https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Gjykata Supreme e Indonezisë shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme/ Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka ka paraqitur dorëheqjen nga detyra
Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra pas vendimit të Gjykatës Supreme të Indonezisë, e cila shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme që Gibran kishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.
11 November 2026, 17:42Nga E.M
INDONEZI- Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra pas vendimit të Gjykatës Supreme të Indonezisë, e cila shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme që Gibran kishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.
Çështja ka shkaktuar reagime në skenën politike të vendit, ku më shumë se 100 ligjvënës kanë mbështetur një nismë parlamentare që mund të hapte rrugën për nisjen e procedurave të shkarkimit të zëvendëspresidentit.
Gibran Rakabuming Raka është djali i madh i ish-presidentit indonezian Joko ëidodo, i njohur si Jokoëi. Ky i fundit mbështeti Praboëon, ish-rivalin e tij politik, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Prabowo fitoi zgjedhjet dhe mori drejtimin e vendit, ndërsa marrëdhëniet mes dy figurave politike janë ftohur pas ndihmesës në ardhjen e tij në pushtet./Dosja.al