Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Kunja për Veliajn?/ Kryebashkiaku i shembi gjimnazin, Fatos Nano: Ka pasur një copë oborr aty, apo është bërë pallat?
5 February 2021, 06:44Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka thumbur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste për emisionin “Opinion”. Në fjalën e tij, Nano po tregonte disa detaje për shkollën e tij, atë të “Sami Frashërit”, që prej kohësh është shembur, dhe sipas opozitës do të ndërtohet një pallat.
Mesa duket akuzat kanë mbërritur edhe në “veshët” e Nanos, i cili me ironi është shprehur se në shkollë kanë pasur një oborr, por nuk ka ide nëse është ende ekzistent.
“Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ai copë oborr aty, apo është shembur e është bërë pallat, s’e di…ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër,”-tha Nano.
DEBATI POLITIK
I gjithë debati nisi pasi Monika Kryemadhi fillimisht deklaroi se gjimnazi ‘Sami Frashëri’ do të zhvendoset në Paskuqan, mirëpo Veliaj reagoi duke thënë se ai do të ndërtohet aty ku është. Në ‘lojë’ hyri dhe Partia Demokratike duke shkuar në vendngjarje e duke thënë se puna ende nuk ka nisur për rindërtimin e gjimnazit pasi ai do të ndërtohet në një vend tjetër, akuzë që mohohet vazhdimisht nga kryebashkiaku i Tiranës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano pretendon se tanimë bashkëpunëtorët e tij kanë vetëm mirënjohje për të. Në një intervistë për emisionin...
TIRANË- Në vitin 1989, Shqipëria pati shansin e artë që të vendoste marrëdhënie tregtare dhe politike me Bashkimin Europian me ndërmjetësimin e Gjermanisë....
TIRANË– Fatos Nano ka treguar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Kryeministri Edi Rama është politikani i vetëm që i kërkon këshilla. Nano thot...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvzja socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka sulmuar oligarkët duke thënë se kjo është njëra nga pikat që LSI dhe Part...
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për vdekjen e nënës së tij. Në një rrëfim të rrallë në “Opinion”, Nano tha se ve...
TIRANË– Fatos Nano tha se Ilir Meta ka patur gjithmonë një plan B në politikë, ndërsa i pyetur në emisionin “Opinion”, se si e shihte rolin e tij si ...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka treguar disa arsye se përse i dogjën 20 mandatet me së bashku me Pa...