LIVE UPDATES
Editorial

Pse fitorja e Erdogan kënaqi edhe Perëndimin

Turqia është një anëtar kyç i aleancës ushtarake të NATO-s, duke marrë pjesë në të gjitha misionet e saj. Erdogan mund të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë, por ai gjithashtu ofron ndihmë ushtarake për Ukrainën.

30 May 2023, 07:17 Nga BBC

Pse fitorja e Erdogan kënaqi edhe Perëndimin

Mund ta keni vënë re se rëndësia strategjike globale e Turqisë është rritur ndjeshëm në sfondin e luftës në Ukrainë. Kjo duket edhe nga potpuria e “listës A” të liderëve botërorë që nxituan të urojnë Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e tij në zgjedhje të dielën mbrëma. I pari që u shfaq nga kjo listë ishte presidenti rus Vladimir Putin. Ai ishte aq i etur për të përkëdhelur egon e homologut të tij turk dhe lidershipit të tij “të fortë”, saqë nuk priti as rezultatet zyrtare të votimit përpara se të veçonte “politikën e jashtme të pavarur” të Erdoganit si arsye për fitoren e tij.

Ne mund të supozojmë me siguri se politika turke që Rusia e pëlqen veçanërisht është refuzimi i Erdoganit për të sulmuar Kremlinin pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, edhe pse aleatët e Turqisë në NATO vendosën sanksione dhe ulën varësinë e tyre energjetike nga Rusia. Madje tregtia midis Turqisë dhe Rusisë u rrit ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Por gjithashtu të etur në urime, përveç Putinit u shfaqën të dielën edhe presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron. Pavarësisht se nuk e pëlqejnë qëndrimin e Erdoganit ndaj Kremlinit dhe dhunimin e fjalës së lirë apo normave demokratike në vend gjatë dy dekadave të tij të para në pushtet, për ta Turqia është një aleat vendimtar – edhe i vështirë dhe i paparashikueshëm – i Perëndimit.

Turqia është një anëtar kyç i aleancës ushtarake të NATO-s, duke marrë pjesë në të gjitha misionet e saj. Erdogan mund të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë, por ai gjithashtu ofron ndihmë ushtarake për Ukrainën. Ai ndërmjetësoi në mënyrë të suksesshme një marrëveshje me anë të së cilës Rusia i dha fund bllokadës të drithërave të Ukrainës, duke i lejuar ato të rrjedhin në pjesë të botës që mbështeten në to. Ai gjithashtu – pas një hezitimi të gjatë – dha miratimin e tij zyrtar për anëtarësimin e fqinjit të Rusisë, Finlandës, në NATO. Dikur një avokat i apasionuar i anëtarësimit të Turqisë në BE, Erdogan këto ditë flet për “ta bërë Turqinë përsëri të madhe”.

Për të, kjo ka sjellë një politikë të jashtme më të pavarur. Gjatë viteve, ai ka zhvilluar marrëdhënie shumë transaksionale me të gjithë aleatët e tij. Shtëpia e Bardhë nuk e ka fshehur padurimin e saj në përpjekje për të bindur Erdogan që të miratojë anëtarësimin në NATO edhe për Suedinë. Suedia do të siguronte mbulesë të rëndësishme të Detit Baltik për aleancën kundër Rusisë.

Perëndimi shpreson se gjendja e rëndë e ekonomisë së Turqisë dhe gjasat që Erdoganit do t’i duhet të përqendrohet në stabilizimin e financave dhe tërheqjen e investimeve të huaja mund të zbutet për të pranuar Suedinë në NATO si një kusht pro quo. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende të NATO-s që ende bllokojnë anëtarësimin e Stokholmit.

Presidenti Macron, ndërkohë, shqetësohet për migrimin në BE dhe shpreson të marrë garanci nga Presidenti Erdogan sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë krizës së migracionit të vitit 2015, më shumë se 1 milion refugjatë dhe azilkërkues, kryesisht nga Siria bënë udhëtimin e rrezikshëm përmes Mesdheut drejt BE-së me varkat e trafikantëve të njerëzve.

Brukseli më pas bëri një marrëveshje me Turqinë. Në këmbim të një shume të madhe parash dhe udhëtimi pa viza për turqit në BE (këta të fundit nuk mbërritën kurrë plotësisht për shkak të kundërshtimeve të BE-së ndaj burgosjes së Erdoganit të kritikëve dhe kundërshtarëve politikë), presidenti turk do të bënte çmos për të parandaluar emigrantët pa dokumente duke u bërë një bllokadë në ujërat turke. Por rritja e numrit të refugjatëve sirianë në shtëpi rezultoi jashtëzakonisht jopopullore për votuesit turq.

Këtë muaj, çdo parti politike që konkurronte në zgjedhjet parlamentare të Turqisë premtoi të ndërmarrë veprime për të zgjidhur “çështjen e emigrantëve”. BE-ja shqetësohet për mundësinë e shtyrjes së refugjatëve nga Turqia në Siri në rrezik për sigurinë e tyre dhe që Turqia të lejojë kontrabandistët e njerëzve të mbretërojnë përsëri për të dërguar anije me azilkërkues nëpër Mesdhe.

Brukseli është gjithashtu në mbrojtje, pasi Greqia, anëtare e BE-së, është përfshirë në një sërë mosmarrëveshjesh me Erdoganin, të përqendruara në Detin Egje, ndërsa anëtari i BE-së, Qiproja është ende në zjarr pasi Erdogan bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete (greke dhe turke) për dekada ndarjeje të gjata pas një pushtimi turk gati 50 vjet më parë.

Perëndimi dikur e përshkruante rëndësinë strategjike të Turqisë si urë midis Evropës dhe Lindjes së Mesme, por pushtimi rus i Ukrainës e ka transformuar statusin e Turqisë. Pak presin surpriza të mëdha të politikës së jashtme nga Erdogan teksa ai hyn në dekadën e tij të tretë në pushtet. Por aleatët strategjikë të Ankarasë po vëzhgojnë vërtet shumë nga afër. Ajo që bën Turqia ka rëndësi edhe për ta.

erdogan

Sondazh

Editorial 24 May 2023, 10:28 Meri Lika

Ne, shoqëria e interesit të vogël

Meri Lika Ne jemi shoqëria e interesit të vogël, e atij interesi që edhe pse është i vogël nuk ka asnjë lidhje me f...

Editorial 22 May 2023, 11:47 Fatos Lubonja

Merruni me kasapin më së pari

Fatos Lubonja Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë ...

Editorial 22 May 2023, 09:45 Yanis Varoufakis

Vdekja e çuditshme e individit liberal

Yanis Varoufakis Athinë – Im atë ishte mishërimi i individit liberal, një ironi e shkëlqyer për një marksist t&eum...

Editorial 18 May 2023, 14:47 Enton Abilekaj

Çfarë e kompromenton alibinë e opozitës?

Enton Abilekaj Zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, do të mbahen mend për numërimin dramatik në Bashkinë e Tiranës. Pas nj&...

Editorial 18 May 2023, 10:06 Meri Lika

Një lider i ri?

Meri Lika Personalisht nuk i kam menduar asnjëherë asnjërën prej tyre sepse unë kam një tjetër mendim në lidhje me ...

Editorial 11 May 2023, 21:25 Fjola Graçi

A i beson Rama sondazhet?

Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit duket i çimentuar. I pari e ka çimentuar kryeministri, ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin