Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
LIVE-Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt në Vlorë, evakuuohen banorët. 1000 ha nën ujë
12 December 2021, 08:35Nga DOSJA
TIRANË– Përmbytje dhe dhjetra hektarë tokë janë nën ujë për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Situata shfaqet më e keqe në Vlorë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa, që ka sjellë e përmbytjen e dhjetra banesave, ndërkohë që disa prej tyre janë mbuluar totalisht nga uji. Gjithashtu janë dëmtuar edhe disa ura, ku dëmin më të madh e ka bërë çarja e digës pranë asaj të Milfoit, duke sjellë edhe izolimin e rreth 300 banorëvë. Por problem janë shënuar edhe në Fier, ku nënstacioni i Poçemit ka ndaluar punimet që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Siç raportohet deri më tani, kanë mbetur pa energji elektrike zonat në: Hekal, Fratar, Selite, Kute. Ndërkohë që gjithashtu në fshatin Samaticë te Beratit, Vjosa ka marrë para hektarë të tërë me sera, duke shkatërruar kështu edhe të mbjellat e fermerëve. Deri më tani vlerësohet se nën ujë janë mbi 100 hektarë toka bujqësore, ndërsa gjithashtu janë shkatërruar dhe disa dhjetra serra e bimë.
Situatë problematike është paraqitur edhe në Fier, ku në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras dhe Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave. Po ashtu, raportohet se 5 qytetarë, mes tyre dhe 2 fëmijë kanë përfunduar në spital, por nuk dihet se cili është shkaku. Lidhur me situatën në Fier, kreu i emergjencave Civile, Haki Çako bëri me dije se janë evakuuar 13 familje, ndërsa tha se niveli i ujit po bie dhe gjendja nuk paraqitet kritike. Nga ana tjetër dhe reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në Bashkinë Maliq në Korçë. Edhe në Pogradec prej 48 orësh dy Njësi Administrative, Dardhas dhe Trebinjë janë pa drita. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raporton për probleme edhe në Gjirokastër, ku 4 fshatra janë pa drita pasi është dëmtuar shtylla e tensionit elektrik, duke lënë në errësirë zonat Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.
TIRANË– Nga sot, Edi Paloka nuk është më Kryetari i Këshilli Kombëtar. Me 251 vota pro, katër kundër dhe dy vota të pavlefshme Paloka është shkarkuar...
DIBËR – Moti i keq në Shqipëri ka bërë që reshjet e dendura të borës të bllokojnë qarkullimin në disa akse rrugore në vend. Kjo ka ndodhur edhe në zo...
FIER- Moti i keq ka bërë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati dhe pasojat po i vuajnë edhe banorët e qytetit të Fierit ku prej disa orësh qyteti nuk është furnizua...
TEPELENË – Policia ka arrestuar dy persona ditën e sotme në Tepelenë pas një kontrolli në shtëpitë e tyre ku u gjeti armë dhe hashash të mbjellë në v...
TIRANË– 251 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë vendosur shkarkimin e Edi Palokës si Kryetar i këshillit Kombëtar të PD-së. Jem...
PEQIN- Një aksident ka ndodhur dtën e sotme rreth orës 16:20, në aksin rrugor Peqin-Hasmashaj ku një motor është përplasur me një makinë tip “Ford”.H. Zh, 25 vj...
TIRANË– Në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka nisur procesi i votimit për të shkarkuar emrat që u propozuan një ditë më parë nga kryesia e ...
TIRANË– Demokratët, pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demorkatike janë mes dy alternativave, të votojnë pro apo kundër shkarkimit të Kryetarit të...
KURBIN– Fotoja që po shikoni tregon momentin kur personat e akuzuar largohen nga Sanxhaku i Kurbinit pasi kanë ekzekutuar biznesmeni Rakip (Pilot) Roli. F...