LIVE UPDATES
Politike

Këshilli i Medias: Rama, s’mund të mbyllësh JOQ me ligjin aktual, bllokuat në FB editorialin kritik të gazetës Dita, mos

30 November 2019, 10:49 Nga DOSJA
Këshilli i Medias: Rama, s’mund të mbyllësh JOQ me ligjin

TIRANE– Këshilli Shqiptar i Mediave ka komentuar situatën e krijuar në vend me mediat pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, dhe mbylljes nga AKEP të faqes interaktive, JOQ. KMSH, në një reagim zyrtar bën me dije se në bazë të legjislacionit aktual, AKEP nuk ka tagër të mbyllë portale dhe faqe online.  KMSH sjell rastin e një editoriali të gazetës DITA, që u bllokua në Facebook sepse ishte kritik ndaj qeverisë.

Reagimi i KMSH:

Këshilli Shqiptar i Mediave po ndjek me shqetësim raportet e Qeverisë me median në situatën e rëndë të krijuar nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Rasti i parë ka të bëjë me një qarkore të dërguar portaleve online ku AKEP shprehet: “kerkojme URGJENTISHT publikimin e informacionit bashkelidhur, sic kerkohet ne shkresen e Ministrise se Mbrojtjes…” “si nje detyrim nga Ligji 45/2019 “Për mbrojtjen civile””.

KShM i kujton qeverisë që kërkesa është e jashtëligjëshme, sepse ky ligj i referohet vetëm TV-ve dhe Radiove, (liçensat e të cilëve i shpërndan qeveria dhe frekuencat ku ato transmetojnë janë pronë e qeverisë), dhe nuk përfshin hapësirën globale, publike, falas të botës online.

KShM inkurajon portalet të botojnë të gjitha njoftimet që janë në funksion të ndihmesës së gjendjes, por, i kujton qeverisë që NUK mundet me ligjin në fjalë të urdhërojë asnjë portal që ta bëjë këtë aq më tepër përmes AKEP, një agjensi që nuk ka lidhje me ligjin në fjalë.

Rasti i dytë është bllokimi në FB i një editoriali të Gazetës Dita. Kritikat ndaj qeverisë nuk mund t’i dalojë askush, aq më tepër nën pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme, sidomos nëse janë të bazuara.

Rasti i tretë ka të bëjë me bllokimin e aksesit në portalin JOQ në Shqipëri, një akt që bëhet në mënyrë të paligjëshme. Qeveria nuk mund të ndalojë qytetarët e as portalet të denoncojnë keq-menaxhimin e situatës (aty ku ka) dhe për më tepër, nuk mund të bllokojë një portal të tërë për një publikim të vetëm. Rasti i JOQ reflekton qartë se çfarë do të ndodhë me mediat në të ardhmen nëse Qeveria kalon ligjin famëkeq të ashtuquajtur “kundër-shpifjes”. Qeveria ka të drejtën të dërgojë për ndjekje penale këdo që ka shkelur ligjet, qoftë dhe në kuadrin e gjendjhes së jashtëzakonshme, por, nuk mundet të mbyllë me anën e AKEP-it dhe instrumenteve të tjerë, pa një vendim gjyqësor, asnjë media.

Mediat, duhet të përmban nga përhapja e lajmeve të rreme. Media ka për detyrë që sidomos në këtë situatë të ruhet nga publikimi i lajmeve të paverifikuara që mund të përhapin panik. Çdo lajm, në këtë periudhë, para se të përcillet si i vërtetë duhet të verifikohet me shumë saktësi. Jo çdo citim, qoftë dhe nga sizmiologë, duhet publikuar, nëse fjalët e thëna përhapin panik. Gjithashtu, media duhet të evitojë të përdorë gjatë raportimit terminologji bombastike si “frikë”, “tmerr”, “apokaliptik”, etj, terma që nuk shprehin fakte por thjesht opinione të gazetarëve raportues.

Nga ana tjetër, Qeveria nuk duhet ta përkthejë gjendjen si një arsye për të ushtruar censurë mbi mediat, siç ishte rasti i Gazetës Dita dhe mbyllja e JOQ.

Së pari, Qeveria duhet të bëjë publike se cila është zyra dhe personat përgjegjës që në këtë situatë janë ngarkuar me monitorimin e medias, dhe, kryesorja, Qeveria duhet të bëjë të qartë se cilat janë pikat ku ajo u kërkon mediave të bëjnë kujdes. Në këtë mënyrë, evitohet që situata e gjendjes së jashtëzakonëshme nuk do të mund të përdoret në mënyrë selektive për të bllokuar shkrime apo goditur media.

Qeveria po ashtu, nuk mundet të arrestojë qytetarë vetëm se ripublikojnë lajme, siç ishte rasti i vajzës që ka ripublikuar një lajm nga një portal italian mbi depozitat e Porto Romanos. Mënyra më e mirë për të qetësuar publikun e përballuar situatën nuk është përmes mbylljes së mediave, por përmes transparencës së vet dhe informimimit serioz, rigoroz e të vazhdueshëm mbi gjendjen, përfshirë dhe atë të depozitave në Porto Romano.

Por, për sa kohë që Qeveria lejon vetëm kamerat e ERTV të raportojnë mbledhjet e Qeverisë, kjo do të thotë që ajo bllkon aksesin e të tërave mediave në raportimin e saktë e të vërtetë të gjendjes e të situatës. Bllokimi i informacionit dhe zëvendësimi i tij me propagandë nuk ndihmon as në qetësimin e publikut e as në menaxhimin e panikut. Ndaj, faji nuk duhet kërkuar te qytetarët që drejtojnë sytë kudo munden për t’u informuar, për sa kohë qeveria e tyre nuk ua mundëson këtë. Duke i bërë thirrje dhe një herë mediave të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve të paverifikuara, KSHM shpreson që Qeveria shqiptare do të bëjë kujdes në marrëdhëniet me mediat në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonëshme KËshilli Shqiptar i Medias, gazetarët e mediat që ajo përfaqëson, kërkojnë URGJENTISHT që Qeveria të mos kopjojë rastin famëkeq të Erdoganit që e përdori situatën e pas-Grushtit të Shtetit për të sulmuar, arrestuar, mbyllur e goditur mediat kritike; për të mbyllur gojën opinioneve të pavarura; dhe për të instaluar diktaturën e mendimit.

Që prej mbrëmjes së djeshme, AKEP ka vendosur që të mbyllë faqen interaktive JOQ. Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama keshilli i medias shqiptare rama mbyll joq edi rama keshilli i medias shqiptare rama mbyll joq

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes