LIVE UPDATES
Bota

Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftën me SHBA-në

Lavrov udhëtoi drejt kryeqytetit iranian drejtpërdrejt nga Manama, ku kishte marrë pjesë në një takim me zyrtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Vendet e Gjirit i kanë kërkuar Moskës të përdorë ndikimin e saj për t’i bërë presion Teheranit që të ndalojë sulmet ndaj fqinjëve të tij.

19 October 2026, 16:54 Nga G.M
Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ai iranian, Abbas Araqchi. Teheran, 19 tetor 2026.

Lavrov udhëtoi drejt kryeqytetit iranian drejtpërdrejt nga Manama, ku kishte marrë pjesë në një takim me zyrtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Vendet e Gjirit i kanë kërkuar Moskës të përdorë ndikimin e saj për t’i bërë presion Teheranit që të ndalojë sulmet ndaj fqinjëve të tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha se vizita synon zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe. Moska tha se bisedimet do të përqendrohen te kriza rajonale, për të cilën ajo fajëson SHBA-në dhe Izraelin, si dhe te projektet në fushën e tregtisë, energjisë dhe transportit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha Pezeshkianit në fillim të këtij muaji se Moska është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për ndërmjetësim me qëllim që të ndihmojë në përfundimin e luftës. Por, ajo që nuk është pjesë e agjendës publike do të jetë në fokusin e një pjese të madhe të botës. Pas gati tetë muajsh luftimesh kundër një kundërshtari shumë më të fuqishëm, vazhdojnë të shtrohen pyetje se sa mbështetje po merr Irani nga Rusia – e cila nuk është përfshirë asnjëherë drejtpërdrejt në luftë – dhe në çfarë forme.

Këto pyetje u bënë edhe më të zëshme më 18 tetor, kur presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në një postim në rrjetet sociale se Rusia po bën “shumë pak, nëse po bën diçka, për ta ndihmuar Republikën Islamike të Iranit”, krahasuar me atë që mund të bënte. Kjo erdhi pasi në fillim të javës ai kishte shkruar në rrjetet sociale se nuk besonte që as Moska dhe as Pekini po e ndihmonin Iranin.

“Nëse po e ndihmojnë, kjo është në një nivel shumë të ulët, por nuk besoj aspak se po e bëjnë. Ata kanë shumë për të humbur dhe ne do ta dinim këtë, madje do ta merrnim vesh shumë shpejt”, shkroi Trump.

Deklarata e Trumpit më 18 tetor ishte pjesë e arsyetimit të tij për heqjen dorë nga zbatimi i sanksioneve të gjera të planifikuara kundër Rusisë. Ai tha se këto sanksione mund ta largonin Kremlinin nga negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Administrata Trump së fundi hoqi sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës, duke nxitur dënime nga dy partitë kryesore në SHBA si dhe zemërimin e Ukrainës dhe të shumë partnerëve të saj ndërkombëtarë.

“Mbështetja ruse ka qenë e pranishme”

Hamidreza Azizi, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me seli në Belgjikë, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se, ndonëse është e vërtetë që Moska ka ndaluar furnizimin me armë të rënda dhe se marrëveshjet për aeroplanët luftarakë si Su-35 kanë ngecur, Rusia sërish i ka ofruar Iranit informacione të inteligjencës ushtarake, duke mundësuar “goditje të sakta kundër bazave amerikane”.

Ajo po ashtu ka ndihmuar në përmirësimin e sistemeve të prodhuara nga Irani, përfshirë dronët Shahed, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm ushtarako-teknik.

“Pra, kjo varet vërtet nga mënyra se si e përkufizoni mbështetjen, por mbështetja ruse ka qenë e pranishme dhe ka pasur ndikim të prekshëm”, tha Azizi.

Disa analistë i referohen një incidenti që, sipas tyre, tregon se sa e rëndësishme është mbështetja e Rusisë për Iranin. Në mars, Irani sulmoi bazën ajrore Princi Sultan në Arabinë Saudite, duke plagosur 12 ushtarë amerikanë.

Ekspertët vunë në pah se saktësia e pazakontë e sulmit ka të ngjarë të jetë mundësuar nga inteligjenca ruse. Më pas, pati raportime se dy ditë para sulmit, 14 satelitë rusë të spiunazhit kishin kaluar mbi këtë bazë. Më vonë, zyrtarët amerikanë arritën në përfundimin se informacionet nga Moska e kishin bërë të mundur sulmin preciz.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, i cili foli për REL-in në kushte anonimiteti, pasi nuk është i autorizuar të prononcohet publikisht, tha se ndihma ruse për Iranin ka qenë gjithmonë e kufizuar sepse lufta kundër Ukrainës i ka shteruar burimet e Moskës.

Zyrtari tha se “nuk ka absolutisht asnjë shenjë se ata po e kufizojnë atë edhe më tej” dhe e cilësoi deklaratën e Trumpit si “propagandë për të shpjeguar disi para publikut [amerikan] pse ai [Trump] po tregohet i butë me Rusinë dhe po e ngacmon Ukrainën”.

Inteligjenca, dronët dhe raketat

Që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, raportimet e mediave që citojnë zyrtarët amerikanë, evropianë dhe ukrainas kanë përshkruar rritjen e mbështetjes ruse për Teheranin. Disa media kanë cituar persona që janë të afërt me inteligjencën amerikane të cilët kanë thënë se Rusia i ka përcjellë Iranit informacione për vendndodhjen dhe lëvizjet e trupave, anijeve luftarake dhe aeroplanëve amerikanë, kryesisht përmes imazheve satelitore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi ka prova që Rusia po i ofron Iranit informacione të inteligjencës. Sipas Andrea Kendall-Taylor, bashkëpunëtore e lartë dhe drejtoreshë e Programit të Sigurisë Transatlantike në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane, dhe Richard Fontaine, drejtor ekzekutiv i së njëjtës qendër, “mbështetja e Rusisë për Teheranin ka pasur rëndësi në aspektin operacional, por ka mbetur e kufizuar”.

“Edhe teksa zhvillon luftën e saj në Ukrainë, Moska ka gjetur mënyra për ta ndihmuar Iranin të godasë objektiva amerikane dhe të vazhdojë luftimet, përmes mbështetjes diplomatike dhe materiale, duke u ndalur para veprimeve që mund ta përfshinin Rusinë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara”, shkruan ata në një analizë të botuar javën e kaluar në revistën Foreign Affairs./REL

Sergei Lavrov

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin