LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së/ Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për Gjykatën Speciale, Kurti: Ndryshimet janë të ngutshme, por do t'i mbështesim

• Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. •  Në votim morën pjesë 91 deputetë, ku të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. •  Në votim nuk morën pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së. •  Nga PDK-ja që edhe ka iniciuar nismën për ndryshim të Ligjit, u deklarua se presin që ai të miratohet të hënën në të dyja leximet. • Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza theksoi se pas miratimit të projektligjit, partia e tij është e gatshme për marrëveshje me Vetëvendosjen për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja. • Ndërkohë Kryeministri Albin Kurti tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se sipas tij, UÇK-ja nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe ndaj asaj që ai e quajti gjenocid të Serbisë ndaj Kosovës. • Duke folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ai tha se koha për analizimin e tyre ka qenë e shkurtër dhe se LVV-ja i konsideron këto veprime të ngutshme. • Kurti tha se përgjegjësinë për krijimin e Dhomave të Specializuara e mbajnë ata që e votuan themelimin e tyre, më 2015. 

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Hamza i përgjigjet Kurtit: Ligji për Specialen nuk është i PDK-së

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së/ Kuvendi i
Bedri Hamza

TIRANË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Hamza tha se ligji nuk është i PDK-së dhe se çështjet që trajtohen përmes tij kanë ekzistuar para themelimit të kësaj partie.

“Kemi nevojë për disa sqarime. Ligji nuk është i PDK-së. Çështjet që i trajton ligji janë para se me ekzistu PDK-ja”, tha Hamza.

Ai theksoi se nëse gjatë shqyrtimit të projektligjit vlerësohet se ka nevojë për ndryshime apo plotësime, ato mund të bëhen gjatë procedurave parlamentare.

“Po që se ka nevojë diçka të shtohet, plotësohet, mund ta bëjmë gjatë procedurave. Është përgjegjësi ekskluzive e neve si deputetë me aprovu ligje”, u shpreh ai.

Hamza theksoi se beteja e parë e Kosovës duhet të zhvillohet në shkallën e Apelit, duke thënë se synimi duhet të jetë fitimi i rastit në këtë instancë.

“Beteja e parë e jona si shtet duhet me u bo në Apel. Rasti duhet mu fitu në Apel”, deklaroi kryetari i PDK-së./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së/ Kuvendi i
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës.

"Për gjakun tonë edhe për këtë Parlament edhe për drejtësinë. Dhe nuk është në emrin tim, nuk është në emrin e popullit ë Kosovës", tha Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Haradinaj tha se si përgjigje ndaj Speciales, do të ishte anulimi krejt i kësaj gjykate. Sipas tij, kjo iniciativë e ndërmarrë është pak dhe e vonshme. 

"Ligjin e sotëm Aleanca e voton dhe i kërkojmë këtij Parlamenti me mocion ta vendos në dy lexime dhe ta kryejmë sot", tha ai./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi i Kosovës shqyrton nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen/ Kurti: Ndryshimet janë të ngutshme, por do t'i mbështesim

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së/ Kuvendi i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar nga Kuvendi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se UÇK-ja nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe ndaj asaj që ai e quajti gjenocid të Serbisë ndaj Kosovës. Duke folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Kurti theksoi se koha për analizimin e tyre ka qenë e shkurtër dhe se LVV-ja i konsideron këto veprime të ngutshme.

“Ka qenë një kohë e shkurtër për të analizuar ligjin, sidomos kur nuk e kemi aktgjykimin e prerë. Këto lëvizje për ndryshimin e ligjit për Specialen janë të ngutshme dhe nuk janë analizuar sa duhet. Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2015. Atëherë nuk na keni dëgjuar, por sot do të duhej të na konsultoni. Zemërimi i qytetarëve është i drejtë. Ankesat për gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e themeluan e jo ndaj atyre që e kundërshtuan.  Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën. S’mund të bëhet njëra pa tjetrën. Na duhet një strategji serioze, por për ta zbatuar atë strategji na duhen institucione funksionale. Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional, rrezikon të përfundojë në dështim”, tha Kurti./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për Dhomat e Specializuara, deputetët votojnë unanimisht pro

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së/ Kuvendi i
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji kaloi pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave parlamentare për shqyrtimin e tij.

Nisma është mbështetur nga 91 deputetët që morën pjesë në votim, ndërsa më herët projektligji ishte miratuar edhe në Komisionin për Legjislacion. Jashtë Kuvendit vijon protesta e veteranëve të UÇK-së dhe mbështetësve të nismës, e cila gjatë seancës është shoqëruar edhe me tensione dhe hedhje të mjeteve piroteknike./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës sot seancë për ligjin për Specialen

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së/ Kuvendi i
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Sot në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Në rendin e ditës janë gjithsej 22 pika, ndërsa e para është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.

PDK-ja ka propozuar ndryshime në ligj për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar kufizimin e juridiksionit të tyre, kthimin e rasteve në Kosovë, ankimimin në Gjykatën Supreme, dënim maksimal prej 15 vjetësh dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin./Dosja.al

kuvendi i kosoves

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...