Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
1636 viktima/ Nuk ndalen shifrat! Covid-19 bën kërdinë brenda 24 orëve, merr 19 jetë njerëzish, infekton 1071 të tjerë
19 February 2021, 16:47Nga DOSJA
TIRANË– 1636 viktima, 34 mijë e 668 të infektuar aktivë dhe 61 mijë e 605 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë. Në raportin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 19 persona të tjerë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Sot procesi I vaksinimit është shtrirë dhe në Fier. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.
COVID-19 – Statistika (19 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 1071 Të shëruar në 24 orë 930 Të shtruar në spitale 618 Humbje jete në 24 orë 19 Testime ditore 3848
Testime totale 432,502 Raste pozitive 97,909 Raste të shëruara 61,605 Raste Aktive 34,668 Humbje jete 1,636
TIRANË– INSTAT publikoi sot raportin me numrin e lindjeve dhe vdekjeve në Shqipëri, përgjatë vitit 20220, një vit i pushtuar edhe nga pandemia e Covid-19. ...
TIRANË– Mjeku psikiatër, Neli Demi ka deklaruar se pandemia Covid-19 ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë për problemet psikologjike që ha...
TIRANË – Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka paralajmëruar zhvillime të bujshme nga Prokuroria e Posaçme. Arrestimi i gjyqtar...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka kërkuar që të bëhet një eksperiment pas rihapjes së hetimeve në lidhje me atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit, ngjarje e ...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se nga gjysma e dytë e marsit, do të bien shifrat e të prekurve me COVID-19.Në një intervistë për ReportT...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomoroi teksa ka shpërndarë një foto ku paraqiten të dhënat e INSTAT në lidhje me rritjen e vdekshëmërisë në vitin 2020, shk...
GRAMSH– Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Në një njoftim në profilin e tyre në Facebook, spitali i Gramshti ka njoftuar se një prej bluzave të b...
TIRANË- Avokati i Popullit, i ka nisur një kerkesë Gjykatës Kushtetuese, për të shfuqizuar nenin që i jep të drejtë policisë së shtetit për gjurmimin dhe m...