LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Ministria e Drejtësisë: Verifikimin dhe konfiskim i pasurisë së zyrtarëve

8 January 2022, 08:56 Nga DOSJA
Kosovë/ Ministria e Drejtësisë: Verifikimin dhe konfiskim i

KOSOVË- Qeveria miratoi një projektligj që ka për qëllim themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Projektligji, sipas ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, është hartuar nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ajo thotë se Byroja Shtetërore synon “verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht”. Projektligji po ashtu garanton respektim të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe dokumentet ndërkombëtare.

“Parandalimi dhe ndëshkimi i keqpërdorimit të të mirave publike, ka qenë dhe mbetet njëri ndër top prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Aprovimi dhe implementimi i këtij Ligji, është një hap tutje i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi”, bëri të ditur në rrjetet sociale ministrja Haxhiu.

Si erdhi tek pasurimi?

Me themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, barra e justifikimit të pasurisë tani bie tek zyrtari dhe jo siç ka qenë deri më tash tek prokuroria e shtetit. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, thotë se Byroja do të ketë staf të specializuar, por gjithsesi fjalën e fundit për konfiskim e pasurisë do ta jep gjykata, gjithnjë duke respektuar edhe të drejtën e ankesës së palës tjetër.

“Do të ketë staf të profilizuar dhe të specializuar në raport me adresimin e çështjes së pasurisë së pajustifikueshme. Barra e provës do t’i bie zyrtarit që thirret për të justifikuar pasurinë për faktin se aktualisht barra e provës është tek Prokuroria dhe kjo në vazhdimësi ka dështuar. Pra Prokuroria nuk ka arritur që përmes hetimeve që ka bërë të ngre aktakuza dhe t’i pasqyrojë ato para gjykatës dhe t’i mbrojë ato dhe është situata ku ne jemi”,– tha për mediet lokale ministrja Haxhiu. Sipas saj, dënimet që janë dhënë deri tash ndaj ndonjë zyrtari të profilit të ulët kanë qenë vendime qesharake  dhe motiv për të korruptuarit për të vazhduar me afera të tilla. Prandaj sipas ministres Haxhiu, ajo është e interesuar që projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të hyjë në fuqi sa më shpejtë.

“Ligji duhet të hyjë në fuqi sa më parë”

“Për mua si ministre, por edhe për Qeverinë e Kosovës, synimi është që ky ligj të hyjë në fuqi sa më parë. Por duke marrë parasysh natyrën e tij nuk mund të kërkojmë procedura të përshpejtuara, sepse megjithatë konsiderojmë që edhe Komisioni për Legjislacion duhet të organizojë dëgjim publik dhe të marrë opinionet e palëve të interesuara në këtë drejtim”, -thotë Haxhiu.

Analistët skeptikë

Po si e shohin njohësit e çështjeve të drejtësisë synimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme? Blerim Burjani, njohës i çështjeve të drejtësisë, i tha DW-së se themelimi i strukturave që bien ndesh me Kushtetutën, veçmas me pjesën e institucioneve të rendit dhe ligjit,  mund të jenë objekt trajtimi nga Gjykata Kushtetuese.

“Arsyet janë të shumta dhe e para është konteksti organizativ e kushtetues i shtetit. Kosova ka strukturë administrative shtetërore në pajtim me standardet evropiane, që është një skemë kushtetuese që bazën e ka në demokraci, mbrojtjen e rendit dhe ligjit dhe mbrojtjen e shtetit unitarë. Pra, themelimi i një Byroje të Hetuesisë bie ndesh me organizimin kushtetues të shtetit dhe pjesën e organeve kushtetuese të saj, e kjo tregon se ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Gjasat për t’u themeluar me ligj një mekanizëm i tillë është i komplikuar dhe tentativë për të ndikuar në organizimin aktual të organeve të rendit, policisë, gjyqësisë dhe prokurorisë”, -thotë Blerim Burjani.

“Gjuetia e shtrigave”?

Ai thotë se byro të tilla kanë shtetet federative dhe si model në këtë çështje është SHBA-ja. Por Kosova ka një organizim tjetër shtetëror dhe specifika të ndryshme. Ndaj ai mendon se kjo Byro është vështirë të mandatohet vetëm me ligj, pa ndryshime kushtetuese.

“Brenda Kushtetutës së Kosovës ka mekanizma të mjaftueshëm për të luftuar dukuritë negative. Edhe nëse Byroja ka qellim të mirë, që mund të ketë natyrisht, kjo në kuptimin organizativ të rendit dhe ligjit është mbi strukturën kushtetuese të shtetit. Pra dhënia e kompetencave dublifikuese është, apo mund të jetë, drejt rrëshqitjes në një institucion që koncentron energji tjetër dhe komplikon funksionimin e organeve të tjera të rendit, apo merr kompetenca mbi organet tjera ekzekutive. Koncentrimi në ndjekjen e personave politik për vepra penale, mund të keqkuptohet shumë dhe të tingëllojë si ‘gjueti shtrigash’“, thotë Burjani.

Edhe një njohës tjetër çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për mediet lokale se në sistemin e njëjtë të drejtësisë, projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, nuk sjell ndryshime.

Problemet me funksionimin

“Një sistem i drejtësisë, të njëjtit gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë një kornizë ligjore shumë të avancuar për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë dhe nëse për 20 vite pothuajse nuk ka asnjë rezultat, nuk është garanci që mund të ketë rezultate vetëm që ua jep edhe një mundësi tjetër në aspektin civil që qytetarët të vërtetojnë pasurinë e tyre”, thotë Miftaraj. Ai thotë se “gjithnjë prokuroria, dështimet e tyre është munduar t’i arsyetojë me shtimin e një neni, dispozite, apo një ligji të ri”.

“Derisa nuk ndryshon mentaliteti i sistemit të drejtësisë, e prokurorët dhe gjyqtarët nuk e konsiderojnë si obligim që të respektojnë Kushtetutën së pari ata vet dhe t’i zbatojnë obligimet që ua përcakton Kushtetuta dhe ligji, nuk është se mund të presim ditë më të mira”, thotë Ehat Miftaraj. Sipas tij, vetëm vetingu mund të jetë shpresë që të pastrohet sistemi i drejtësisë.

Vetingu

Sidoqoftë, qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë që në Kosovë të ketë edhe veting në sistemin e drejtësisë, por kjo ka vënë në pah dallimet që ka për këtë proces qeveria me Bashkimin Evropian. Qeveria e Kosovës tashmë e ka miratuar edhe koncept-dokumentin për vetingun, dhe ka ngarkuar një grup punues për hartimin e amendamenteve kushtetuese. Por, në raportin e Progresit të Komisionit Evropian, nuk u vlerësua me nota të mira nisma e qeverisë së Kosovës që të ketë veting të tërësishëm në sistemin e drejtësisë.

Në raport u tha se “Qeveria e re është duke konsideruar disa opsione për procesin e vetingut”, dhe sipas raportit “ndërmarrja e një ri-vlerësimi të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve është brengosëse dhe paraqet një burim shqetësimi serioz”. Me këtë konstatim të Komisionit Evropian nuk u pajtua presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, e cila është instanca e fundit që dekreton gjyqtarët dhe prokurorët. Presidentja në reagimin e saj, kundërshtoi konstatimet e Komisionit Evropian dhe tha se “mungesa e vetingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi.”

Marrë nga; DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kriza energjitike ne kosove qeveria e kosoves vjosa osmani kriza energjitike ne kosove qeveria e kosoves vjosa osmani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin