LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DOSJA-PËRGJIMET/ Zeneli njihej si ‘sheiku’! Nikolini, kontakti me porositësit. Bisedat e çiftit zbërthejnë grupin e kokainës

• Biseda të tjera, kryesisht mes djalit të zyrtarit të Partisë Socialiste, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati kanë zbuluar të tjera detaje në lidhje me 430 kilogramë kokainë që u gjetën në laboratorin në Fier. Përgjimet e publikuara nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, tregojnë se Enxhi Ferhati merret me plotësimin e dokumenteve. Në biseda përmendet edhe Nikolin Gjolena i cili del në rolin kryesor në këtë trafik. Nikolin Gjolena iu ka lënë porosi që të plotësojnë dokumentacionin përkatës për të marrë ngarkësën e drogës nga Mali i zi në Shqipëri. • Zenel Çervanaku, vëllai i Viktor Çervanakut, që akuzohet se është porositësi i kokainës, njihej si ‘sheiku’. Në bisedën e përgjuar në datën 26.09.2022 ora 16:00:36, Denilsoni dhe Enxhi mësojnë se do të mbërrijë në aeroport Nikolin Gjolena dhe me ardhjen e tij do fillojnë punën për ekstraktimin e lëndës narkotike. Ata që mungojnë janë kimistët (shtetas kolumbiane). • Si u zbulua laboratory? Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. • Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Bisedat e çiftit për drogën/ Djali i zyrtarit të PS: Beb po vjen Lushi! E fejuara: Të dua, do fillojmë nëpu

DOSJA-PËRGJIMET/ Zeneli njihej si ‘sheiku’! Nikolini, kontakti
Viktor Çervanaku

TIRANË- Bisedat mes djalit të zyrtarit të Partisë Socialiste, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me 430 kilogramë kokainë të gjetur në laboratorin në Fier.Nga bisedat e përgjuara, djali i zyrtarit socialist Viktor Çervanaku thotë se ka mbërritur në aeroport Nikolin Gjolena dhe me ardhjen e tij do fillojnë punën për ekstraktimin e lëndës narkotike. Megjithatë, në mesazhe thuhet se ende nuk kanë ardhur kimistët.

Biseda e përgjuar në datën 26.09.2022 ora 16:00:36

Denilson Çervanaku: Bebi ne oren 10-te do iki ne aeroport.
Enxhi Ferhati: Vjen Lushi!!!
Denilson Çervanaku: Pooo! Hohohooo
Enxhi Ferhati: Hahhaha Sot?
Denilson Çervanaku: Po.
Enxhi Ferhati: Shyqyr.
Denilson Çervanaku: Shyqyr. Te dua
Enxhi Ferhati:.... Ky eshte lajm i mire?
Denilson Çervanaku: Poo
Enxhi Ferhati: Shyqyr me behet qejfi per ty beb.
Denilson Çervanaku: Eshte lajm i mire se do fillojm NEPU
Enxhi Ferhati: Po NEPU ka fillu me kohe more ca me thua.
Denilson Çervanaku: Do filloj NEPU tamam NEPU
Enxhi Ferhati: Po s'kane ardhur akoma ato mo beb.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

3 VITE ME PARE

Zenel Çervanaku thërritej ‘Sheiku’! Djali i zyrtarit të PS: Pse e keni marrë pronarin me vete? Enxhi: O jeta ime

DOSJA-PËRGJIMET/ Zeneli njihej si ‘sheiku’! Nikolini, kontakti
Droga në Fier

TIRANË- Zenel Çervanaku, që akuzohet se është edhe porositësi i kokainës së zbuluar në laboratorin në Fier, njihej si ‘sheiku’. Nga bisedat e përgjuara, vëllai i Viktor Çervanakut, zyrtarit të Partisë Socialiste del se ai nuk ka dashur që të jetë i pranishëm gjatë procesit të inspektimit dhe marrjes së sasisë së lëndës për verifikim/ekstraktim. Kjo gjë flitet mes djalit të zyrtarit të PS-së, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Denilson Çervanaku: Pse jeni nis kaq heret mor Beb. Po atehere me thane te nisesha dhe atehere u nisa. Mire po ate pse e keni marre me vete Sheikun. Pronarin pse e keni marre me vete.

Enxhi Ferhati: Po ai do rri aty ne fshat mi jeta ime.

Denilson Çervanaku Ehe. Se keni marre per punen e keni marre thjesht qe ta ktheni ne shpi.

Enxhi Ferhati: Po jo mo do rri anej ai. Car, ca l..sh pune. Car do bej me punen ai

Enxhi Ferhati: E pra prandej u cudita se nuk me duket ide e mire ta shofi njeri ate.

Bisede pa interes nga (00:01:08-00:03:30)

Enxhi Ferhati: Ee.

Denilson Çervanaku Beb (Soni). Po Lushi te ktheu pergjigje per ate e-mailin, se s’i kemi kthyer.

Enxhi Ferhati: (NAIN).Akoma.

Denilson Çervanaku Ata presin pergjigje.

Enxhi Ferhati: Po mire le te presin dhe ca, s'ka gje.

Denilson Çervanaku Okej. Ju e dini.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

3 VITE ME PARE

Laboratori në Fier, Enxhi Ferhati merrej me plotësimin e dokumentave, bisedat: Niko është kontakti, di gjithçka që ndodh

DOSJA-PËRGJIMET/ Zeneli njihej si ‘sheiku’! Nikolini, kontakti
Denilson Çervanaku

TIRANË- Enxhi Ferhati dhe Denilson Çervanaku (të dy të arrestuar për laboratorin e kokainës në Fier) janë përgjuar teksa flasin me njëri-tjetrin në lidhje me sasinë e drogës dhe plotësimin e dokumentacionit. Në bisedat e zbardhura sot nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi, del në pah se Ferhati merret me plotësimin e dokumetacionit dhe komunikimin. Ata përmendin edhe Nikolin Gjolenën, financuesin e grupit, që del në rolin kryesor në këtë trafik.

Biseda e regjistruar gjatë datës 09.08.2022, ora 22:00:00.

D.V: Ashtu tha dhe Niku, ca jane llafe, plotesojini. Se Ai i firmes ai nuk eshte asnje gje....ai qe kthe ato pergjigjet.
E.F: Mire mo mire po ai eshte kontakti, ai i di te gjitha ca ndodh, vajtje-ardhje, mesazhe, se ai i shkruan.
D.V: Po pra,
E.F: Qe ai ta kuptoje se ca do ti, duhet tja shpjegosh situaten, se ai thote pse i do ky kto kur une po i coj kto qe jane me te rendesishme. Ose ai thote me vete, une po i coj te gjitha datat ca kemi ne ne sistem edhe ky do gjera te tjera.
D.V: Po perpara plotesojme kto....
E.F: Po po eshte edhe nje gje tjeter qe ajo eshte shqip, ti me verte ja con po... Ndoshta ata skane ndonje shkolle ndonje gje edhe nuk arrijne ta kuptojne
D.V: Eshte firme tamam ajo. Kjo firma tamam, bashkepunon me ate te madhin qe ka mallin, ideja, njifen me njeri tjetrin.
E.F: eshte njesoj si tja japim ne firmes qe merru edhe me kte tonen apo si i bie?
D.V: Ja se ta shpeigoj une.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

laborator kokaine ne fier zenel cervanaku viktor Çervanaku enxhi ferhati

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes