LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin shqiptar, ja si do i shiteshin armë Ukrainës

• Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar disa audiopërgjime, për të cilat përfshihen aleati i kryeministrit Edi Rama amerikano-izraeliti Ron Yefet dhe vetë kryeministri. • Në një intervistë të dhënë nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj, thekson se përgjimet zbulojnë një skemë të gjerë abuzimi me fondet publike, asetet shtetërore dhe trafikun ndërkombëtar të armëve, ku i përfshirë është dhe shteti shqiptar. • Ahmetaj ka vendosur në qendër të denoncimeve biznesmenin Ron Yefet, kompaninë Timak Defense dhe atë që ai e cilësoi si “koncepti KAYO”. • Sipas Ahmetajt, audiopërgjimi është regjistruar në janar të vitit 2026 dhe përmban biseda që lidhen me persona dhe kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes dhe kanë marrëdhënie me institucionet shtetërore. • Ahmetaj ka dhënë edhe detaje mbi strukturën e kompanive, duke pretenduar se Ron Yefet zotëron 49% të Timak sh.p.k., ndërsa kjo kompani, zotëron 80% të Timak Defense. •  Gjatë intervistës, Ahmetaj ka përmendur edhe kompani të tjera, përfshirë Advanced Arms Technology, Timak Aviation dhe Timak Special Vehicles, duke ngritur pretendime për mënyrën se si këto kompani operojnë dhe për marrëdhëniet e tyre me fondet publike dhe institucionet shtetërore. • Një pjesë e rëndësishme e denoncimeve të tij lidhet edhe me pretendimet për trafik ndërkombëtar armësh, ku Ahmetaj ka përmendur emra biznesmenësh dhe zyrtarësh, duke ngritur dyshime për lidhje të mundshme mes aktivitetit të kompanive të sektorit të mbrojtjes dhe këtij trafiku. • Në intervistë, Ahmetaj ka akuzuar me emër dhe mbiemer Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufin si të përfshirë në trafikun e armëve, duke treguar dhe një episod se si në Itali është kapur një kamion me raketa. • Sipas Ahmetajt, këto armë vinin nga Afrika dhe paketohen në Shqipëri për tu dërguar më pas në zona konflikti, Ish-zëvendëskryeministri është shprehur se materiali audio-përgjues mund t’i nënshtrohet ekspertizave teknike nga specialistë të fushës, për të verifikuar origjinalitetin dhe përmbajtjen e tij. • Ahmetaj ka deklaruar se ka një listë të gjatë të atyre janë afera dhe çështje të pahetuara të qeverisë, duke pretenduar se për një pjesë të tyre disponon dosje dhe materiale që i janë dërguar. • Ahmetaj përmendi Kadastrën, si dhe investimet në rrugë dhe tenderët publikë, duke akuzuar drejtësinë se në disa raste nis të prekë çështjet dhe më pas nuk vijon me hetimet. • Ahmetaj solli më pas çështjen Becchetti, duke përmendur një faturë prej mbi 130 milionësh, si dhe “Albanian Files”, të cilën e cilësoi si një material që përmban të dhëna të mjaftueshme për hetim. 

19 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

‘Kush është Sani?’/ Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, po luhet me shtetin dhe po kalojnë milionat te kompanitë private

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta që prekin disa prej çështjeve më të diskutuara të politikës dhe ekonomisë shqiptare. Në intervistën e tij në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmetaj ka folur për Data Center-at dhe energjinë, tenderin për avionët zjarrfikës, si dhe për projektin e shtetit Bektashi.

Ahmetaj ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si menaxhohen paratë dhe pasuritë publike, përmend emra dhe kompani, ndërsa paralajmëron se ka ende persona dhe zhvillime për të cilat do të flasë në vijim. 

Pjesë nga intervista ekskluzive:

Ahmetaj: Pra, kemi përsëri, Duranën, asgjë, janë devijuar paratë e buxhetit të shtetit nëpërmjet heqjes së taksave të paligjshme, e pastaj do vejë Sani te Durana, do prodhojë këtë Data Center-in me çmime të, dhe do gëlltisë 3.2 megavat për orë në një Data Center që ka shumë mundësi që me aq të prodhojë dhe kripto, dhe pastaj të kanalizohen lart qoftë te Jet Bank-u dhe, ëë, pastaj të atashohen edhe biznesmenë vendas të shpurës, dhe t'i jepet çmimi i cash-it.

Po sikur të vijnë 100 Data Center-a, ja jep dot çmimin e cash-it ti? Çfarë do bësh ti? E di ti sa kërkon data center, 400, sa konsumojnë? 400 pishina olimpike, energji. Si guxon ti t'ia japësh me çmimin e cash-it? Le të shkojë ta blejë në tregun e lirë ai!

Pse kështu? Çfarë është ky Sani? Çfarë është ky për ty? Çfarë është ky? Është izraeliti që i referoheshe te shëndetësia?

Po, s'kam asnjë gjë me Sanin, le të bëjë biznes sa të dojë. Po jo të marrë paratë e shqiptarëve ky e t'ia kalojë Sanin.

Tjetra. Pse nuk jep tek, te Aruba, emrin e personit nga qeveria? Pse s'e jep, ta japë të na e nxjerrë atje. Se ka dhe një emër tjetër që ka qenë në Monaco. Ta nxjerrë dhe të shikojë se deri ku i shtrin Aruba metastazat.

Pastaj kemi edhe një gjë tjetër se, në fund do të lë Air Tractor. Ku e ke Thumanë-Kasharin, s'flisni mo... pse s'flet opozita mo? Çfarë problemi ka që s'flet opozita? Ku është lidhja? Pse s'flet opozita për Thumanë-Kasharin? E ka dërguar në SPAK opozita...

Çim Peka: Është grabitje.     

Arben Ahmetaj: E ka dërguar plugun në SPAK, jo opozita. E ke dërguar ti, e ka dërguar Gaz Bardhi, Belindi...

Çim Peka: Po mirë se këta funksionarët zyrtarë të opozitës janë. Edhe Belindi, edhe Gaz Bardhi,

Arben Ahmetaj: Dakord tani po vjen... Dakord...

Tani po vij, edhe ke një që nuk do ta trajtoj totalisht sepse do t'ia lë Plugut dhe ty që ta ndjekësh. Do t'ia lë Plugut dhe ty që ta ndjekësh. Është afera e avionëve zjarrfikës.

Afera e avionëve zjarrfikës është interesante. Ja ku e ke, është një lloj mirsadije mbrapa, që unë i kam depozituar elementët e informacionit me çka duhet.

Gara ka qenë nëpërmjet Thrush Aircraft dhe Air Tractor. Thrush Aircraft që ka këtë emrin e EFA Holding, që është edhe Thrush, janë kompanitë e vetme të prodhimit të avionëve zjarrfikës.

Është hapur tenderi, në kohën e Piro Vëngut, flitet, nuk e di, që Piro Vëngu ka ikur se nuk e firmoste dot këtë, kishte frikë. Rregull?

Dhe kanë hapur tenderin me 14.4 milionë, plus ose minus, euro, për dy avionë floating, pra me gomavarka, le ta themi. I është thënë me argumente tekniko-shkencorë që duhet të jenë me goma, po s'ka pranuar sepse kreu i organizatës e ka pasur të drejtpërdrejtë logjikën që do të shkonte te Air Tractor.

Atëherë, EFA i ka shkruar në zyrë dhe i ka thënë: ‘Ore, me 14.4 milionë euro unë ju sjell tre avionë me goma dhe jua sjell deri më 26 maj që t'i keni për zjarret.’

Ermal Raketa është entuziazmuar një moment. Se... Mirëpo kur është thirrur përpara komandantit, i është hequr veshi Ermal Raketës. Dhe Ermal Raketa e skualifikon EFA-n.

Sot e kësaj dite, ka shumë gjëra këtu. Sot e kësaj dite, nuk kanë ardhur avionët. Do kishin ardhur avionët, shqiptarë të nderuar, do kishin ardhur avionët në 26 maj, do të kishin fluturuar të shuanin zjarret. Zjarret që kanë lënë kreu i organizatës, vetëm që t'i kalojnë paratë Air Tractor.

Këtu, zoti Peka, që do ta lë ty, janë dhe vendimet gjyqësore apo të autoriteteve, në raport me Air Tractor që është dënuar, në Spanjë, në Greqi, nga Bordi i Auditit, në Kili, ka, vazhdon. Nuk e paragjykoj. Janë punët e tyre, po flas për Republikën e Shqipërisë dhe çfarë i bën Republikës së mjerë të Shqipërisë kreu i organizatës.

Dhe në fund, zoti Peka, një gjë që mua nuk më rri pa e thënë. Nuk më rri dot pa e thënë.

Ore, ky tallet me Shqipërinë mo, ky hedh idenë shteti Bektashi. Ore, kujt ia tregon shtetin Bektashi?

Familja ime, në traditë është familje bektashie. Ata që e kuptojnë, brenda bektashinjve, gjyshja ime ka qenë e besimit të thellë bektashi. Kjo është shaka, kjo është fyerje.

Bektashinjtë janë në themel të krijimit të shtetit shqiptar, së bashku me ortodoksët, katolikët, myslimanët suni, kanë lënë gjak dhe djersë dhe vite, dhe jetë për të krijuar shtetin shqiptar.

Kam një studim, nga grup inteligjent profesional, që tallja me shtetin Bektashi është rrezikshmëri për shpërbëje të shtetit shqiptar. S'kemi nevojë ne.

Ne bektashinj, ndaç suni pastaj, ndaç katolik, ndaç ortodoks, ne jemi shqiptarë. Shteti ynë është i shenjtë, me zë e kemi bërë.

Edhe megjithëse kreu i organizatës e ka shpërbërë në institucione, Shqipëria nuk hahet dot nga kanceri. Nuk hahet dot e mund Shqipëria kancerin. Është shumë e rrezikshme.

Mos të luajë zotëri me këto lojëra. Edhe krerët e bektashinjve, të institucioneve bektashinj, mos të futen. Jemi shqiptarë!

Po pse krijo këtij një shtet bektashi, dhe ofendo këtë, ti me suni, ofendo këtë ti me katolik, ofendo këtë ti me ortodoks. Po pse? Ku e gjen ti këtë perversitet? Ku do të dalësh ti? Çfarë do të bësh, pastrim parash? Shpërbërje të shtetit?

Kujt ia tregon ti? Shqiptarëve ua tregon ti këtë? Janë budallenj? Bektashinjtë janë budallenj? Ne jemi budallenj? Ata sunitë janë budallenj? Ortodoksët janë budallenj? Katolikët janë budallenj? Protestantët janë budallenj?

Apo, dhe ç'i futet shqiptari, respekt i atyre, janë budallenj? Ore, në emër të kujt e bën ti këtë shtyrje?

Çim Peka: Në emër të parasë! Dhe pyetja ime besoj që i saktësisht bën pyetjen ‘Çfarë pret?’. E bëra unë te vetja ime, nëse ma lejon.

Arben Ahmetaj: Patjetër. Të kam thënë, i pres të gjitha. Të gjitha. Pres segmentet e drejtësisë mos të lexojnë dosjet. Pres segmentet e SPAK-ut të vazhdojnë kërcënimet. Pres kreun e organizatës të vazhdojë kërcënimet...

Unë e thashë që unë s'e numëroj më veten në familjen time. Çfarë pres? Pres protestën të fitojë. Pres protestën të fitojë.

Çim Peka: Meqë i preke të gjitha këto, një pyetje të fundit sepse jemi tërësisht në limitet e kohës. Përmende një person, një person në Monaco, që the është në vazhdim. Meqë i preke të gjitha këto, do më presësh prapë mua për këtë person?

Çim Peka: Me kënaqësi do vij! Zoti Ahmetaj, faleminderit.

Arben Ahmetaj: Faleminderit juve.

2 MUAJ ME PARE

Ahmetaj: Rama mori peshq të kuq nga Japonia për kopshtin e Edenit

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. I ftuar në "Çim Peka Live", Ahmetaj kritikoi ashpër Kopshtin e Edenit duke theksuar se Rama ka marrë peshq të kuq japonezë. Sipas Ahmetajt Rama i do peshqit e kuq japonez, që të relaksohet.

“Kreu i organizatës ka marrë dhe peshq të kuq nga Japonia. I ka marrë aty tek Kopshti i Edenit. I ka marrë, sepse do që të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. Kam hall se do ekzekutojnë peshkun e kuq japonez nesër. Gjithë kantina e verërave si u zhduk? Nuk dinte gjë SPAK, nuk dinte gjë policia? Tani do zhdukin dhe peshkun e kuq? Si zhdukeshkan 3 mln euro e kusur euro verë? Segmente të SPAK janë nën kontroll,” tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Nga Kadastra te 'Smart City', Ahmetaj rendit aferat e qeverisë: ‘Albanian Files’ është aktakuzë e pastër

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ka një listë të gjatë të atyre janë afera dhe çështje të pahetuara të qeverisë, duke pretenduar se për një pjesë të tyre disponon dosje dhe materiale që i janë dërguar. Gjatë intervistës në "Çim Peka Live" Ahmetaj ka folur për “Smart City”, duke ngritur pikëpyetje mbi koston. Ai e vuri theksin edhe te fakti që projekti po zhvillohet pa tender dhe kërkoi të dijë pse Komisioni Europian nuk ka reaguar.

Ahmetaj përmendi Kadastrën, si dhe investimet në rrugë dhe tenderët publikë, duke akuzuar drejtësinë se në disa raste nis të prekë çështjet dhe më pas nuk vijon me hetimet. Ahmetaj solli më pas çështjen Becchetti, duke përmendur një faturë prej mbi 130 milionësh, si dhe “Albanian Files”, të cilën e cilësoi si një material që përmban të dhëna të mjaftueshme për hetim. Në këtë pikë ai kërkoi të ndiqet rrjedha e parave, duke përmendur edhe arkitektë të huaj dhe lobime.

"Kadastra. Kujt ia tregojnë këta që vijnë dhe arrestojnë Arben Ahmetajn, ndërkohë që gjithë shpërdorimet e dyshes dhe të dysheve nuk i prekin? Janë çmendurira. Unë i di dhe i kam me dosje. Njerëzit më dërgojnë pafundësisht materiale. Te rrugët bëjnë sikur i prekin dhe pastaj nuk i prekin. Ka shpërdorime, ka pabarazi në tendera. Grup i strukturuar kriminal, me në krye kreun e organizatës. E dini për çfarë më kanë akuzuar në dosjen time? Unë jam akuzuar për korrupsion, por nuk kam asnjë punonjës administrate. Është ish-gruaja, gruaja, qytetarë që kanë shitur dhe kanë blerë. Ndërkohë, këtu është bërë nami. Becchetti, 130 e kusur milionë. ‘Albanian Files’ është aktakuzë e pastër, që tregon me detaje të shkruara dhe të pranuara se çfarë ka bërë ky. Ndiq paratë, po deshe, edhe me arkitektët e huaj, ku kanë qarkulluar dhe çfarë lobimi kanë bërë.

Ka guxuar ky sikur njëri është Oktavian Augusti dhe tjetri Agripa, sikur do të ndërtojnë Romën dhe do të lënë fytyrën e vet. Aeroporti i Vlorës, grabitje. Valoni të ketë kujdes, se i del fytyra edhe te ‘Smart City’. I kam këtu llogaritë e ‘Smart City’, sepse mbase nuk do të arrijmë dot në kohë. Nuk kam punë as me njërin dhe as me tjetrin, por po të them që rezulton indirekt te ‘Smart City’. Kam bërë llogaritë: një kamerë është 560 dollarë, e blen me shumicë. Kujt ia tregon ky 130 milionë dollarë? Pa tender. Po ku është Komisioni? Si ka mundësi që Komisioni nuk flet fare? Ku është Komisioni Europian?

Kemi përsëri Durrësin. Janë devijuar para të buxhetit të shtetit nëpërmjet heqjes së taksave të paligjshme. Pastaj do të shkojë Sani në Durrës, do të prodhojë këtë data center-in me çmimet e këtij dhe do të gëlltisë 3.2 megavat në orë në një data center, që ka shumë mundësi që me aq të prodhojë edhe kripto dhe pastaj të kanalizohen, larg qoftë, te Jet Bank. Pastaj të atashohen edhe biznesmenë vendas të të shpurës dhe t’i jepet çmimi i KESH-it. Po sikur të vijnë 100 data center-a, do t’ua japësh të gjithëve?," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Ka 14 punonjës", Ahmetaj denoncon skemën e 'TIMAK Defence': Yeffet s’ka investuar asgjë, ka futur tubin në buxhetin e shtetit

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si po funksionon industria e re ushtarake e ngritur nga qeveria, duke vendosur në qendër TIMAK Defence. Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj thekson se privati kontrollon 80% të kompanisë dhe shteti, përmes KAYO-s, vetëm 20%. Ahmetaj thotë se Ron Yeffet nuk ka investuar kapital, ndërsa kompania ka përfituar një tender prej 3.1 milionë eurosh.

Ahmetaj ka ngritur akuza mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe po funksionon TIMAK Defence, kompania e krijuar nga bashkimi i privatit me KAYO-n shtetërore në sektorin e industrisë ushtarake. Sipas Ahmetajt, shifrat financiare dhe aktiviteti i kompanisë ngrenë pikëpyetje mbi investimin real të ortakëve privatë.

Ai deklaroi se TIMAK Defence ka vetëm 14 punonjës, me një kosto vjetore prej rreth 140 mijë eurosh, ndërsa prodhimi i pajisjeve ushtarake, sipas tij, është minimal.

"Pra, kjo u mjafton shqiptarëve të kuptojnë që ky po klonon gjysmën në të gjitha shërbimet publike për t'i grabitur. Buxheti i shtetit sot është në gjakderdhje financiare. Pra, unë e ndava këtë audio-përgjim me qytetarët, që qytetarët të shohin vetë nga goja e aktorëve se si grabitet Shqipëria. Nga kush grabitet Shqipëria. Dhe dua që t'i shpjegoj qytetarëve një element që unë e mendoj se është shumë i rëndësishëm. Më falni një sekondë. Do duhet që të... do duhet që të sistemoj pak... okej. Atëherë, kam sjellë diçka interesante, shumë të shpejtë, nga T-MAC Defense. Dhe ky, që ka bërë këto ligjet kriminale dhe që ish-kolegët e mi... ish-kolegët e mi nuk e refuzuan... po jemi të bindur që... nuk do vazhdojë gjatë kjo histori.

Këtu jemi duke folur për T-MAC Defense. Çfarë është T-MAC Defense, të dashur qytetarë? T-MAC Defense është një kompani e krijuar nga Kajo dhe nga Roni Efet me dikë tjetër. 80% i ka Roni Efet me dikë tjetër, dhe 20% i ka i shkreti shtet. Nëpërmjet Kajos, i shkreti shtet. Dhe, ja ku e keni pasqyrën financiare. Do t'ju lutesha dhe ju mund ta keni, unë e kam dërguar, po me këto shënime, për të kuptuar qytetarët.

Do ta them me terma të thjeshta çfarë ndodh këtu. Pra, të nderuar qytetarë, T-MAC Defense ka 14 punonjës me një rrogë prej 860 eurosh. Pra, vlera e shtuar e tyre është gjithsej diku te 150 mijë euro në vit. Dhe, po të shohësh, ka totalin e aktiveve afatgjata. Totali i aktiveve afatgjata, të nderuar qytetarë, në një gjuhë të thjeshtë do t'i referohej makinerive dhe pajisjeve. Gjithsej ka 220 mijë lekë. Shifeni pak, 220 mijë lekë, zoti Peka. Pra, jemi duke folur për një kompani që edhe një kioskë e vogël është më e madhe. Dhe shikoni pak aktivet afatshkurtra, në gjuhën popullore do ta thjeshtësoj. Shikojeni pak. Pra, totali i pasurisë, me demek, jo i pasurisë tamam, se është koncept tjetër kapitali, është 947 milionë lekë. Dhe të gjitha këto, që ta kuptoni, janë paradhënie. Janë paradhënie nga buxheti i shtetit.

Tani, kur u bë ligji, Roni do ishte investitor. Shifeni pak kapitalin. Kapitali është pasuria që vjen nga bashkëpronarët dhe pastaj trashëgohet dhe fitimi. Pra, akumulohet fitimi. Nuk dua të hyj në terma teknikë. Pra, kapitali... po ku janë paratë e Ronit që i ka investuar? Është negativ, zoti Peka, shikoje pak, është negativ. Pra, kompani që ka futur tubin në kraharorin e buxhetit të shtetit dhe thith gjak nga aorta e buxhetit të shtetit. Procedurë pa tender, pa tender. Një anti-pseudo, anti-korrupsionist brenda grupit parlamentar, ka folur ndonjëherë për këtë? Ose për plaçkitësin? Jo. S'ka folur. Flet për çfarë të duash ti, edhe për eklipsin e hënës, po nuk merret me këtë. Se e njeh shumë mirë.

Se çfarë është kjo? Se po mos ta njihte, do thoshte nuk e njihte. E njeh shumë mirë. Pra, kjo pasqyrë financiare tregon krimin. Tregon se si skajon kjo kompani terroriste që iu dorëzohen kompanive private, që pastaj thithet gjaku nga aorta, nga kraharori i buxhetit të shtetit dhe i shqiptarëve. Ja kreu i organizatës që del atje dhe mburret dhe bën aktorin dhe kërcënon. Kreu i organizatës kërcënon. Vazhdo, kërcëno. Kërcëno edhe në SMS që i shkruan. Edhe në SMS që i shkruan. Dhe mendon se t'u shkruajtën... po, po, vazhdo. Ja ku ke shtrydhje nga buxheti i shtetit. Do t'i lutesha regjisë ta nxirrnin. E mbani mend kur kam thënë që ka emëruar komandantin e forcave tokësore, e ka ndryshuar? Për këtë gjë e ka ndryshuar, se jo çdo njeri firmos me sy mbyllur. S'janë të gjithë Ermal Raketa. As Plaçkitësja. As Akshi. Ka njerëz që kanë dhe tru në kokë," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përgjimi i publikuar nga Ahmetaj/ Ron Yefet: Qeveria na ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëjmë

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një përgjim ku dëgjohet izraeliti Ron Yefet të thotë se nuk ndjek asnjë rregull. Në intervistën e Ahmetajt në ‘Çim Peka LIVE’, është publikuar dhe përgjimi ku Ron Yefet deklaron qartësisht se qeveria e ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëhen.

Sipas Ahmetajt po flitet për vazhdimin e logjikës të përgjimeve të mëparshme, si koncepti KAYO.

"Pra, i referohet plugut. Julian Hoxhaj në mos gabohem? Urime për Plugun, se megjithëse këta qeshin, edhe shoë me the money thotë. Të tregoj unë paratë. Shoë me the money. Edhe pastaj segmentet e SPAK-ut, le të refuzojnë të ndjekin paratë e inceneratorit të Tiranës, e inceneratorëve, të një kompanie që ka marrë koncesion rrugësh, të një kompanie 'B' kushërinj, të këtij që ka marrë koncesionet e rrugëve. Le t'i ndjekin paratë që i lidhin me plaçkitjen. Le t'i ndjekin, që janë bërë nga 1, 140 milionë për një vit. Po, sepse ia lë në dorë koncesionari, i thotë urdhëro, ja, kjo është kompania jote, plaçkite, bëj çfarë të duash, mbushe. Dhe plaçkitësi e ka mbushur.


Nuk diskutohet. Pra jemi duke folur për vazhdimin e logjikës të përgjimeve të mëparshme. Pra, jemi KAYO koncept, si koncept kriminal, Delvina, që mësova disa ditë përpara që mund të jetë edhe një qytetar amerikan në arbitrazh. Më thanë që përgatitet tani në shtator që të bëjnë heqjen finale. Pra, Roni do të bëhet i pasur me paratë e shqiptarëve. Dhe vlera e vetme e Ronit, pa e paragjykuar profesionalizmin e Ronit në punët e veta dikur, është miqësia me kreun e organizatës. Dhe ai thotë t'i bëjmë punët e pista. E ke këtu, e ke këtu, ja dëgjoje tjetra.

Arben Ahmetaj: Pra dy gjërat e fundit se sigurisht që kemi mundësi t'i elaborojmë pafund... dy gjërat e fundit, Roni i thotë që s'keni nevojë për para, i thotë. Vetëm bëni anën teknike se paratë i derdhin shqiptarët nëpërmjet firmës së kreut të organizatës. Dhe thotë në fund, qeveria na ka marrë për të bërë gjërat e këqija të tyre. Domethënë, klonimi i të keqes nga qeliza alfa kancerogjene te qelizat satelitore kancerogjene hanë trupin e Shqipërisë. E hanë trupin e Shqipërisë. Pra janë tre orë. Ka perla sa të duash. Po sigurisht që shqiptarët do kenë mundësi në vazhdimësi t'i ndjekin edhe perlat e tjera.

Flasim për kreun e organizatës që ai thotë do kemi një mbledhje KKT-je, pastaj ka mbledhje Këshilli Ministrash, pastaj shiko referojuni pika e kontaktit është Erjon Raketa Nufi... pastaj Erjon Raketa Nufi bëhet ministër pas një muaji. Ne do marrim Vlorën. Nuk po thotë, po flet, po thotë që shiko ka një tender për teatrin e Vlorës edhe do hyjmë atje, do zoti e marrim, të jemi më të mirët. S'bëhet fjalë për këto. Do marrim teatrin e Vlorës, do bëjmë këtë, do bëj atë, do bëj trafikun e armëve... ka perla," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Ahmetaj: Protesta po lufton qelizën alfa kancerogjene

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar dhe protestën që sot ka hyrë në ditën e 100-të. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Ahmetaj e ka quajtur protestën si gjënë më të bukur në këto 30 e ca vite. Sipas Ahmetajt, protesta po lufton qelizën alfa kancerogjene të Ramës në Shqipëri.

"Patjetër, kam një kontakt me një familjarin tim që shkon përditë. Kam kontakt me protestën sepse flas me të, me familjarin tim që shkon në protestë përditë, që ka shkruar dhe thotë: "Kam gjetur shpirtin dhe zemrën", thotë kur shkon atje. Por nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me Shqipërinë. Protesta, që vazhdon prej tre muajsh, gati 100 ditë në rrugët e Tiranës, po ta them, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur shpirtit të Shqipërisë dhe Shqipërisë në tridhjetë e ca vite. Ne sigurisht që mund të numërojmë heqjen e vizave, mund të numërojmë NATO-n, mund të numërojmë suksese të tjera sa të duash, po ky është suksesi më i madh i një shoqërie që rrezikonte të humbiste shpirtin dhe ndërgjegjen shoqërore.

Ata burra dhe gra, vajza dhe djem, që ky i stigmatizon, i përqesh, i quan sorra, i quan çfarë të duash ti, janë pulsi spektakolar i ndërgjegjes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Se aty ka nga diaspora, që janë pjesë e aortës së pastër që bën luftë kundër qelizës alfa kancerogjene. Protesta, unë asnjëherë s'e kam humbur shpresën, dhe ne kemi biseduar, kam thënë shqiptarët do marrin fatin e tyre në dorë. Kjo që i ka ndodhur shqiptarëve me këtë kreun e organizatës është gjëmë e madhe që s'i ka ndodhur as me Esat Pashë Toptanin po deshe ti. Ky po shet Shqipërinë, shokët, çfarë i del përpara, të zgjasë një ditë në karrige. Një ditë në karrige.

Dhe segmentet e drejtësisë e ndihmojnë të bëjë këtë që ka bërë. Deri më sot, se të kishte drejtësi, s'do kishte protestë. Të kishte SPAK, këta mamanë, siç i referohen naivisht ndonjëherë, ndonjëherë edhe juve. Të opozitës... më fal që të drejtohem ty, po flas për opozitën. Ore, i rroftë Belindit, Gazit, apo qoftë edhe Saliut që më ka rënë në qafë tërë jetën pa të drejtë, që bëjnë ato betejat. Se përtej ka anëtarë të opozitës që kanë bërë edhe mbrëmje poetike me kreun e organizatës. Edhe flasim me fjalë të zgjedhura dhe të buta tani kur flasim. Protesta i ka dhënë mësim gjithë Shqipërisë dhe opozitës i ka dhënë mësim. Dhe po të them, në qoftë se ky arrin të gëlltisë protestën, nuk ka Shqipëri. U mbyt protesta, të dashur qytetarë, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përgjimet/ Ahmetaj: Si e bëri Rama dhe Yefet planin për t’i shpëtuar vëzhgimit të ambasadës amerikane

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar edhe një fakt të rëndë të planifikuar nga Edi Rama dhe Ron Yefet. Gjatë intervistës për "Çim Peka Live", Ahmetaj shprehet se Rama dhe Ron Yefet kishin bërë planin që t’i shpëtonin vëzhgimit të ambasadës amerikane për të grabitur pronën e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike.


"Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Shikoni prapavijën e kapjes së një furgoni me raketa lufte në Itali"/ Ahmetaj: ‘Timak Defense’ është një kancer në trupin e shtetit

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar Edi Ramën se i jep paratë e buxhetit të shtetit, Ron Yefet pa asnjë tender. Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmetaj u shpreh se 'Timak Defense’ është një kancer në trupin e shtetit që po e gjunjëzon atë me anë të parave që i jep Rama. 

Ahmetaj ka deklaruar trafiku i armëve nga qeveria vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri për tu dërguar më pas në zona konflikti. Për këtë Ahmetaj ka treguar një episod kur është kapur një furgon me raketa lufte në Itali, të cilën e ka kërkuar investigimin e gazetarëve. 

"Po. Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri. Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit. Unë e shkruajta vetë në ligj për rindërtimin, s'bëra asnjë tender. Dhe tani jam në luftë me një mafia në pushtet dhe në media.  Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky... Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t'i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale. Që praktikisht nesër t'i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t'ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.

Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t'ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t'i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër. Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t'ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.

Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s'e ka dhënë... Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa... lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet. Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të... për të prodhuar në Shqipëri," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Ahmetaj zbardh prapaskenat e largimit të ish-ministres së Shëndetësisë: Nuk pranoi të firmoste, e tha vetë Rama brenda grupit

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zbardhur prapaskenat e largimit te ish-ministres së Shëndetësisë, Evis Salës. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Ahmnetaj u shpreh se Rama ka deklaruar në grup se Sala u largua pasi nuk pranoi të firmoste një marrëveshje që ai e lidhi me konceptin “KAYO” në sektorin e shëndetësisë.

“I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos ulin kokën dhe të ngrenë dorën. Po ju vjen ligji në shëndetësi. Është i njëjti koncept, KAYO koncept me izraelitetin tjetër Sani. E ka thënë në grup që ministrja iku se nuk firmosi. Më erdhi brenda grupit, që ka thënë do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin, prandaj ka ikur ministrja. Është tjetër izraelit ky, po është influenca e Ron Yefet,” u shpreh Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Një furgon me raketa u kap në Itali"/ Ahmetaj zbardh trafikun e armëve: Vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugët nëpër botë

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe për industrinë ushtarake duke deklaruar se shteti shqiptar është i përfshirë në trafikun e armëve. Në një intervistë në ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj ka deklaruar se armë vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri për tu dërguar më pas në zona konflikti.

Ai e ka lidhur këtë skemë me zyrtarë të lartë dhe me atë që e cilëson si ‘kreu i organizatës’, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.


"Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’. Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë. I ka dhënë këtij 2.1 milionë metra katrorë tokë pronë e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike. Ligji i investimeve strategjike duhet të abrogohet dje. Kjo gjë vjen nga pseudo-antikorrupsionistët brenda grupit. Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën. Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh. Ermal Raketa ka detyrim t'u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"E bëri të fuqishëm Rama"/ Ahmetaj flet për Ergys Agasin: Ishte i pranishëm dhe në darkën me ish-kancelarin e Austrisë

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Ergys Agasi është bërë i fuqishëm nga vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë një intervistë në 'Çim Peka Live', Ahmetaj tha se Agasi ka qëndruar më shumë me Ramën se sa me familjen e tij.

Më tej, Ahmetaj u shpreh se Agasi ka qenë i pranishëm në një darkë të kryeministrit Rama në vilën qeveritare me ish-kancelarin e Austrisë, Kurz.

“Gys Agasi ka qëndruar më shumë me kreun e organizatës se me familjen e vet. Agasi ka qenë njeri i thjeshtë, e bëri të fuqishëm kreu i organizatës. Gysi dhe kreu i organizatës kanë ngrënë dreka darka në rezidencën qeveritare me ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz”, tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Ja si po plaçkitet grabitet Delvina"/ Ahmetaj kapet me Ministrin e Mbrojtjes: Ermal Raketa, i përfshirë në trafikun e armëve

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një audiopërgjim ku është përfshirë izraelito-shqiptari, Ron Yefet dhe dy qytetarëve, ukrainisht folës dhe rusisht folës. Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj ka denoncuar se këta të tre po tentojnë të grabisin gazin e Delvinës.

Ahmetaj po ashtu tregoi se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është i përfshirë në trafikim armësh. Në intervistë, Ahmetaj komentoi edhe pseudonimin e Nufit, të cilit ia ka vëën 'Ermal Raketa' dhe ndau një episod nga komunikimet në Forcat e Armatosura.


 "Është interesante. Është midis Ron Yefetit dhe dy qytetarëve, ukrainishtfolës dhe rusishtfolës. Njëri prej tyre e ka emrin Igor, por këta nuk janë fokusi im. Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës së bashku me plaçkitësen kanë më shumë se 9-10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t'ia dhënë Ron Yefetit. Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYOn. Dhe pastaj këtu fillojnë gjithë vemjet, joint venture, me 80% vemjet dhe 20% shteti i shkretë. Devijojnë paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbimet pa tender në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYOs. Dhe vemjet nuk hedhin asnjë cent. Do ta shikojmë tek Timak Defense. Këto janë krijesa të Edi Ramës. I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën, se po ju vjen ligji tjetër në shëndetësi. Është i njëjti koncept KAYO me izraelitin tjetër Sani, që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ‘ministrja iku se nuk firmosi’.

Le ta mohojë sa ta dojë, se nga brenda grupit më ka ardhur, por ka thënë se, ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin në Shëndetësi. Prandaj ka ikur ministria. Është tjetër izraelit ky. Është influenca e Ron Yefetit. Këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina, madje aty i thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se s'ka hedhur asnjë cent’. Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim. Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë. Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri"/ Ahmetaj zbulon 'audio-përgjimin': Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008, është Gys Agasi ndërkombëtar

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka treguar sot se zotëron një audio-përgjim që implikon dhe vetë kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për një audio të janarit 2026 që zgjat 3 orë dhe që ai e mban më dy kopje.

Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Ahmetaj pretendoi se Ron Yefet zotëron 49% të kompanisë Timak sh.p.k., ndërsa kjo e fundit, sipas tij, ka në pronësi 80% të Timak Defense. 


Ish-zëvendëskryeministri e lidhi këtë strukturë me atë që e quajti “koncepti KAYO”, duke pretenduar se një skemë e tillë është shtrirë në sektorë të ndryshëm financiarë të shtetit. Ahmetaj përmendi edhe kompani të tjera, mes tyre Advanced Arms Technology, Timak Aviation dhe Timak Special Vehicles, që janë pjesë e këtij koncepti.


"Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s'dua t'i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës. Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s'kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t'i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t'i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë. Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale. Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa.  Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t'ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu. Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s'ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës. Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik. Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Koordinatori i tij erdhi më kërcënoi"/ Për kë e ka Ahmetaj?: I kishte thënë shefit e vras me dorën time

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Ahmetaj ka deklaruar se Rama i ka bërë gabim llogaritë me të.  

Më tej, Ahmetaj ka treguar dhe se pas deklaratave të tij, ka pasur telefonata të shumta nga grupi parlamentar i PS për tu tërhequr, por u shpreh se u ka ndaluar dhe komunikimet.

“I ka bërë llogaritë gabim me mua. Për familjen time nuk kam frikë. Më kanë maqrrë qindra vetë nga grupi i PS, jo po risku. I thashë një ish-mikut tim mos guxo të më marrësh më. Një koordinatorit të tij që erdhi më kërcënoi, tha se i kishte thënë shefit e vras me dorën time. I thashë thuaji mos bëni si trima se unë jam i fundit trim, por për veten time kthehem në çelik”, tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Inceneratorët i bëri Rama, donte kokë turku”/ Ahmetaj: “5D” është vepër e Veliajt, ai hapi uiski kur doli urdhër-arresti për mua

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, hodhi sot akuza të rënda nadaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë në "Çim Peka Live", Ahmetaj u shpreh se Rama është ideatori i inceneratorëve, ndërsa afera “5D” është vepër e Veliajt.

