22 October 2026, 09:00
Nga DOSJA

ANGLI - Manchester United po kalon një nga momentet më të vështira, ndërsa humbja 4-1 në transfertë ndaj Comos në Champions League ka rritur ndjeshëm presionin mbi Michael Carrick. Përveç rezultatit të rëndë, ajo që shqetëson më shumë te “Djajtë e Kuq” është atmosfera e tensionuar brenda skuadrës, e bërë edhe më e dukshme pas përplasjes publike mes trajnerit dhe kapitenit Bruno Fernandes.
Como i drejtuar nga Cesc Fabregas dominoi takimin, duke goditur që në minutën e dytë me Nico Paz. Argjentinasi ishte protagonist absolut, duke dhënë asistin për Anastasios Douvikas në minutën e 49-të dhe duke realizuar golin e dytë personal në të 57-ën. Jacobo Ramon vulosi shifrat 4-0 në minutën e 76-të, ndërsa Joshua Zirkzee shënoi golin e vetëm të United në shtesë, në minutën e 90+1.
Pas ndeshjes, Carrick mori përgjegjësinë për paraqitjen e skuadrës, por nuk arriti të qetësonte situatën. “Marr 100% përgjegjësi për të gjithë ekipin dhe performancën. Kaq ka”, deklaroi trajneri për TNT Sports.
Megjithatë, fjalët e kapitenit Bruno Fernandes zbuluan një tjetër problem. Mesfushori portugez, i zëvendësuar në minutën e 67-të, vuri në pikëpyetje qasjen taktike të skuadrës, duke theksuar se vendimi për të mos ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit i përkiste stafit teknik.
Carrick iu përgjigj publikisht kapitenit të tij, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të lojtarëve në të dyja fazat e lojës. “Nëse nuk vrapon përpara dhe nuk vrapon prapa, nuk do të fitosh”, u shpreh ai, në një deklaratë që pasqyron tensionin e krijuar brenda skuadrës.
Kjo është ndeshja e shtatë radhazi pa fitore për Manchester United, një seri që e rëndon edhe më shumë situatën e trajnerit. Problemet, megjithatë, nuk lidhen vetëm me rezultatet. Pakënaqësitë për ndërtimin e skuadrës dhe politikën sportive të klubit janë shfaqur edhe më herët, ndërsa Lisandro Martinez kishte kritikuar publikisht mungesën e investimeve të mjaftueshme gjatë verës.
I pyetur nëse e ka ende mbështetjen e drejtuesve, Carrick shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke këmbëngulur se vëmendja duhet të përqendrohet te analiza e humbjes dhe mënyra se si skuadra u paraqit në fushë.
Për momentin, nuk ka një vendim zyrtar për të ardhmen e trajnerit, por presioni po shtohet. Pas një tjetër disfate të rëndë dhe përplasjeve të hapura brenda ekipit, Carrick duhet të gjejë shpejt një zgjidhje për të ndalur rënien e Manchester United.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 October 2026, 08:30
Kylian Mbappé dhe Arda Güler, të mërkurën kundër Leipzig
SPANJE - Kylian Mbappé po kalon një moment fantastik dhe ...
Sport
22 October 2026, 08:00
ITALI - Milani përballet me një humbje të dyfishtë dëmtimesh. Rossonerët po përballen me dëmtimet e Gonçal...
Sport
22 October 2026, 07:30
ITALI - Pas një raundi të dytë të tmerrshëm, futbollii italian i është rikthyer buzëqeshja në Ligën e Kampion...
Sport
22 October 2026, 01:27
ZVICER - Faza e ligës në Champions League po dhuron surpriza që në javët e para. Pas tri ndeshjeve, Paris Saint-Germain kryeson r...
Sport
21 October 2026, 23:06
GJERMANI - Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një nga turet më spektakolare të këtij sezoni, me em...
Sport
21 October 2026, 22:58
GJERMANI - E djeshmja ishte një mbrëmje e magjishme Ligës së Kampionëve që dhuroi spektakël, emocione dhe katër gola n&e...
Sport
21 October 2026, 21:03
FRANCE - Lille pësoi një tjetër goditje të rëndë në Champions League, duke u mposhtur 2-4 nga Galatasaray në stadiumin ...
Sport
21 October 2026, 20:52
ITALI - Como dhuroi një mbrëmje spektakolare në stadiumin “Sinigaglia”, duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultatin e thell...
Sport
21 October 2026, 18:44
Egnatia, kampionia e Shqipërisë, ka mbërritur në Danimarkë...
DANIMARKE - Egnatia vijon aventurën historike në fazën e...
Sport
21 October 2026, 18:19
ZVICER - “Faleminderit, futboll! Do të më mungosh,” - shkruante Armando Sadiku në postimin e tij ku kishte publikuar edhe nj&eu...