20 November 2026, 14:15
Nga DOSJA
Aktorja ruse e filmave porno, Eva Elfie
ANGLI - Leicester City i ka dhënë fund me efekt të menjëhershëm marrëveshjes së sponsorizimit me kompaninë BC Game, pas protestave të forta të tifozëve. Në qendër të polemikave ishte emërimi i aktores ruse të filmave për të rritur, Eva Elfie, si ambasadore e markës, çka shkaktoi pakënaqësi për praninë e logos së kompanisë në fanellat zyrtare të klubit.
Protestat u organizuan kryesisht nga Foxes Trust, grupimi i njohur i tifozëve të Leicesterit, i cili kërkoi shpjegime nga drejtuesit për vazhdimin e këtij partneriteti. Presioni i mbështetësve ndikoi në vendimin për t'i dhënë fund bashkëpunimit që kishte nisur në sezonin 2024/25.
Ndërprerja u konfirmua përmes një komunikate të përbashkët, ku palët iu referuan "prioriteteve të ndryshme tregtare për të ardhmen" si arsye për përfundimin e marrëveshjes.
Por klubi anglez shkoi edhe më tej për të qetësuar tifozët. Leicester njoftoi se do të rimbursojë plotësisht të gjithë ata që kanë blerë fanella zyrtare me logon e BC Game gjatë 28 ditëve të fundit, duke nisur nga 21 tetori.
Tashmë, Leicesteri do të duhet të gjejë një sponsor të ri, ndërsa kjo histori tregon se presioni i tifozëve mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vendimet më të rëndësishme tregtare të një klubi.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 November 2026, 14:00
SHBA - Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i paguar në MLS, me një kompensim të garantuar prej 28.33 milionë dollar&...
Sport
20 November 2026, 13:45
ITALI - E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli po bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori belg mund të largohet që në merkaton ...
Sport
20 November 2026, 13:31
E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falën...
Sport
20 November 2026, 13:00
SPANJE - Real Madridi duket se ka vendosur të rikthejë në shtëpi një nga talentet më premtues që ka dalë nga akademia e...
Sport
20 November 2026, 12:30
UKRAINE - Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës (UAF), Andriy Shevchenko, akuzoi Mykhailo Mudryk për "shpifje të pabaza...
Sport
20 November 2026, 12:00
ARABIA SAUDITE - Necmettin Bilal Erdogan, djali i Presidentit të Turqisë dhe udhëheqës i Konfederatës Botërore të Etnosporte...
Sport
20 November 2026, 11:30
ANGLI - Ian Evatt pati një ditëlindje të 45-të mjaft... të çuditshme. Të paktën duke gjykuar nga aktiviteti në l...
Sport
20 November 2026, 11:17
TIRANE - Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit dha masat ndëshkuese për incidentet e regjistruara në nde...
Sport
20 November 2026, 11:00
SPANJE - Barcelona mund të zhvillojë një ndeshje të veçantë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Klubi kat...
Sport
20 November 2026, 10:30
FRANCE - Paris Saint-Germain po përgatit një tjetër valë rinovimesh për të siguruar të ardhmen e futbollistëve kryesor&e...