LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e studentëve diskutohet në PE/ Eurodeputetët kritikë ndaj situatës në Shqipëri: Qeveria teknike do i jepte zgjidhje situatës

• Klima politike në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe protestat kanë qenë në fokus të deklaratave të përfaqësuesve të institucioneve europiane, të cilët kanë ngritur shqetësime për zhvillimet e fundit në vend. • Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Emanuele Giaufret, ka vënë në dukje përshkallëzimin e tensioneve politike gjatë javëve të fundit, duke theksuar se polarizimi po thellohet dhe se Parlamenti shqiptar nuk po arrin të përmbushë funksionin e tij si një hapësirë dialogu mes palëve. • Nga ana tjetër, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Valentina Superti, ka vlerësuar punën e SPAK, duke nënvizuar rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. • Sipas saj, SPAK ka shënuar përparim konkret në krijimin e një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta të pushtetit. • Edhe raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, është ndalur te lufta kundër korrupsionit, duke theksuar se hetimet dhe masat konkrete mund të krijojnë në media perceptimin se korrupsioni është i përhapur gjerësisht. • Megjithatë, ai e konsideron këtë edhe si një tregues se drejtësia po prek persona të fuqishëm dhe me profil të lartë, të cilët tashmë përballen me ndjekje penale apo përfundojnë në burg. • Ndërkohë, eurodeputeti Marco Tarquinio ka ngritur shqetësimin për sanksionet e parashikuara ndaj protestuesve në Shqipëri, të cilat sipas tij mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë, ose rreth 5 500 euro. • Po ashtu, Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, theksoi se qytetarët kanë dalë në rrugë kundër abuzimit me pushtetin, korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës. • McAllister u shpreh gjithashtu se krijimi i një qeverie teknike mund tu japë qytetarëve më shumë besim për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve politike dhe protestave.

2 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Eurodeputetët kritikë ndaj situatës në Shqipëri: Parlamenti nuk po shërben si forum dialogu

Protesta e studentëve diskutohet në PE/ Eurodeputetët

BRUKSEL- Klima politike në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe protestat kanë qenë në fokus të deklaratave të përfaqësuesve të institucioneve europiane, të cilët kanë ngritur shqetësime për zhvillimet e fundit në vend.

Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Emanuele Giaufret, ka vënë në dukje përshkallëzimin e tensioneve politike gjatë javëve të fundit, duke theksuar se polarizimi po thellohet dhe se Parlamenti shqiptar nuk po arrin të përmbushë funksionin e tij si një hapësirë dialogu mes palëve.

Nga ana tjetër, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Valentina Superti, ka vlerësuar punën e SPAK, duke nënvizuar rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas saj, SPAK ka shënuar përparim konkret në krijimin e një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta të pushtetit.

Edhe raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, është ndalur te lufta kundër korrupsionit, duke theksuar se hetimet dhe masat konkrete mund të krijojnë në media perceptimin se korrupsioni është i përhapur gjerësisht. Megjithatë, ai e konsideron këtë edhe si një tregues se drejtësia po prek persona të fuqishëm dhe me profil të lartë, të cilët tashmë përballen me ndjekje penale apo përfundojnë në burg.

Ndërkohë, eurodeputeti Marco Tarquinio ka ngritur shqetësimin për sanksionet e parashikuara ndaj protestuesve në Shqipëri, të cilat sipas tij mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë, ose rreth 5 500 euro. Ai ka vënë në dukje peshën e këtyre gjobave në raport me nivelin e të ardhurave në vend, duke theksuar se paga mesatare arrin rreth 930 euro.

Pjesë nga fjalimet:

Emanuele Giaufret nga Komisioni Europian: Klima politike në Shqipëri është tensionuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Polarizimi po thellohet dhe Parlamenti shqiptar nuk po arrin të përmbushë rolin e tij si një forum dialogu.

Valentina Superti, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian: SPAK ka vazhduar të japë rezultate të mira dhe ka shënuar përparim konkret në krijimin e një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder: Masat që ndërmerren kundër korrupsionit dhe hetimi i rasteve konkrete krijojnë edhe një perceptim të përhapjes së korrupsionit në media. Por kjo do të thotë gjithashtu se edhe persona të fuqishëm dhe me profil të lartë përfundojnë në burg ose përballen me ndjekje penale

Eurodeputeti Marco Tarquinio: Janë parashikuar sanksione ndaj atyre që protestojnë, të cilat mund të arrijnë deri në gjysmë milioni lekë, që të konvertuara në euro janë rreth 5 500 euro, në një vend ku paga mesatare arrin në 930 euro./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit"/ Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qeveria teknike jep shpresë për zgjedhje të lira

Protesta e studentëve diskutohet në PE/ Eurodeputetët
David McAllister

BRUKSEL-  Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ka ngritur shqetësime për zhvillimet e fundit në vend. Gjatë fjalës së tij, McAllister iu referua protestave në Shqipëri, duke thënë se qytetarët kanë dalë në rrugë kundër abuzimit me pushtetin, korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës.

Ai përmendi edhe ndërtimin e kullave në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e parave që investohen në to dhe mundësinë e pastrimit të parave. McAllister u shpreh gjithashtu se krijimi i një qeverie teknike mund t’u japë qytetarëve më shumë besim për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve politike dhe protestave.

“Kemi marrë mesazhe të shumta shqetësuese rreth situatës politike në Shqipëri. Shqiptarët dolën në rrugë kundër abuzimit të pushtetit, rritjes së korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës. Mjafton të shikoni kullat që janë ndërtuar në Tiranë, për të kuptuar çfarë problematikash ka aty dhe se si pastrohen paratë. Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, një qeveri teknike do të bindte shoqërinë civile dhe do të ulte tonet e protestave, për arritjen e paqes”, u shpreh McAllister./Dosja.al

Eurodeputetët situata ne Shqipëri

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa