21 October 2026, 20:52
Nga DOSJA

ITALI - Como dhuroi një mbrëmje spektakolare në stadiumin “Sinigaglia”, duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultatin e thellë 4-1, në javën e tretë të fazës së ligës së Champions League. Protagonisti absolut ishte Nico Paz, i cili shënoi dy gola dhe asistoi për një tjetër, duke udhëhequr skuadrën e Cesc Fabregas drejt fitores së dytë europiane.
Argjentinasi zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë, me një goditje të fuqishme me të majtën, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Lammens. Pas një pjese të parë ku vendasit krijuan disa raste të tjera, Como e dyfishoi avantazhin në minutën e 49-të, kur Nico Paz asistoi për Douvikas.
Vetëm tetë minuta më vonë, Paz vulosi spektaklin e tij personal. Pas një aksioni individual në krahun e djathtë, argjentinasi goditi sërish me të majtën, duke mposhtur për herë të tretë portierin e Manchester Unitedit.
Dominimi i vendasve u konkretizua edhe me golin e katërt në minutën e 76-të. Kaiki krosoi nga e majta dhe Jacobo Ramón, me një goditje me kokë në shtyllën e largët, çoi rezultatin në 4-0. Manchester United arriti të shënonte vetëm në minutën e 91-të, me anë të Joshua Zirkzee, por goli i tij shërbeu vetëm për të zbutur humbjen.
Me këtë fitore, Como ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve pas tri ndeshjesh, ndërsa Manchester United pëson humbjen e dytë dhe komplikon pozitat në garën europiane. Performanca e Nico Paz konfirmon edhe një herë talentin e madh të argjentinasit, në një mbrëmje që i përket tërësisht skuadrës së Fabregas.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 October 2026, 18:44
Egnatia, kampionia e Shqipërisë, ka mbërritur në Danimarkë...
DANIMARKE - Egnatia vijon aventurën historike në fazën e...
Sport
21 October 2026, 18:19
ZVICER - “Faleminderit, futboll! Do të më mungosh,” - shkruante Armando Sadiku në postimin e tij ku kishte publikuar edhe nj&eu...
Sport
21 October 2026, 18:01
ELBASAN - Zyrtarizimi nuk ka vonuar. Te Elbasani nis cikli i ri me Glen Dajën në pankinë. Klubi verdheblu përmes një postimi në r...
Sport
21 October 2026, 17:44
ANGLI - Trajneri i Brighton, Fabian Hurzeler, thuhet se është martuar në fshehtësi me partneren e tij, aktoren gjermane Anna Caroline Berge...
Sport
21 October 2026, 16:51
BELGJIKE - Thibaut Courtois është padyshim një nga portierët më të mirë në histori. Karriera e tij me Real Madridin fle...
Sport
21 October 2026, 16:28
SPANJE - Jules Koundé është në dyshim të madh për El Clásicon e së dielës së ardhshme. Mbrojtësi fra...
Sport
21 October 2026, 16:08
Vangelis Liolios, president i Federatës Greke, në të djathtë, me trajnerin Vassilis Spanoulis
GREQI - Skandal në basketbollin gr...
Sport
21 October 2026, 15:56
FRANCE - Filipe Luis nuk dëshiron që Monacos t’i vendoset etiketa e favoritit për fitimin e Conference League. Në prag të pë...
Sport
21 October 2026, 15:48
SPANJE - FC Barcelona gjithashtu pësoi dëmtime fizike të martën në mbrëmje. Ndërsa PSG humbi tre lojtarë për ...
Sport
21 October 2026, 15:02
SPANJE - Javier Tebas nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij për strategjinë e komunikimit të Real Madridit.
Presidenti i La Ligës ...