Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeqytetin rus me politikanin prorus dhe ish-zyrtarin e lartë shtetëror të Serbisë, Aleksandar Vullin, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse të mërkurën.

RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme me Serbinë, teksa po zhvillohen bisedime për furnizimin me gaz dhe një kontratë të re afatgjatë. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeqytetin rus me politikanin prorus dhe ish-zyrtarin e lartë shtetëror të Serbisë, Aleksandar Vullin, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse të mërkurën.
Lavrovi tha se e njeh Vullinin prej kohësh si “njërin prej politikanëve kryesorë të Serbisë”, i cili, sipas tij, i “kupton shumë mirë proceset politike dhe në to gjithmonë arrin ta identifikojë qëllimin kryesor: interesin e popullit serb”. Lavrovi përmendi gjithashtu se Vullini është kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë Srbijagas dhe se kjo detyrë “pasqyron synimin e përbashkët për bashkëpunim me përfitime të ndërsjella”.
“Janë duke u zhvilluar bisedimet për furnizimet e ardhshme me gaz dhe për një kontratë të re afatgjatë. E di se këtu ka qëndruar edhe drejtori i përgjithshëm i Srbijagasit, Dushan Bajatoviq”, tha Lavrovi.
Ai shtoi se Rusia mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj “të gjitha marrëveshjeve tona, si atyre të mëparshme, ashtu edhe atyre të ardhshme”. Srbijagas është ndërmarrje publike e Serbisë që merret me importin, furnizimin, transportin dhe shpërndarjen e gazit natyror në vend. Ajo luan rol të rëndësishëm në marrëdhëniet energjetike të vendit me Rusinë, nga e cila Serbia siguron një pjesë të madhe të gazit natyror.
“Shpresojmë që edhe qeveria e re do ta sigurojë vazhdimësinë e partneritetit strategjik të Serbisë me Federatën Ruse”, shtoi Lavrov.
Vulini, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane për shkak të lidhjeve me Kremlinin, gjendet në Moskë që nga 4 nëntori, kur avioni me të cilin ishte nisur drejt Rusisë u kthye fillimisht në Beograd për shkak të një kontrolli të përsëritur të sigurisë ndaj udhëtarëve. Ai i mohoi informacionet jozyrtare se nuk e kishte kaluar kontrollin e nevojshëm të sigurisë në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.
Vullin, i cili ndodhet në listën e sanksioneve amerikane për shkak të lidhjeve me Kremlinin, mohoi raportimet jozyrtare se nuk kishte kaluar kontrollin e nevojshëm të sigurisë në Aeroportin “Nikolla Tesla”, në Beograd. Pas kthimit të avionit, ai i tha tabloidit Informer se bëhej fjalë për një “përpjekje për hakmarrje politike” ndaj tij.
Vullin tha se po udhëtonte zyrtarisht drejt Moskës për të diskutuar marrëveshjen e furnizimit të Serbisë me gaz. Drejtori i kompanisë Srbijagas, Dushan Bajatoviq, i cili ndodhej në të njëjtin avion, i tha televizionit N1 se pas kthimit në Beograd, të gjithë udhëtarët dhe bagazhet e tyre iu nënshtruan kontrolleve të hollësishme të sigurisë.
Ndërkohë, Prokuroria e Tretë Themelore Publike në Beograd njoftoi se do të hapë një lëndë për të verifikuar të gjitha rrethanat e ngjarjes në Aeroportin “Nikola Tesla”. Vullini konsiderohet një nga përkrahësit më të fuqishëm të Kremlinit në Serbi. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 2022, ai ka zhvilluar disa vizita zyrtare në Rusi.
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Romës ka denoncuar kërcënimet e ...
GAZA- Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar shembjen e një argjinature rëre në një kohë ku familjet p...
ANGLI- Një vajzë 16-vjeçare është vrarë me thikë nga një 18-vjeçare në qytetin e Leeds në Angli, pas...
KRAKOV- Pas sulmit në qytetin polak të Krakovit si pjesë e gjashtë viktimave është konfirmuar edhe një DJ 32-vjeçar n...
Anëtarët e Parlamentit IZRAEL- "Rrotat e makinës" politike të Izraelit po rrotullohen, por kjo nuk do të thotë se ata do t...
RUSI- Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darçiev, ka humbur jetën në moshën 66-vjeçare. Ministri...
INDONEZI- Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra pas vendimit të Gjykatës Su...
BOSNJE- Në një operacion policor në Bosnjë-Hercegovinë janë arrestuar 15 persona pas shënjestrave për dy grupet e ...
SHBA- Ish-Presidenti Joe Biden, ka zbuluar përmbajtjen e një letre të vitit 2021 të shkruar nga Presidenti Donald Trump, në lirin e ti...
ITALI- Ministria e Arsimit në Itali ka njoftuar se institucione të shumta arsimore kanë marrë një e-mail anonim me kërcënime...