Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
Lady Gaga pëlqen ti këndojë vajzës së saj këngën 'La Vie en Rose'/ Si po e menaxhon këngëtarja rolin e një nënë perfekte?
Këngëtarja 40-vjeçare dhe i fejuari i saj 43-vjeçar, Michael Polanski, mirëpritën vajzën e tyre në qershor nëpërmjet një nëne surrogate.
15 October 2026, 21:14Nga E.M
SHBA- Pas njoftimit të Lady Gaga se tashmë është bërë nënë e një vajze, së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa informacione të cilat zbulojnë akoma dhe më shumë marrëdhënien e saj me vajzën dhe mënyrën se si ajo po përballet me mëmësinë.
Këngëtarja 40-vjeçare dhe i fejuari i saj 43-vjeçar, Michael Polanski, mirëpritën vajzën e tyre në qershor nëpërmjet një nëne surrogate. Sipas burimeve Gaga është përshtatur në mënyrë të përkryer me të qenurit nënë. Ajo i këndon asaj këngën e saj 'La Vie en Rose'.
Megjithëse këngëtarja është ende e zënë me kompaninë e saj të kozmetikës, Haus Labs, duket se ajo po ia kushton pjesën më të madhe të kohës vajzës së saj.
Fansat e saj nga ana tjetër kanë vënë në dukje dëshirën e saj të madhe për tu bërë nënë dhe sesa e rëndësishme ishte për të familja. Lady Gaga dhe Michael Polanski duken se po e shijojnë edhe pauzën e tyre nga angzhimet profesionale dhe publike./Dosja.al