Polivia
TIRANË- Detaje të reja ndaj atentatit të 21-vjeçarit janë bërë publike. Mësohet se autorët e kanë dhunuar me sende të fortë të riun. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet që autorët të identifikohen.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.