LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të forta me policinë, tensione dhe shoqërime masive, studentët vijojnë rezistencën

• Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë para Ministrisë së Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike. • Protesta nisi me tensione, pasi protestuesit nuk pranuan që deputetët e Partisë Demokratike të bashkohen me qytetarët te Ministria. • Qytetarët e bënë të qartë që protestës mund t'i bashkohen të gjithë qytetarët demokratë, por asnjë deputetë, pasi ligjvënësit përfaqësojnë partitë politike. • Protestuesit janë shprehur se opozita nuk i mbështeti në fillimet e protestës dhe kjo është një opozitë e shitur që vepron veç për interesat e veta. • Qytetarët kanë theksuar se nuk duan asnjë deputet nga partitë politike, ndërkohë kanë vijuar me thirrjet "Rama në burg, Berisha në Burg" dhe "Opozita jemi ne". • Më pas deputetët demokratë janë distancuar nga turma e portestuesve dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se PD-në nuk e lëviz askush nga protesta, ndërsa akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit. • Situata u tensionua sërish, pasi protestuesit vijuan përplasjet me policinë. • Një moment i pazakontë u shënua gjatë protestës studentore, ku një dron që përdorej nga policia për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. • Ajo ra mbi protestuesit, ndërsa menjëherë pas incidentit, forcat e policisë ndërhyjnë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. • Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit u larguan nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe u zhvendosën drejt rrugës "Myslym Shyri”. • Pas kësaj ata u përballën me efektivët e policisë, duke u detyruar më pas të shpërndaheshin në rrugicat përreth në përpjekje për t'iu shmangur ndërhyrjes së uniformave blu. • Protestuesit vijuan qëndresën para Kryeministrisë, ndërsa një prej qytetarëve u është drejtuar efektivëve me thirrjen “Na lini të protestojmë”, duke kundërshtuar ndërhyrjen e uniformave blu.

43 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

“Na lini të protestojmë”/ Qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë, policia i largon me forcë nga bulevardi (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje

TIRANA- Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë, ku kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të Policisë. Gjatë tubimit, një prej qytetarëve u është drejtuar efektivëve me thirrjen “Na lini të protestojmë”, duke kundërshtuar ndërhyrjen e uniformave blu.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë për të liruar hapësirën e bulevardit, duke shtyrë protestuesit dhe duke i zhvendosur drejt trotuarit. Tensionet mes qytetarëve dhe efektivëve vijojnë në zonën përpara Kryeministrisë./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

“Maska më e frikshme sot për sot, policia”/ Tre protestuese tërheqin vëmendjen me veshjen e uniformave të policisë për festën e Halloween (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Një grup protestuesish të maskuar nisën të shkulin gurë nga bulevardi dhe t'i grumbullonin për sulme ndaj policisë. Disa prej tyre përdorën edhe llastiqe, ndërsa të tjerë drejtuan lazerë ndaj autobotit të ujit.  

Tensionet u përshkallëzuan kur protestuesit hodhën molotovë drejt efektivëve dhe autobotit të policisë. Sulmet më vonë vijuan pranë Kullave Binjake, ku molotovët shkaktuan flakë në rrugë, të cilat u shuan nga policia.

Ndërkohë kanë tërhequr vëmendjen tre vajza protestuese të maskuara, të veshura me uniforma policie për festën e Halloween. Njëra prej tyre mban në duar një pankartë ku ironizon efektivët e policisë. Pankarta përmban mesazhin,  “Maska më e frikshme sot për sot, policia”, /Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur efektivi i FNSH-së godet me këmbë molotovin, flakët përfundojnë pranë gazetarëve gjatë protestës

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje

TIRANA- Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë janë shoqëruar edhe me hedhjen e bombave molotov. Një prej momenteve të kapura në kamera tregon një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili shihet duke goditur me këmbë një molotov të hedhur gjatë përplasjes.

Siç duket në pamje, pas goditjes nga efektivi, molotovi merr drejtim nga zona ku ndodheshin gazetarët që po ndiqnin dhe raportonin drejtpërdrejt zhvillimet e protestës. Ky veprim ka krijuar një situatë të rrezikshme për përfaqësuesit e medias, të cilët ndodheshin pranë vendit ku po zhvilloheshin përplasjet.

Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, ndërsa në drejtim të efektivëve dhe autobotëve të policisë janë hedhur molotovë dhe sende të forta./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

“Bashkohuni në çlirimin final të Shqipërisë në datën 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizimin e shqiptarëve: Rama dhe Berisha duhet të zhbëjnë kushtetutën e vitit 2008

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Në protestën para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28 nëntor, duke ftuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që t’i bashkohen protestës.

Në thirrjen e tij ai theksoi se kërkesa e protestuesve nuk është thjesht largimi i një kryeministri dhe zëvendësimi i tij me një tjetër, por realizimi i ndryshimeve themelore në vend.

I riu kërkoi një Kushtetutë të re, duke bërë thirrje që Edi Rama dhe Sali Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008, të cilën e cilësoi si një prej arsyeve të krizës aktuale politike.

“Bashkohuni në çlirimin final të Shqipërisë në datën 28 nëntor, të bashkohemi të gjithë këtu. Të bashkohen shqiptarët anë e mbanë botës. Ne jemi këtu për ndryshime themelore në Shqipëri. Ne jemi këtu sepse ky kryeministër nuk na dëgjoi për 135 ditë këtu. Këtij vendi duhet ti jepet një drejtim tjetër. Ne nuk duam të ulim një autokrat dhe të ngremë një autokrat tjetër.  Ne duam zgjidhje themelore në këtë vend. Këtu duhet një kushtetutë e re, Rama dhe Berisha duhet të zhbëjnë kushtetutën e 2008, sepse kjo eshte arsyeja që jemi sot këtu. Parlamenti sot ka rënë. Këtu ka nevojë për ndryshim themelor,. Të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen për Shqipërinë”, pohoi protestuesi./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Tensione para Kryeministrisë/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, efektivët përdorin spray ndaj të rinjve (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë pasi u detyruan të largoheshin nga efektivët e policisë. Vijojnë ndërkohë edhe thirrjet e protestuesve: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Policia nga ana tjetër ka vendosur perimetrin e sigurisë, duke mos i lejuar protestuesit të shkojnë drejt godinës./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje

TIRANA- Protestuesit janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë, pas shpërndarjes së përkohshme, duke vijuar tubimin me thirrje kundër kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Rama në burg, Berisha në burg”, kanë brohoritur qytetarët e mbledhur në bulevard, duke përsëritur sloganet e tyre politike. Rikthimi i protestuesve është shoqëruar me tensione dhe përplasje me efektivët e policisë, pasi qytetarët kanë tentuar të qëndrojnë përpara godinës qeveritare./Dosja.al


 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Policia pengon gazetarët të filmojnë protestën, i largon nga zona ku po zhvilloheshin përplasjet me qytetarët

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje nga protesta

TIRANA- Tensionet gjatë protestës para Kryeministrisë janë shoqëruar edhe me incidente ndaj gazetarëve që po raportonin nga terreni. Disa efektivë të policisë kanë penguar gazetarët të filmojnë zhvillimet, duke i shtyrë dhe larguar nga zona ku po ndodhnin përplasjet me protestuesit.

Incidenti është regjistruar në një moment kur policia po përdorte gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e qytetarëve. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit po vijojnë rezistencën e tyre./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Droni i policisë hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve, momenti kur humbet kontrollin dhe rrëzohet para Kryeministrisë

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje

TIRANA- Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës studentore para Kryeministrisë. Një dron që përdorej nga policia për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Pamjet tregojnë çastin kur pajisja fluturuese bie, ndërsa menjëherë pas incidentit, forcat e policisë ndërhyjnë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit u larguan nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe u zhvendosën drejt rrugës "Myslym Shyri”. Pas kësaj ata u përballën me efektivët e policisë, duke u detyruar më pas të shpërndaheshin në rrugicat përreth në përpjekje për t'iu shmangur ndërhyrjes së uniformave blu./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protestuesit zhvendosen në rrugën “Myslym Shyri”/ Bllokojnë qarkullimin me koshat e mbeturinave (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës.

Lëvizja e protestuesve vjen pas përplasjeve me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me piper për shpërndarjen e turmës./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Sërish tensione/ Hidhet molotov drejt autoblindës së policisë, efektivët ndjekin protestuesit në rrugicat e kryeqytetit (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje

TIRANA- Situata në rrugët e Tiranës është përshkallëzuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur edhe në akse të tjera të kryeqytetit. Pas vendosjes së autoblindave në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", një pjesë e protestuesve janë shpërndarë drejt rrugës "Myslym Shyri" dhe rrugicave përreth.

Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke ndjekur qytetarët në këto zona, ndërsa është hedhur edhe një molotov në drejtim të autoblindës së policisë. Më herët, uniformat blu kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë protestuesit./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje

TIRANA- Tubimi para Kryeministrisë, është shoqëruar me tensione, pasi pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës para Kryeministrisë, policia ka nisur shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve në tubim. Ndërhyrja e efektivëve vjen pas hedhjes së molotovëve në drejtim të forcave të rendit dhe përdorimit të autobotëve me ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Pas përshkallëzimit të situatës, policia ka shtuar masat e sigurisë. Ajo ndërhyrë për shoqërimin e personave që dyshohet se janë përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë protestës./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Tensione te Kryeministria/ Droni i policisë bie mes protestuesve, efektivët ndërhyjnë për të shpërndarë turmën (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Situata gjatë protestës në Tiranë është përshkallëzuar pranë godinës së Kryeministrisë, ku një dron i Policisë së Shtetit është rrëzuar mes turmës së protestuesve.

Pas incidentit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë qytetarët e mbledhur para godinës qeveritare. Gjatë protestës së sotme, policia ka vënë në përdorim edhe tre mjete ujëhedhëse, dy prej të cilave janë të reja.

Tensionet kishin nisur më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë me presion. Më pas, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë, ku u hodhën sërish molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Për të penguar afrimin e protestuesve, policia vendosi një kordon sigurie përreth institucionit./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë/ Policia ndërhyn duke përdorur ujë me presion (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Tensionet e protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës. Ndërkohë policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion ndaj protestuesve, duke i detyruar këta të fundit të largohen nga zona. 

Ndërkohë, forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie, duke mos lejuar afrimin e mëtejshëm të protestuesve drejt Kryeministrisë. Tensione u shënuan më herët edhe para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.

Protestuesit vijojnë ende qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

“Spitalet nuk kanë asgjë, arsimi zero“/ Protestuesi përpara Kryeministrisë: Na thërret atdheu nuk kam frikë, le të vijë një Antifa këtu 

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Një protestues që ndodhej para Kryeministrisë ka bërë deklarata të forta kundër qeverisë Rama dhe opozitës, duke theksuar se protesta nuk përfaqëson asnjë forcë politike.

 Ai ngriti shqetësime edhe për gjendjen në shëndetësi dhe arsim, ndërsa kritikoi ashpër Policinë e Shtetit, duke e akuzuar për sjellje kriminale.

“Është propagandë e këtyre për t’i futur frikën popullit. Por ne nuk e lëmë më, i kemi djegur anijet, jemi vetëm përpara. Nuk ikim nga ky shesh. Këtu nuk ka Berishë, jemi kundër Ramës dhe kundër Berishës. “Rama në burg, Berisha në burg” është thirrja jonë. Spitalet nuk kanë asgjë, arsimi zero. I ka kushtet Rama që do t’i mbajë fëmijët deri në 17:00 në shkolla. Kjo policia , janë banda kriminale të veshura me maskë. Nuk kam frikë, na thërret Atdheu do dal. Le të vijë të na gjejë një Antifa këtu. Jam me status jetim më ka lënë baba 12 vjeç, jam detyruar të dal në punë në moshë të vogël, nuk ka asnjë përkrahje nga ky shtet”, u shpreh protestuesi./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

“Fundi juaj po vjen, poshtë diktatura! Rroftë Shqipëria!”/ Protestuesit ngjisin pankartën tek gurët e dialogut të Ramës

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Në Kryeministri aty ku janë zhvendosur edhe protestuesit disa qytetarë kanë gjuajtur me llastiqe drejt godinës. 

Ndërkohë, te tavolina e gurtë e dialogut të Ramës, disa protestues të tjerë kanë ngjitur një pankartë ku shkruhet: “Fundi juaj po vjen. Poshtë diktatura! Rroftë Shqipëria!”./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Protestuesit të zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Forcat policore ndalojnë grupet e xhirimeve të mediave 

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur tashmë para kryeministrisë ndërsa policia ka ndaluar grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku edhe është zhvendosur protesta e studentëve.

Forcat e policisë kanë larguar automjetet e mediave duke pohuar se nuk lejohet të kalojnë për shkak të perimetrit të vendosur.

Pas Ministrisë së Arsimit, studentët kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë Selisë së PS, por pa u shoqëruar me incidente./Dosja.al    

3 JAVE ME PARE

Protestuesit zhvendosen nga Ministria e Arsimit/ Nisin marshimin drejt Kryeministrisë (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Pas përplasjeve të shumta dhe disa orësh tensionesh me policinë, protestuesit janë larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit dhe kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.  

Lëvizja vjen pas hedhjes së molotovëve dhe ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit. Protestuesit po vijojnë marshimin drejt bulevardit, ndërsa situata po ndiqet nga forcat e rendit./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Protesta e 19-të studentore/ Protestuesi shfaqet me paraqitjen kreative, zgjedh maskën e ‘kllounit’ djallëzor për Halloween

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Dita e 19-të e revoltës së studentëve në Tiranë përkon edhe me ditën e Halloween ndërsa një protestues është shfaqur me një paraqitje kreative dhe të veçantë. Ai shihet i maskuar me një maskë kllouni në vend të maskimit të përhershëm të protestuesve me syze apo kapuçëve të zinj./Dosja.al     

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje

TIRANA- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit para Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa më të forta. Protestuesit kanë hedhur disa bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë.

Në përgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të shpërndarë turmën. Situata në zonë vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestat dhe përplasjet mes palëve vazhdojnë./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta kombëtare në Tiranë, tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët në revoltë prej 19 ditësh

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Pamje

TIRANA- Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës. Në zonë janë dislokuar forca të shumta policie dhe dy autobote me ujë, ndërsa efektivët u kanë bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përplasjet.

Protesta e studentëve nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa Partia Demokratike e filloi tubimin para Kryeministrisë dhe më pas iu drejtua protestës së studentëve për t'u bashkuar me ta. Megjithatë, deputetët demokratë nuk u pritën nga studentët, të cilët nuk pranuan përfshirjen e tyre në organizimin e protestës./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protestuesit të maskuar shkulin pllakat para Ministrisë së Arsimit dhe qëllojnë drejt institucionit

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Protestuesit e maskuar kanë nisur duke shkulur pllakat e trotuarit para Ministrisë së Arsimit. Pas sulmeve me gurë, llastiqe dhe molotvë ndaj forcave policore protestuesit tashmë kanë nisur të qëllojnë edhe drejt institucionit./Dosja.al  

 

3 JAVE ME PARE

Vijojnë tensionet e para Ministrisë së Arsimit/ Disa të rinj hedhin gurë drejt institucionit, policia përgjigjet me ujë me presion (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Policia ka nisur të nderhyjë me hedhjen e ujit pas sulmeve me gurë të protestuesve të maskuar ndaj policisë. Një autobot është afruar për të fikur flakët në kazanët e mbeturinave.

Protestuesit dëgjohen me thirrjen e tyre në kor “Polici e krimit”./Dosja.al 

 

3 JAVE ME PARE

Studentët thirrje kundër Partisë Demokratike/ Deputetët tërhiqen nga protesta për të shmangur incidentet

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Pas thirrjeve të studentëve për deputetët e Partisë Demokratike dhe Kreun e saj Sali Berisha, në mënyrë shmangien e incidenteve me protestuesit tek Ministria e Arsimit deputetët kanë nisur të tërhiqen në hyrjen e “Rrugës së Durrësit.”

Ndërkohë në protestë ka tërhequr vëmendjen edhe Klevis Balliu i cili shihet të komunikojë vazhdimisht në celular./Dosja.al 

 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Pas thirrjes së policëve për të protestuar në mënyrë paqësore, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Ministrisë së Arsimit

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Protestuesit kanë hedhur molotov dhe gurë përpara Ministrisë së Arsimit pas djegies së koshave të mbëturinave dhe gjuajtjeve me llastiqe kudrejt efektivëve të policisë./Dosja.al   

 

 

3 JAVE ME PARE

PAMJE ME DRON/ Revolta kundër qeverisë Rama, mijëra qytetarë në protestë, flakadanë e molotovë te Ministria e Arsimit

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë para Ministrisë së Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike. Protesta nisi me tensione, pasi protestuesit nuk pranuan që deputetët e Partisë Demokratike të bashkohen me qytetarët te Ministria. Qytetarët e bënë të qartë që protestës mund t'i bashkohen të gjithë qytetarët demokratë, por asnjë deputetë, pasi ligjvënësit përfaqësojnë partitë politike.

Protestuesit janë shprehur se opozita nuk i mbështeti në fillimet e protestës dhe kjo është një opozitë e shitur që vepron veç për interesat e veta. Qytetarët kanë theksuar se nuk duan asnjë deputet nga partitë politike, ndërkohë kanë vijuar me thirrjet "Rama në burg, Berisha në Burg" dhe "Opozita jemi ne".

Më pas deputetët demokratë janë distancuar nga turma e portestuesve dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se PD-në nuk e lëviz askush nga protesta, ndërsa akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit.

Gjatë tubimit te Ministria pati edhe tensione, pasi protestuesit u vunë flakën disa koshave të mbeturinave dhe hedhën në drejtim të institucionit sende të forta dhe molotov. Nga ana tjetër policia është përgjigjur menjëherë me ujë me presion. Megjithatë, protestuesit nuk janë tërhequr, por vijojnë protestën e tyre kundër qeverisë, ndërkohë herë pas here brohorasin në kor: Ju erdhi fund dhe Rama jepe dorëheqjen./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Kaos te Rruga e Durrësit/ Protestuesit gjuajnë me llastiqe, policia i kërcënon: Ndaloni, përndryshe do veprojmë (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, pasi protestuesit kanë gjuajtur llastiqe kundër efektivëve të policisë. Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke i kërcënuar se në të kundërt do të ndërhyjnë.

Pak më herët, protestuesit u vunë flakën edhe disa koshave të mbeturinave, ndërkohë mbanin në dorë tymuese. Protestuesit patën përplasje edhe me demokratët, ku nuk lejuan deputetët e PD-së t'i afrohen turmës së studentëve./Dosja.al 

 

3 JAVE ME PARE

"Më dhunuan dhe shanë"/ U arrestua nga policia pasi foli në media, i riu rrëfen dhunën policore: Efektivi më tha ‘dil në protestë po ta mbajti’ (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Një protestues i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, për shkak të jë interviste për mediat ku kritikoi qeverinë dhe shpjegoi pjesëmarrjen e tij në protestë, ka reaguar lidhur me debatet mes studentëve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Ai tha se më arrestuan për dy fjalë ndërsa qytetarët nuk kanë dalë si përfaqësues të partive politike por për të mbështetur kauzën e tyre. Protestuesi theksoi se gjatë shoqërimit në komisariat ishte dhunuar, kërcënuar dhe rrahur nga efektivët e policisë. 

"Njerëzit po bien në kontradiktë me njëri-tjetrin. Sepse njerëzit kanë dalë për të më mbështetur. Unë nuk jam kundër mbështetjes, këta nuk kanë dalë si parti dhe si deputetë, por si popull. Po ta mendojmë shumë thellë, çdo njeri këtu ka fëmijë. Ky ka dalë me mua çdo ditë, duart i ka me gjak, të djegura, duke më ruajtur mua. Mua më arrestuan, madje te Neës24 kam dalë dhe kam dhënë intervistë. Më arrestuan për dy fjalë. Si ju duket juve kjo? Protestues janë edhe këta, për mendimin tim, se po qe për t’u kapur, ka qenë edhe deputetë të tjerë, Agron Shehaj. S’kanë ardhur vetëm këta. Pse, Agroni kujton ti se po lodhet fort për studentët? Vëmendje kërkon edhe ai, si gjithë të tjerët. Këta nuk po dalin të thonë, “votoni PD-në, PS-në, as Partinë Mundësia”. Dolën duke mbështetur studentët, për mendimin tim. Nuk është normale. Mua më kanë rrahur gjatë rrugës për në komisariat, më kanë kërcënuar. Më thanë, “do të të hedhim nga fugoni”. Më tha efektivi i policisë  “Po ta mbajti, dil prapë në protestë”. Më kanë futur dhe më kanë rrahur, më kanë sharë. Këta tani bien në kontradiktë me njëri-tjetrin. Bëhuni bashkë, dilni përballë, te Ministria e Arsimit, te Kryeministria. Te Ministria nuk rrëzohet Edi Rama, te Kryeministria do të rrëzohet," tha studenti./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Nuk ikim nga sheshi"/ Noka pas përplasjeve me protestuesit: Qoristat do ta marrin përgjigjen një për një

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË-  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi për mediat pasi protestuesit nuk i pranuan në protestën para Ministrisë së Arsimit. Noka u shpreh se PD-në nuk e lëviz askush nga protesta, ndërsa akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit.

