fushë i ka rezervuar një vizitë të pazakontë te dentisti Désiré Doué. Ta...
ANGLI - Roberto De Zerbi po fillon të lërë gjurmët e tij te Tottenham. Trajneri italian është shpallur “Trajneri i Muajit&r...
BRAZIL - Raphinha është kapiteni i ri i Brazilit. Carlo Ancelotti i ka besuar shiritin e skuadrës sulmuesit të Barcelonës, duke e vend...
BRAZIL - Brazili po përgatitet të mbyllë një kapitull dhe të nisë një epokë të re. Pas eliminimit zhgënjyes n...
JAPONI - Hajime Moriyasu do të largohet nga drejtimi i kombëtares së Japonisë pas tetë vitesh në këtë detyrë. Fede...
ARGJENTINE - Lionel Messi do të rikthehet në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, por këtë herë jo me fanelën e Argjentin...
Gjyqtari 41-vjeçar kroat Igor Pajac ZVICER - Shqipëria do të luajë të dielën ndaj Bjellorusisë në sfidën pë...
ZVICER - Shqipëria është ende në garë për një vend në vazon e tretë të shortit të kualifikueseve të...
TIRANE - Sulmuesi kuqezi shënoi një gol perlë në minutën e 35-të, në sfidën e Shqipërisë ndaj Finlandës,...