Ahmetaj u shpreh se kur doli urdhër-arresti për të. Veliaj festonte me drejtorët e “5D”-së, të cilët i bëri “koka turku” më vonë.

“Nuk kam qenë asnjëherë as autoritet kontraktor, as vlerësues, as tenderues për incenetarorin e Elbasanit. Nuk kam bërë asnjë tender në jetë. Janë 17 vendime fap e fap. Pse më akuzojnë për korrupsion? Inceneratorët i ka bërë kreu i organizatës. Ai donte kokë turku. Është fakt që Erion Veliaj, ditën që ka dalë firma e arrestit për mua, ka hapur një shishe uiski me drejtorët e vet, të cilët i bëri të gjithë koka turku sepse “5D” është vepër e Veliajt. Këta do festonin, Erioni do hapte shishe tjetër nëse do shkoja në burg,” theksoi Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Më kanë kërcënuar"/ Ahmetaj e zbulon LIVE: SMS e fundit janë nga zona të lidhura me trafikun në Shqipëri

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka denoncuar dhe sot kërcënimet ndaj tij. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Ahmetaj tha se herën e fundit i kanë ardhur nga zona shumë të nxehta të lidhura me trafikun në Shqipëri.

Ahmetaj u shpreh se nuk merret me familjen e askujt, por do të merret me të gjithë ata që kanë bërë intriga ndaj tij

“Nuk merrem me fëmijët dhe gratë e askujt, siç janë marrë me familjen time. Kam pagesat e shkollave të gjithë dynjasë, ministra dhe ish-ministra. Genocid nuk bëj me asnjë familje. Do merrem me ata që janë marrë me intriga ndaj meje. Do merrem në të gjitha mënyrat ligjore. Më kanë kërcënuar. Sms e fundit janë nga zona shumë të nxehta të lidhura me trafikun në Shqipëri”, tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Kreu i organizatës i ka shitur të gjitha"/ Ahmetaj shpërthen ndaj Ramës: Nuk dihet nëse PS do shpëtojë nga qelizat kancerogjene të tij

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuzat e tij të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë me “Çim Peka Live”, Ahmetaj e përshkruar situatën brenda Partisë Socialiste si një parti të mbërthyer nga qelizat kancerogjene të kryeministrit Edi Rama.

Ahmetaj deklaroi se Rama, e ka humbur fuqinë politike dhe e krahasoi me një kioskë të viteve ’90 që nuk ka më çfarë të shesë.

"Unë i kërkoja votat për Partinë Socialiste, për atë Parti Socialiste që akoma unë besoja nuk ishte mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës. Por do të flasim për Partinë Socialiste, më pas po flas për situatën time. Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë. Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai... ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të. Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di”, u shpreh Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Familjen e kam të traumatizuar"/ Kush është ish-ministri që përmend Ahmetaj: Do rezervohem për emrin, shkak dhe kreu i organizatës

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, foli sot lidhur me ndikim e proceseve gjyqësore dhe çështjeve që rëndojnë ndaj tij, si dosja “Buka” dhe ajo e Inceneratorit. Në një intervistë në “Çim Peka Live”, Ahmetaj e konsideroi si gjenocidiale nivelin e brutalitetit që mori çështja ndaj tij dhe familjes.

Ndër të tjera, Ahmetaj hodhi akuza të forta se e gjitha është vepër e kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe një ish-ministri socialist, që nuk zgjodhi t'ia përmendte emrin.

"Brutaliteti ndaj çështjes sime dhe familjes sime ka kaluar në nivel gjenocidi. Unë sot e kam familjet të shpërbërë, fëmijët të traumatizuar, pronat e sekuestruara. Vetë psikologjikisht dhe shpirtërisht jam në burg prej 38 muajsh. Nuk janë sekret vuajtjet e familjes sime dhe nuk i fsheh më. Është vepër e Ramës, Veliajt dhe një ish-ministri që po rezervohem t’i them emrin. Dua të përballem me një drejtësi të çliruar. Lutem që një ditë të përballem me intrigantët dhe duhet betejë," tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"U bë nga kreu i organizatës"/ Ahmetaj flet për Vettingun në Drejtësi: Organet e SPAK dhe GJKKO kanë përmbysur rendin kushtetues

AUDIO-PËRGJIMET/ Ron Yefet zbardh skemën e biznesit me shtetin
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka deklaruar se vettingu në Drejtësi është bërë nën kujdestarinë politike të kryeministrit Edi Rama. Në intervistën e pestë për ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj ka zbuluar sot emrat e 3 personazheve kryesore të Vettingut, që janë këshilltarja e Edi Ramës, motra e 'plaçkitëses'  dhe një mik i hershëm i kryeministrit.

Ahmetaj akuzon dhe segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. Ish-zëvendëskryeministri deklaroi se nuk e kishte menduar se deformimi i sistemit do të niste pikërisht nga procesi i vettingut, duke e konsideruar ndikimin politik si një problem që ka prekur reformën në drejtësi.

"Thashë, do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do të bëjnë, ashtu siç nuk duhet ta bëjnë, dominionin e Zotit, po do të bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin me përgjegjësi publike dhe nuk do ta quajnë si punë të zakonshme, por do ta quajnë si mision kombëtar. Është e drejta ime të kem besim dhe shpresë. Dhe do t’i referohem edhe më pas. Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me të qenit i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu.

Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në veting; dy, motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga. Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses.

E kam thënë ditën një kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime. Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi. Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj ron yefet

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes