LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, historia e Kosovës nuk rishkruhet. Kurti: Presim korrigjimin e gabimeve në Apel

• Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar nga Prishtina se pavarësia e gjykatës në Hagë duhet të garantohet dhe aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të respektohet plotësisht. • Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin, Albin Kurti, Von der Leyen tha se pavarësisht vendimit, “askush dhe asgjë” nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. • Nga ana tjetër, Kurti shprehu shqetësim për konkluzionet të aktgjykimit dhe dënimet e shqiptuara, duke thënë se beson se ato përmbajnë gabime faktike, historike dhe juridike që duhet të korrigjohen në procedurën e apelit. • Ai shtoi se Kosova kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e luftës, për çdo krim dhe për çdo kryerës, duke përmendur edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. • Von der Leyen u pyet edhe për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kosovë. • Sipas saj, i takon vetë Kosovës të vendosë, por paralajmëroi se është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. • Von der Leyen qëndroi në Kosovë të enjten si pjesë e turnit të saj në Ballkanin Perëndimor, dhe përveç takimit me Kurtin, bisedoi edhe me ushtrues e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun. • Ajo erdhi në Kosovë pas vizitës në Shqipëri dhe pritet ta vazhdojë turneun në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. • Gjatë këtij turneu, ajo anashkaloi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën për shkak të zgjedhjeve që këto dy vende do t’i mbajnë në këtë kohë.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, historia
Ursula von der Leyen

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet partive politike në Kosovë, duke e cilësuar stabilitetin institucional si bazë për zhvillimin e vendit dhe avancimin e tij drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen tha se formimi i Kuvendit dhe Qeverisë përbën një hap të rëndësishëm, ndërsa theksoi se hapi i radhës është zgjedhja e presidentit.

“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i ardhshëm është zgjedhja e presidentit/es dhe së fundmi po vërejmë se dialogu mes partive politike është i mundur. Ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim, sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje”, tha Von der Leyen.

Ajo përsëriti mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Kosovës, duke thënë se beson qartë në të ardhmen e vendit brenda Bashkimit Evropian.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe atë qartazi, sepse e di se sa thellësisht ndjehen evropianë populli i Kosovës”, deklaroi Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian foli edhe për mbështetjen financiare përmes Planit të Rritjes, duke thënë se Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro. Sipas Von der Leyen, zbatimi i reformave dhe përdorimi i instrumenteve të Planit të Rritjes mund ta afrojë Kosovën me tregun e përbashkët evropian.

“Kosova mund të marrë 882 milionë euro sipas Planit të Rritjes. Keni marrë 62 milionë euro si parafinancim. Plani i Rritjes mund t’ju çojë më afër tregut të përbashkët”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Von der Leyen në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje: Kosova të anëtarësohet në organizatat evropiane dhe të marrë statusin e kandidatit në BE

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, historia
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështetje për avancimin e Kosovës në procesin e Integrimit Evropian, duke theksuar se vendi i plotëson kriteret për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave.

Sipas tij, Kosova ka pasur një nga rritjet më të shpejta të treguesve demokratikë në rajon, ndërsa ekonomia vazhdon të rritet me rreth 4% në vit dhe borxhi publik mbetet ndër më të ulëtit në Evropë. Ai shtoi se vendi është plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.

Kurti tha gjithashtu se Qeveria ka miratuar dhjetë nga 12 ligjet e Planit të Rritjes që kishin afat në qershor dhe paralajmëroi se vonesat në Kuvend mund të rrezikojnë fondet evropiane të dedikuara për reformat.

Duke folur për kërkesat që i parashtroi Von der Leyen, ai tha se ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Konventën për Tranzitin e Përbashkët, si dhe integrimin në organizatat evropiane të standardizimit dhe në kornizën evropiane të akreditimit.

“Që nga takimi ynë i parë, Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Këta hapa do të mundësonin qarkullimin më të shpejtë dhe me kosto më të ulët të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe do të lehtësonin qasjen e bizneseve kosovare në tregun unik evropian”, tha Kurti./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar"/ Von der Leyen në Prishtinë me Kurtin: Nuk u dënua lufta e UÇK-së, askush nuk e rishkruan historinë e Kosovës

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, historia
Ursula von der Leyen

PRISHTINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Prishtinë se vendimi i Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së duhet të respektohet, duke theksuar se përgjegjësia është individuale dhe nuk lidhet me luftën e Kosovës.

Ajo theksoi se aktgjykimi është dhënë nga institucione të pavarura gjyqësore dhe se mandati i tyre duhet respektuar, ndërsa nënvizoi se duhet të nderohet kujtimi i të gjitha viktimave, pavarësisht përkatësisë.

“Askush dhe asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, tha von der Leyen, duke vlerësuar gjithashtu reagimin e përmbajtur të qytetarëve dhe liderëve politikë pas vendimit.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vetë gjykata ka përcaktuar se UÇK-ja dhe lufta për çlirimin e Kosovës nuk ishin në gjyq, duke kërkuar që ky fakt të theksohet më shumë edhe në arenën ndërkombëtare./Dosja.al

ursula von der leyen albin kurti prishtine

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes