LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

• Kuvendi i Kosovës e ka votuar ditën e sotme Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. • Qeveria e re mori 62 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim, nga deputetët e pranishëm në seancë. • Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. • Nga ana tjetër, deputetët e Listës Serbe morën pjesë, por votuan kundër. • Pas votimit nga ana e deputetëve të pranishëm në sallë, Kurti prezantoi kabinetin e ri. Kjo duke theksuar se ky mandat do të fokusohet në forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. • Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit u mbyll sot me zgjedhjen e të gjithë kandidatëve të tjerë. • Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi nuk mund të mbetet peng i asnjë subjekti politik dhe se procesi do të vazhdojë me propozimet e LDK-së. • Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota për, 1 kundër dhe 4 abstenime. • Ndërsa, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe Tanja Vujoviç, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja. • Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi. • Ndërkohë, PDK-ja kishte njoftuar paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës. • Ajo tha se ekspertët e partisë janë duke përgatitur lëndën që do t’i drejtohet kësaj gjykate për procesin e konstituimit. • Vendimi erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje ndryshoi qëndrimin dhe tha se do t’i mbështesë kandidatët e PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nënkryetarë të Kuvendit. • Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin të vetmit nga ish-opozita që morën pjesë në këtë seancë, pasi Aleanca kishte vendosur të mos merrte pjesë.

10 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Kosova bëhet me Qeveri të re/ PDK-ja kundërshton procesin, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim, duke i siguruar Kurtit mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.

LVV-ja ka 53 deputetë në Kuvend, por Qeveria e re u mbështet edhe nga nëntë deputetë të komuniteteve joshumicë - tetë nga pakicat joserbe dhe nga Nenad Rashiq i pakicës serbe.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. Deputetët e Listës Serbe morën pjesë dhe votuan kundër.

Përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti. 

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se nuk do të prezantojë ndonjë program apo agjendë të re pasi që tha se zgjedhjet e përsëritura e kanë ndërprerë qeverisjen që do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.

Kurti tha se vizioni i Lëvizjes Vetëvendosjes do jetë i përqendruar te mirëqenia e qytetarve dhe mbrojtja e familjeve.

“Sot ky mandat është për ta kthyer fuqishëm sigurinë dhe mirëqenien në përditshmërinë e qytetarit”, tha Kurti. 

Si u konstituua Kuvendi?
Kuvendi u shpall i konstituuar më herët gjatë ditës, pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së dhe komuniteteve pakicë.

Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në seancë dhe paraprakisht e kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik”.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota.

Pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, u zgjodh edhe deputetja serbe Tanja Vujoviq. Ajo mori votat e LVV-së dhe të disa deputetëve të LDK-së.

Nga komunitetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

Pas votimit të nënkryetarëve, Haxhiu deklaroi se Kuvendi “konsiderohet i konstituuar”.

Në një vendim të mëhershëm, Gjykata Kushtetuese kishte lënë të hapur mundësinë që Kuvendi, në rrethana të caktuara, të funksionojë edhe pa një nga anëtarët e Kryesisë, nëse zgjedhja e tij pamundësohet dhe Kryesia ka kuorum për vendimmarrje.

Si një rrethanë e tillë ishte përmendur rasti kur një deputet ose grup parlamentar që ka të drejtë të propozojë anëtar të kryesisë nuk e ushtron këtë të drejtë ose e pengon procesin.

PDK-ja e kundërshton procesin

PDK-ja kundërshton interpretimin se Kuvendi është konstituuar pa nënkryetarin e saj.

Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që lejon, në rrethana të caktuara, funksionimin e Kuvendit pa një anëtar të Kryesisë nuk mund të zbatohet në këtë rast.

Sipas Grudës, PDK-ja nuk ka hequr dorë nga e drejta për të propozuar nënkryetarin, por vetëm e ka pezulluar përkohësisht ushtrimin e kësaj të drejte, derisa Gjykata Kushtetuese të sqarojë situatën.

Ai tha se “askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet”, duke argumentuar se LVV-ja nuk mund t’i shkelë afatet për konstituimin e Kuvendit dhe më pas të përdorë këtë situatë për t’ia mohuar PDK-së të drejtën për të propozuar nënkryetarin.

PDK-ja ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Në anën tjetër, Kurti tha se kurdo që PDK-ja të jetë e gatshme të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar, deputetët e LVV-së do ta votojnë. 

Çfarë ndodh tani?

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, e ka interpretuar procesin e fundit si pjesë të një skenari që çon drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tij, 60 ditët për zgjedhjen e presidentit, së bashku me 45 ditët për mbajtjen e zgjedhjeve, çojnë pikërisht te 27 dhjetori.

Kjo datë përkon me periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e diasporës së Kosovës kthehet në vend.

Data është veçanërisht e rëndësishme për LVV-në, e cila në zgjedhjet e qershorit 2026 mori përqindje dukshëm më të lartë të votave nga diaspora sesa nga votuesit rezidentë.

LVV-ja mori rreth 73 për qind të votave me postë dhe 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike, ndërsa nga votat e qytetarëve rezidentë mori rreth 43 për qind.

Edhe pse 62 vota i mjafton LVV-së për ta formuar Qeverinë e re, ato nuk mjaftojnë edhe për ta përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Më 31 gusht, LVV-ja dhe LDK-ja njoftuan se do ta mbështesnin kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president.

Por kjo kandidaturë ka shkaktuar përplasje brenda LDK-së. Gjashtë nga 18 deputetët e saj kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin./REL

2 MUAJ ME PARE

Albin Kurti u rikthye në krye të ekzekutivit me 62 vota pro, prezantohet kabineti i ri (EMRAT)

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Foto ilustruse

KOSOVA- Kuvendi i Kosovës votoi ditën e sotme Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Qeveria e re mori 62 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim, nga deputetët e pranishëm në seancë. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. Nga ana tjetër, deputetët e Listës Serbe morën pjesë, por votuan kundër.

Pas votimit nga ana e deputetëve të pranishëm në sallë, Kurti prezantoi kabinetin e ri. Kjo duke theksuar se ky mandat do të fokusohet në forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se nuk do të prezantojë ndonjë program apo agjendë të re, duke shtuar se zgjedhjet e përsëritura e kanë ndërprerë qeverisjen që do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.

Kurti u shpreh se vizioni i Lëvizjes Vetëvendosjes do jetë i përqendruar te mirëqenia e qytetarve dhe mbrojtja e familjeve. Kabineti i propozuar nga Kurti përfshin një sërë emrash, ku në rolin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës është propozuar Glauk Konjufca. 

Kabineti i propozuar nga Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca. 

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka.

Ministër i Financave- Hekuran Murati,

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,

Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,

Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,

Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,

Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,

Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,

Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,

Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kosova zgjedh Qeverinë e re, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Foto ilustruse

KOSOVA- Kuvendi i Kosovës ka votuar ditën e sotme për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit. Me 62 vota pro dhe 8 vota kundër, është zgjedhur Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur ditën e sotme, kreu i LVV-së, Albin Kurti është zgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës. Në rendin e ditës të kësaj seance në Kuvend ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria e re u votua 62 vota pro, ndërsa në sallë ishin të pranishëm 
70 deputetë. Seanca u zhvillua pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re, ndërsa kabineti i ri u paraqit para deputetëve, të cilët më pas votuan për përbërjen e tij.

Tensionet nuk munguan as në seancën e sotme, pasi PDK dhe Aleanca njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në seancën për votimin e Qeverisë. Nga ana tjetër, LDK-ja bëri të ditur se nuk do ta votonte Qeverinë Kurti.

Të pranishëm në sallë ishin edhe deputetët e Listës Serbe. Pas votimin të ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit për një mandat të ri./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e PDK-së, votohet një kandidate e Listës Serbe

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës nga seanca dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës u mbyll sot, pasi u zgjodhën të gjithë kandidatët e tjerë.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi nuk mund të mbetet peng i askujt dhe i asnjë subjekti politik dhe se procesi do të vazhdojë me propozimet e LDK-së. Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota pro.

Ndërsa, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe Tanja Vujoviç, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja. Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

“Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu, para se ta mbyllte seancën.

Ndërkohë, PDK-ja kishte njoftuar paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës. Ajo tha se ekspertët e partisë janë duke përgatitur lëndën që do t’i drejtohet kësaj gjykate për procesin e konstituimit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VV i jep votat për nënkryetar Kujtim Shalës së LDK, Haxhiu uron deputetin

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Kujtim Shala

KOSOVË- Kujtim Shala është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së. Shala ka marrë 75 vota për, 1 kundër dhe 4 abstenime, në votimin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e uroi Shalën për pozitën e re. Ndërkohë, deputetët e Listës Serbe, Slavko Simiç dhe Igor Simiç nuk i morën votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit.

Slavko Simiç mori 65 vota kundër. Më pas u propozua Igor Simiç, i cili mori 62 vota kundër. Nënkryetare e Kuvendit nuk arriti të zgjidhej as Liliana Stefanoviç./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Mos u frikësoni prej zgjedhjeve"/ Gjini akuza për Vetëvendosjen: E zvarriti procesin për të arritur afatin për zgjedhje

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Ardian Gjini


KOSOVA- Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka ngritur akuza mbi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka zvarritur në mënyrë të qëllimshme procesin e konstituimit të Kuvendit për të arritur afatet që e vendosin vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në fjalën e tij, Gjini ka deklaruar se nga sot do të nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, por mund të pasojë edhe afati deri në 45 ditë par të mbajtur zgjedhjet.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar. Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, u shpreh kreu i Aleancës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Këta qëndrimet i kanë ndërruar gjithmonë"/ Deputeti i LDK-së akuza për Vetëvendosjen: I përdorin për t'i vënë në kurth partitë e tjera

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Armend Zemaj

KOSOVA- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, hodhi akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje se kjo e fundit po ndryshon qëndrimet për interesa politike, në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, Zemaj tha se deputetët e LDK-së duhet të marrin pjesë në seancë, ndërsa kritikoi mënyrën se si po vepron Vetëvendosja.

“Këta qëndrimet i kanë ndërruar gjithmonë. I përdorin për propagandë dhe i përdorin për t'i vënë në kurth subjektet tjera politike. Kjo qasje është duke e dëmtuar Republikën e Kosovës”, deklaroi deputeti i LDK-së./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kriza politike në Kosovë/ PDK nuk merr pjesë në seancë: Do ta çojmë procesin e konstituimit në Gjykatën Kushtetuese

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Foto ilustruese

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur të dielën se nuk do të marrë më pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, pasi ka vendosur ta çojë çështjen e konstituimit të legjislaturës në Gjykatën Kushtetuese.

Në një komunikatë, PDK-ja tha se ekspertët e saj janë duke përgatitur rastin që do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për “procesin në tërësi”. Deri në vendimin e kësaj gjykate, PDK-ja tha se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe ka tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.

Vendimi i PDK-së vjen një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje ndryshoi qëndrimin lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, duke vendosur të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, pasi më herët kishte refuzuar t’i mbështeste ata. Deputetë të LVV-së, teksa hynin në Kuvend për seancën e sotshme, kanë insistuar se qëndrimin e kanë ndryshuar vetëm që të zhbllokohet procesi i konstituimit, që të shmangen zgjedhje të katërta parlamentare brenda dy vjetëve.

Por, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, dhe një deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, e kanë interpretuar këtë vendim si pjesë të një skenari që, sipas tyre, çon drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor. Nëse sot do të ishte konstituuar Kuvendi, atëherë do të niste afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, deri më 13 nëntor. Nëse deputetët nuk do të arrinin të zgjedhin një president të ri, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet brenda 45 ditëve.

“60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për të mbërritur te data që e kanë planifikuar”, ka shkruar Sadiku.

Zgjedhjet më 27 dhjetor do të binin në periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës kthehet në vend.

Kjo e bën datën politikisht të rëndësishme, veçanërisht për LVV-në, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë një përqindje më të lartë të mbështetjes nga votuesit jashtë Kosovës sesa në mesin e votuesve rezidentë. Në zgjedhjet e qershorit 2026, LVV-ja kishte fituar rreth 73 për qind të votave me postë, 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike. Ndërsa, nga votat e qytetarëve rezident kishte marrë rreth 43 për qind./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Edhe një tentim për konstituim, PDK-ja s'merr pjesë

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë seancës konstituive të mbajtur më 9 gusht.

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën konstituive, me Lëvizjen Vetëvendosje që ka ndryshuar qëndrim dhe ka njoftuar se do t’i votojë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nënkryetarë të Kuvendit.

Por, një deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, e ka interpretuar këtë vendim si pjesë të një skenari që, sipas tij, çon drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor. Sipas tij, nëse sot konstituohet Kuvendi, atëherë do të nisë afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, deri më 13 nëntor. Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin një president të ri, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet brenda 45 ditëve.

“60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për të mbërritur te data që e kanë planifikuar”, ka shkruar Sadiku.

Deputetë të LVV-së, teksa hynin në Kuvend për seancën e sotshme, kanë insistuar se qëndrimin e kanë ndryshuar vetëm që të zhbllokohet procesi i konstituimit, që të shmangen zgjedhje të katërta parlamentare brenda dy vjetëve. Zgjedhjet më 27 dhjetor do të binin në periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës kthehet në vend.

Kjo e bën datën politikisht të rëndësishme, veçanërisht për LVV-në, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë një përqindje më të lartë të mbështetjes nga votuesit jashtë Kosovës sesa në mesin e votuesve rezidentë. Në zgjedhjet e qershorit 2026, LVV-ja kishte fituar rreth 73 për qind të votave me postë, 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike. Ndërsa, nga votat e qytetarëve rezident kishte marrë rreth 43 për qind.

Seanca e sotshme do të vazhdojë në orën 10:00, ndërsa zgjedhja e nënkryetarëve është pika që ka mbetur për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit. Të premten, Kuvendi arriti të zgjedhë vetëm nënkryetarin nga radhët e LVV-së, Ardian Gola. Kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme.

Pas dështimit të votimit të Çitakut, PDK-ja kishte thënë se nuk do të merrte më pjesë në vazhdimin e seancës konstituive dhe se çështjen do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese. Atë ditë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tentoi të vazhdonte me zgjedhjen e kandidatit të LDK-së. Deputetët e kësaj partie kundërshtuan, duke kërkuar që fillimisht të votohej kandidati i PDK-së, si partia e dytë më e madhe parlamentare.

PDK-ja dhe LDK-ja e lëshuan sallën, ndërsa seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdojë të dielën. Aleanca nuk kishte marrë fare pjesë në seancë. Këto zhvillime bëhen pjesë e një bllokade politike që nisi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

LVV-ja doli e para duke fituar 53 ulëse. Ajo thotë se ka mbështetjen e nëntë deputetëve nga minoritetet - tetë nga pakicat jo serbe, me përjashtim të Adem Hoxhës nga Partia Unike Gorane dhe Duda Bales nga Bashkimi Socialdemokrat, dhe Nenad Rashiqin, si i vetmi deputet i pakicës serbe që s'është pjesë e Listës Serbe.

Kështu ajo ka 62 vota, një më shumë se që i nevojitet për ta formuar qeverinë. Megjithatë, këto vota nuk janë të mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit. Për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para nevojiten 80 vota, çka kërkon edhe mbështetjen e deputetëve të partive të tjera.

Për javë të tëra, përplasja kryesore ishte rreth konstituimit të Kuvendit, pasi që LVV-ja insistonte se nuk duhet të konstituohet Kuvendi para se të arrihej një marrëveshje për postin e presidentit. Më 31 gusht, negociatat mes LVV-së dhe LDK-së përfunduan me zyrtarimin se dy partitë do ta mbështesin kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president. Kjo kandidaturë ka nxitur përplasje të thella brenda LDK-së, pasi gjashtë nga 18 deputetët e partisë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin./REL

2 MUAJ ME PARE

Ngërçi politik në Kosovë/ Vazhdon sot seanca konstituive, LVV-ja pritet të votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër
Foto ilustruese

KOSOVA- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vijojë ditën e sotme në orën 10:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Konstituimi i legjislaturës së 11-të është shoqëruar me përplasje politike dhe mungesë dakordësie mes partive. Të mërkurën, Kuvendi arriti të zgjedhë kryetaren Albulena Haxhiu me 62 vota pro dhe 16 kundër.

Më 11 shtator, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 101 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe me një abstenim. Ndërkohë, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetare, Vlora Çitaku, nuk mori votat në raundin e parë. Ajo siguroi 44 vota pro, një kundër dhe 56 abstenime.

Pas këtij rezultati, deputetët e PDK-së braktisën sallën e Kuvendit, duke paralajmëruar se do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar dhe zvarritjen e konstituimit të Kuvendit. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës u largua nga salla gjatë seancës së 11 shtatorit. Përplasjet nisën pasi kryetarja e Kuvendit tentoi të kalonte në votim kandidatin e LDK-së, Kujtim Shalën, pa u zgjedhur më parë nënkryetari nga radhët e PDK-së.

Pas ndërprerjes së seancës, vazhdimi u caktua ditën e sotme, më 13 shtator, në orën 10:00. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi mbrëmë, pas mbledhjes së Kryesisë, se do të votojë për kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për postet e nënkryetarëve të Kuvendit./Dosja.al

kriza politike në kosovë kuvendi i kosoves

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...