https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
Selena Gomez shkëlqen më fustanin e kuq në Rare Impact Fund Benefit, aktiviteti synon mbledhjen e fondeve në ndihmë të shëndetit mendor të të rinjve
Rreth 1% e shitjeve totale të produkteve të Rare Beauty i dedikohet këtij fondi, i cili mbledh edhe kontribute nga fondacione, individë, partnerë korporativë dhe komuniteti i markës.
15 October 2026, 20:18Nga E.M
LOS ANGELES- Selena Gomez ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje elegante në mbrëmjen vjetore bamirëse të organizuar në sallën Hollywood Palladium në Los Angeles. Ajo u shfaq me një fustan të kuq të ngushtë pas trupit dhe të zbukuruar me rruaza dhe kristale në nuanca të kuqe e argjendi.
Veshja i dha asaj një pamje elegante dhe të sofistikuar. Gomez e kompletoi veshjen me disa aksesorë të thjeshtë me gurë dekorativë ndërsa zgjodhi një model të thjeshtë flokësh. Ndërkohë grimi i këngëtares përfshinte nuanca të ngrohta.
Rare Impact Fund Benefit është aktiviteti vjetor i fondit Rare Impact, i themeluar nga Selena Gomez në kuadër të markës së saj kozmetike Rare Beauty. Rreth 1% e shitjeve totale të produkteve të Rare Beauty i dedikohet këtij fondi, i cili mbledh edhe kontribute nga fondacione, individë, partnerë korporativë dhe komuniteti i markës.
Synimi kryesor i kësaj mbledhjeje mbetet grumbullimi i 100 milionë dollarëve në mbështetje të organizatave që punojnë për të zgjeruar qasjen e të rinjve në shërbime dhe edukim për shëndetin mendor./Dosja.al