Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Kritikat ndaj Yuri Kim, zyrtarja e lartë amerikane: Ju siguroj se Biden ka besim tek ajo
29 April 2022, 16:29Nga DOSJA
TIRANË- “Ne kemi besim të plotë tek ambasadorja Yuri Kim,“-kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, e cila zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. E pyetur për reagimin e saj për kritikat ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, ndaj të cilës ka nisur dhe një petion kundër aktivitetit të saj politik në vendin tonë, Donfried ishte e qartë. Donfried theksoi se është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së.
Zëri i Amerikës: Kohët e fundit kemi parë shumë kritika dhe reagime ndaj ambasadores së SHBA-së, veçanërisht nga një segment i madh i opozitës, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën shqiptare. Cili është reagimi juaj?
Nd/Sekretarja Donfried: Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim. Dhe është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së. Dhe mendoj që edhe ky vend, Shqipëria, nuk mund të kishte më shumë fat se sa të ketë atë si përfaqësuese të vendit tim dhe duke punuar çdo ditë për të forcuar atë që është tashmë një marrëdhënie e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Përveç Berishës, Uashingtoni sanksionoi së fundmi edhe një ish-deputet, Aqif Rakipin, me lidhje të qarta me partinë e shumicës në pushtet. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga autoritetet shqiptare?
Nd/Sekretarja Donfried: Mendoj se kam qenë e qartë në lidhje me rolin që luajnë shpalljet. Në lidhje me çfarë ndodh në Shqipëri pas tyre, do të thosha se unë besoj që qytetarët shqiptarë, si njerëzit në të gjithë botën, duan të mbështesin kandidatë të pastër.
TIRANË- Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried nuk e takoi sot drejtuesin e Komisionit të Rithemelimit ...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 53 raste të reja por fatmirësisht s’ka asnjë viktimë...
TIRANË– Një banesë e përshtatur për kultivim lënde narkotike është zbuluar në Tiranë. Pas zbulimit të asaj në Tropojë, ku pronari i saj është shpallu...
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje të tjera lidhur me zbulimin e ‘shtëpisë së barit’ në Kashar. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia njofton se ka...
TIRANË– Gjendja e emergjencës për furnizimin me energji elektrike në vendin tonë është shtyrë deri më 31 Dhjetor të vitit 2022. Vendimi është marrë s...
Nga France24Pushtimi rus mund t’i ketë shkatërruar jetën dhe i ka detyruar të largohen në Shqipëri, por tetë atletë të rinj ukrainas të atleteve të pistave po v...
BRITANI- Policia britanike ka zbuluar atë që dyshohet të jetë ferma më e madhe e kanabisit që ka parë ndonjëherë County Durham dhe ka vënë në pranga 4 të rinj s...
TIRANË- Stadiumi Air Albania nuk do të shërbeje më si qendër për vaksinimin kundër Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e cila njof...