LIVE UPDATES
Sport

Laporta befason para PSG-Barcelona: “Me Al-Khelaïfin kemi marrëdhënie miqësore”

Presidenti katalanas flet për raportet me kreun e PSG-së, rolin e tij në largimin e Barcelonës nga Superliga Evropiane dhe vlerëson punën e Luis Enriques në Paris.

19 October 2026, 17:12 Nga DOSJA
Laporta befason para PSG-Barcelona: “Me Al-Khelaïfin kemi
Nga e majta në të djathtë, Joan Laporta, presidenti i Barçës, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s dhe Nasser al-Khelaïfi, presidenti i PSG-së, më 1 tetor 2025, gjatë fitores së PSG-së në Barcelonë (2-1)

SPANJE - Marrëdhëniet mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain duket se kanë hyrë në një epokë të re, larg konflikteve të së kaluarës. Në prag të përballjes mes dy skuadrave në Champions League, presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta, ka zbuluar se raportet me homologun e tij parizien, Nasser al-Khelaïfi, janë shumë të mira, duke i cilësuar ato si miqësore.

Në një intervistë për gazetën franceze “L'Équipe”, Laporta theksoi respektin e ndërsjellë mes dy drejtuesve, pavarësisht rivalitetit që ka shoqëruar klubet ndër vite.

“Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira. Me Nasserin, mendoj se mund të them se kemi një marrëdhënie miqësore. Ka shumë respekt. Ai e drejton në mënyrë të shkëlqyer Shoqatën Evropiane të Klubeve (ECA), por edhe PSG-në”, u shpreh Laporta.

Deklarata merr një rëndësi të veçantë po të kujtohen përplasjet e së kaluarës, duke nisur nga transferimi rekord i Neymarit nga Barcelona te PSG-ja në vitin 2017, për 222 milionë euro, e deri te kalimi i Lionel Messit në Paris në verën e vitit 2021, pas përfundimit të aventurës së tij me katalanasit.

Laporta zbuloi gjithashtu se Al-Khelaïfi pati ndikim në vendimin e Barcelonës për t'u tërhequr nga projekti i Superligës Evropiane, në shkurt të këtij viti. Sipas presidentit katalanas, në këtë proces rol pati edhe kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Nasser luajti një rol në të gjitha këto, së bashku me Aleksander Ceferin”, tha ai, duke iu referuar largimit të Barcelonës nga projekti që kishte shkaktuar përçarje në futbollin evropian.

Përballja e radhës mes PSG-së dhe Barcelonës në “Parc des Princes”, e vlefshme për Champions League, shihet nga Laporta si një provë e rëndësishme për të dyja skuadrat.

“Besoj se ndeshja e ardhshme mes dy ekipeve tona do të konfirmojë se jemi klube referimi në botë. Për ne, kjo përballje do të na japë tregues për nivelin tonë të vërtetë”, deklaroi ai.

Kreu i Barcelonës nuk i kurseu as vlerësimet për Luis Enriquen, ish-trajnerin e katalanasve, i cili ka arritur rezultate të rëndësishme në krye të PSG-së. Laporta beson se trajneri spanjoll ka arritur të ndërthurë identitetin e tij me elementet e futbollit që karakterizojnë Barcelonën.

“Dinamika e lojës së ekipeve të tij ka diçka nga stili origjinal i Barcelonës. Suksesi i PSG-së erdhi me Luis Enriquen, sepse ai i dha klubit personalitetin e tij. Kur vendosi të ndryshonte gjërat, gjithçka shpërtheu”, u shpreh Laporta, duke vlerësuar edhe vendimin e Al-Khelaïfit për t'i besuar trajnerit spanjoll, si dhe kontributin e këshilltarit sportiv Luis Campos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë