Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vendimi u mor sonte gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kryesisë së partisë, me qëllim sigurimin e stabilitetit institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe shmangien e një pale të re zgjedhjesh të parakohshme, të cilat do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet.

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të votojë pro kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për postet e nënkryetarëve të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive të caktuar për nesër në orën 10:00. Vendimi u mor sonte gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kryesisë së partisë, me qëllim sigurimin e stabilitetit institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe shmangien e një pale të re zgjedhjesh të parakohshme, të cilat do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet.
LVV ka theksuar se ky vendim konsiderohet një hap i vullnetit të mirë dhe se presin reflektim të njëjtë konstruktiv nga partitë opozitare gjatë procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit. Në deklaratë përmendet edhe marrëveshja e pretenduar politike, duke veçuar shpresën që deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, pas zgjedhjes nënkryetar, të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet Bekim Sejdiu për postin e presidentit të vendit.
Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:
Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbajtur sonte mbledhje të jashtëzakonshme. U konstatua që ndodhemi në momentet vendimtare për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar edhe një palë zgjedhje të reja, të panevojshme për shtetin e qytetarët dhe të kushtueshme për buxhetin e të ardhmen. Zgjedhjet e parakohshme të përsëritura do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet!
Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për nesër në orën 10:00. Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm që të votojmë për nënkryetar kuvendi nga radhët e PDK-së dhe LDK-së dikë që nuk e bojkoton zgjedhjen e presidentit e asisoj na dërgon në përsëritje të zgjedhjeve.
Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Presim që pas konstituimit të kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër.
Në vitin 2025 ne si subjekt fitues me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe deputetë të pakicave i kishim 57 deputetë. Pra vetëm katër deputetë mangu, e duke e zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, plot katër herë e ndryshuam emrin e kandidatit tonë për kryetar kuvendi para se të zgjidhej Dimal Basha me 26 gusht, pesë muaj pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Refuzimi i partive opozitare për Albulena Haxhiun asokohe u pasua edhe me refuzim të Donika Gërvallës, Hekuran Muratit e Arbërie Nagavcit.
E pra, ne kemi vendosur t’i votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën, edhe nëse nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve qysh bëmë ne. Nesër në mëngjes deputetët e PDK-së porsa ta ripropozojnë Vlora Çitakun (e cila edhe ashtu i ka edhe dy mundësi), ne do ta votojmë. Gjithashtu, shpresojmë që edhe deputeti Kujtim Shala, nënkryetar i ardhshëm i kuvendit, të marrë pjesë në seancën kur do të votohet për Bekim Sejdiun president sipas marrëveshjes LVV-LDK./Dosja.al
Vullnet Sinaj VLORË- Deputeti socialist i Selenicës, Vullnet Sinaj, ka dalë kundër reformës territoriale. Gjatë mbledhjes s&e...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi me qytetarët dhe socialistët vlonjatë. Me anë të ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministri...
Vjosa Osmani KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhënien e saj me kryeministrin Albin Kurti, duke ...
Sali Berisha RINAS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar diasporën shqiptare si pjesën më frymëzuese ...
Sali Berisha RINAS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës së tij në Sht...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në Gjirokastër me an&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar nj&eu...
Bledi Çuçi VLORË- Takimi i kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës me anëtarët e PS-së dhe qytetarët v...
Arben Ahmetaj, Ilir Meta TIRANË- Presidneti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi lidhur me denoncimet e forta të ish-numrit 2 t&e...