foto ilustruese
LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Lezhë. Sipas informacioneve policore shtetasi Mondi Gjoka, 45 vjeç është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 45-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.