13 November 2026, 18:36
Nga E.M

SHBA- Përfaqësueset afrikane të modës rrezikojnë të mbeten jashtë edicionit të 75-të të konkursit Miss Universe, që do të mbahet më 24 nëntor në Porto Riko. Problemi raportohet për shkak të kufizimeve amerikane për vizat.
Pjesë e modeleve do të jetë edhe Miss Universe Zimbabwe, Roseanna Hall, e cila ende nuk ka arritur të sigurojë vizën për të udhëtuar drejt territorit amerikan.
Hall ka treguar se prej javësh po përpiqet të marrë miratimin për vizën, pasi konkurrentet kanë nisur të mbërrijnë në Porto Riko që prej 8 nëntorit për regjistrimin dhe aktivitetet paraprake.
Ajo bëri të ditur se nuk është e vetmja në këtë situatë, pasi edhe përfaqësuesja e Sudanit të Jugut po përballet me pasiguri për pjesëmarrjen. Ndërkohë, Zambia ka vendosur të tërheqë nga gara përfaqësuesen e saj, Pamela Mubanga, për shkak të pamundësisë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.
Vështirësitë lidhen me kufizimet e vendosura nga administrata amerikane ndaj 19 shteteve, përfshirë Zimbabvenë dhe Zambian, përmes Proklamatës Presidenciale 10998, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026. Masat parashikojnë pezullimin e lëshimit të disa kategorive të vizave, përfshirë ato turistike, studentore dhe të emigracionit, si dhe kufizime për kategori të tjera vizash.
Organizatorët e Miss Universe në Zambia kanë theksuar se tërheqja e Mubangës nuk lidhet me probleme personale apo me dokumentacionin e saj, por drejtpërdrejt me kufizimet e udhëtimit të vendosura nga SHBA-të.
Sipas tyre, edhe pesë shtete të tjera afrikane po përballen me vështirësi të ngjashme, pa bërë të ditur emrat e tyre. Finalja e konkursit do të zhvillohet në Coliseum José Miguel Agrelot, në San Juan të Porto Rikos./Dosja.al
SHBA
Art&Argëtim
13 November 2026, 16:10
E.M
KOLUMBI- Këngëtari i njohur Maluma ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment emocionues të familjes së ...
Art&Argëtim
13 November 2026, 15:00
G.M
Johnny Deep
SHBA- Aktori i njohur Johnny Depp ka folur për ndikimin që ka pasur atësia në jetën e tij, duke treguar se ardhja ...
Art&Argëtim
13 November 2026, 07:12
E.d
Dashi
Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë me partnerin. Në punë do të kesh mund&eu...
Art&Argëtim
12 November 2026, 22:10
E.M
NEW YORK- Aktori i njohur Robert De Niro dhe partnerja e tij Tiffany Chen janë shfaqur së bashku në premierën e filmit "Focker-in-Law"...
Art&Argëtim
12 November 2026, 21:41
E.M
LOS ANGELES- Angelina Jolie pritet të largohet nga Los Angeles pas raportimeve të fundit ku thuhet se ajo pas ndarjes me Brad Pitt ka blerë nj&e...
Art&Argëtim
12 November 2026, 16:18
E.M
SHBA- Publikimi i listës së yjeve ndërkombëtarë që do të kryesojnë me performancat muzikore në Coachella 2027 ka s...
Art&Argëtim
12 November 2026, 15:13
E.M
LOS ANGELES- Në një dalje publike së bashku Ariana Grande dhe Ricky Alvarez, kanë konifrmuar spekulimet që kanë qarkulluar së...
Art&Argëtim
12 November 2026, 10:58
G.M
Drake
KANADA- Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen me një tjetër bizhuteri të veçantë, këtë her&...
Art&Argëtim
12 November 2026, 07:31
G.M
Bulgari Pink
ZVICËR- Një nga diamantet rozë më të rrallë në botë, i njohur si “Bulgari Pink”, ë...
Art&Argëtim
12 November 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në dashuri, mund të lindë një bisedë që ju afron më shumë me partnerin. Në punë, mos u ...