11 November 2026, 17:29
Nga E.M

BOSNJE- Në një operacion policor në Bosnjë-Hercegovinë janë arrestuar 15 persona pas shënjestrave për dy grupet e ndërlidhura të krimit të organizuar, të dyshuara për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Në bazë të urdhrave të Gjykatës Supreme të Federatës ky operacion është zhvilluar në disa kantone të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës (FBiH), si dhe në territorin e Republikës Srpska.
Sipas autoriteteve, 13 persona u arrestuan në Kantonin Zenica-Doboj, ndërsa dy të tjerë në Kantonin e Sarajevës. Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në 13 lokacione, përfshirë banesa, ambiente biznesi, prona dhe asete të tjera.
Hetimet synojnë dokumentimin e veprimtarisë së dy organizatave kriminale, pjesë e të cilave dyshohet se janë dhjetëra persona. Gjatë hetimeve të mëparshme dhe atyre në vijim, autoritetet kanë sekuestruar rreth 150 kilogramë lëndë narkotike dhe 83 litra vaj prekursor, i dyshuar se përdorej për prodhimin e amfetaminës.
Vetëm gjatë kontrolleve të zhvilluara këtë të mërkurë, u sekuestruan gjithashtu mbi 100 mijë marka boshnjake, me vlerë rreth 51 mijë euro, nëntë automjete, një motoçikletë, armë zjarri dhe pajisje të posaçme që dyshohet se përdoreshin për peshimin e drogës.
Të arrestuarit pritet të dërgohen në ambientet e Administratës Federale të Policisë për procedurat e mëtejshme dhe marrjen në pyetje./Dosja.al
Bosnjë-Hercegovinë
Bota
11 November 2026, 17:14
E.M
SHBA- Ish-Presidenti Joe Biden, ka zbuluar përmbajtjen e një letre të vitit 2021 të shkruar nga Presidenti Donald Trump, në lirin e ti...
Bota
11 November 2026, 17:04
E.M
ITALI- Ministria e Arsimit në Itali ka njoftuar se institucione të shumta arsimore kanë marrë një e-mail anonim me kërcënime...
Bota
11 November 2026, 16:54
E.M
SHBA- Në vendet e Gjirit Persik, lufta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar dëme prej rreth 200 miliardë...
Bota
11 November 2026, 16:21
E.M
INDI- Autoritetet indiane kanë ndjekur së fundmi një skandal për përdorimin e inteligjencës artificiale në botimin e librave...
Bota
11 November 2026, 16:08
E.M
SHBA- Në Jug të SHBA-së është regjistruar një ngjarje tronditëse ku një foshnjë vetëm 11 muajshe ësht&eu...
Bota
11 November 2026, 15:59
E.M
TAJLANDË- Pesë vajza të mitura kanë humbur jetën në Kamboxhia, Tajlandë, pas një aksidenti tragjik ku automjeti q&...
Bota
11 November 2026, 15:50
E.M
SPANJË- Spanja është përfshirë këtë të mërkurë nga protesta masive dhe përplasje mes policisë dhe p...
Bota
11 November 2026, 15:15
E.M
EGJIPT- Gjykata penale e Kajros ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 shoqata dhe institucione, si dhe 36 individë, p&eu...
Bota
11 November 2026, 14:47
G.M
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Turqisë për marrëveshjen e kufirit detar turko-libian pritet të ...
Bota
11 November 2026, 14:45
e.d
Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe Jared Kushner
Për herë të parë që nga shkurti, bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës po ...