"Këtu duket qartë gjithçka, kështu që ju bëni çfarë të doni, një gjë duhet ta keni të qartë, këtu PD-në dhe opozitën nuk e shkul dot askush nga sheshi. Kaq, ky është mesazhi. Ata qorristat do ta marrin përgjigjen një për një," tha Noka./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave, policia thirrje: Protestoni paqësisht 

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Protestuesit të mbledhur para Ministrisë së Arsimit iu kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kartonave. Studentët janë shfaqur edhe me tymuese në dorë ndërkohë që policia ka bërë një thirrje kundrejt tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

Protesta pranë Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me përplasje verbale midis pjesëmarrësve në protestë të thirrur nga studentët, dhe atyre të thirrur nga Partia Demokratike, përfshirë deputetët e kësaj force politike.

Këta të fundit janë përballur me kërkesën e disa protestuesve për largimin e tyre nga tubimi dhe distancimin e establishmentit nga protesta apartiake kundër Qeverisë./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Tensione te Ministria/ Studentët kërkojnë largimin e deputetëve demokratë: Protesta është e popullit, jo e partive (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Studentët kanë kërkuar largimin e deputetëve, të cilët marshuan nga Kryeministria drejt ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta kundër kryeministrit Edi Rama. Ata theksuan se protesta është e popullit dhe jo e partive që e kanë shkatërruar vendin ndër vite. Ata theksuan se Sali Berisha dhe deputetët e tij nuk duhet të marrin pjesë në protestën e tyre.

“Çdo qytetar janë të mirëpritur, deputetët duhet të shmangen se janë simbol i partive që pëfaqësojnë. Kjo protestë është e popullit. Ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij simbolizon një parti. Nuk kemi penguar asnjërin që të vijë sepse është e drejtë kushtetuese që të protestojë. Ne nuk duam persona që janë simbol i partive që na kanë rrënuar në mënyrë specifike," tha njëri nga të rinjtë.

Ndërsa një tjetër theksoi se që nga 31 maji, me protestën e Flamingove, ata kanë kërkuar largimin e Edi Ramës dhe të Sali Berishës.

“Kjo protestë që nga 31 maji ka qenë Edi Rama në burg dhe Berisha në burg. Çdo simpatizant i PD është i mirëpritur. Berisha dhe deputetët e tij në asnjë mënyrë”, shtoi një tjetër.

Një vajzë u shpreh se opozita duhet të heqë dorë nga deklaratat publike se është ajo që i ka nxjerrë të rinjtë në protestë, duke e akuzuar se po tenton që të përçajë iniciativën e tyre.

“Mos na përçani. Unë jam dakord të jemi bashkë. Nëse jemi bashkë. Atëherë ju lutem mos i nxirrni deklaratat sikur PD po nxjerr studentët në protestë. Nxirreni se ju jeni me ne. Nuk pranojmë deklarata publike se PD ka organizuar protestën,” tha ajo./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Opozita jemi ne"/ Protestuesit përplasen me demokratët: Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Qytetarët janë përplasur me deputetët demokratë përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë pranuar ardhjen e deputetëve dhe simpatizantëve të PD-së.

Ata kanë vijuar me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?” dhe “Opozita jemi ne”. Nga ana tjetër, demokratët kanë bërë thirrje se kjo protestë ka nevojë dhe për opozitën./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

“Protesta është e popullit jo e kriminelëve”/ Studentët për deputetët demokratë: Nuk duam persona që janë simbol i partive që na kanë rrënuar

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

Studentët kanë refuzuar demokratët në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Ata ka theksuar qartë se mirëpresin qytetarët por jo Berishën dhe deputetët e tij.

"Kjo protestë është e popullit, ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij simbolizon një parti. Nuk duam persona që janë simbol i partive politike që na kanë rrënuar ndër vite”, tha ai./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Deputetët e PD-së mbërrijnë pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit thirrje: Rama në burg, Berisha në burg

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e tyre janë afruar pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodhen dhe protestuesit e tjerë. Siç shihet edhe në pamje, një student ka tentuar tu afrohet demokratëve për tu kërkuar që të largohen nga protesta.

Nga ana tjetër, pjesa tjetër e protestuesve kanë brohoritur në kor: “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërkohë demokratët po afroheshin drejt turmës./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Demokratët nisin marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, pritet të bashkohen me studentët

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Pas protestës para Kryeministrisë, demokratët kanë njoftuar se do tu bashkohen studentëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe deputetët kanë nisur tashmë marshimin nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ku prej 19 ditësh vijon protesta e studentëve kundër qeverisë Rama.

Pak më herët, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, përcjelli një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Duke folur për mediat, Noka kërkoi largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa deklaroi se PD do të mbështesë kërkesat e studentëve dhe se protesta e opozitës do të vijojë në krah të tyre./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Tubimi te Ministria e Arsimit, protestuesit e vegjël ulen në rrugë para efektivëve

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Dy protestues të vegjël janë ulur te vizat e bardha në protestën tek Ministria e Arsimit, ndërsa para tyre qëndrojnë efektivët e policisë. Krah fëmijëve ndodhet edhe një protestues me veshje popullore dhe flamurin kombëtar në dorë.

Ndërkohë tashmë ka nisur edhe marshimi i deputetëve demokratë për tu bashkuar me studentët përpara Ministrisë së Arsimit./Dosja.al 

 

3 JAVE ME PARE

"PD do të vazhdojë t’i mbështesë studentët në protestën e tyre"/ Noka: Shqiptarët kërkojnë sot shtet, fundi i diktatorit ka ardhur

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Edi Rama nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, e thirrur në mbështetje të studentëve. Duke folur për mediat, Noka kërkoi largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa deklaroi se PD do të mbështesë kërkesat e studentëve dhe se protesta e opozitës do të vijojë në krah të tyre.

"Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh dhe ne si demokratë e përcjellim sot këtu, studentët që janë atje. Ka vetëm një mesazh: Edi Rama largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet më. Me dhunë policore e kanë tentuar edhe diktatorë të tjerë dhe ti e di secili është fundi. Ndaj edhe kjo është motoja mbi bazën e të cilës është thirrur kjo protestë e dytë kombëtare e PD, për të qenë në sinkron të studentëve, për t’i mbështetur studentët. Kërkesat e tyre duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet. PD ka qenë dhe është dhe do të vazhdojë t’i mbështesë kërkesat e studentëve dhe studentët në protestën e tyre. Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën, tashmë protesta do të vijojë tek studentët atje tek sheshi ku ata nisën betejën," tha Noka./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Polici ndihmon zonjën e moshuar duke e mbajtur për krahu (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Në protestën e 19-të të zhvilluar në Tiranë ditën e sotme deputetët e Partisë Demokratike janë të zhvendosur përballë Kryeministrisë ndërkohë nga ana tjetër pjesa tjetër e protestuesve ndodhet tek Ministria e Arsimit. 

Gjatë grumbulimit tek Ministria e Arsimit një polic shihet duke mbajtur për krahu një zonjë të moshuar ndërsa bisedon me të./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Protesta te Ministria e Arsimit/ Policia vendoset gardh, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Qytetarët janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar. Ndërkohë, forcat e policisë janë vendosur gardh para Ministrisë së Arsimit.  Gjatë tubimit, të rinjtë kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa në bulevard janë thirrur slogane: “Ju erdhi fundi" dhe "Dorëheqje".

Me moton “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, studentët vijojnë të këmbëngulin për largimin e Ramës dhe ndryshimin e klasës aktuale politike. Në protestën e sotme pritet të marrin pjesë edhe pedagogë, të cilët prej ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, si dhe përfaqësues të opozitës në mbështetje të të rinjve./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta në mbështetje të studentëve/ Protestuesja stampon figurën e Musine Kokalari në bluzë: Ajo ishte një nga personat që besonte për një Shqipëri më të mirë

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Një protestuese në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet protesta e thirrur nga opozita në mbështetje të studentëve, ka tërhequr vëmendjen me bluzën që mbante veshur, ku ishte stampuar fotografia e Musine Kokalarit.

Ajo e cilësoi Kokalarin si heroinë dhe një prej figurave që besonin tek demokracia, drejtësia dhe një Shqipëri më e mirë. Protestuesja shprehu shpresën se ndryshimet që mund të sjellë protesta do të bëjnë të mundur që idetë e saj të jetësohen.

“Musine Kokalari është heroina. Ajo ishte një nga personat që besonte në demokraci, në drejtësi, për një Shqipëri më të mirë. Shpresoj që me ndryshimet që mund të vijnë pas kësaj proteste, ndoshta idetë e saj mund të jetësohen.Ne jetojmë mes Anglisë dhe Shqipërisë. Kam punuar në sistemin e drejtësisë, këtu dhe në Angli. Policia nuk të vjen dhe të puth në faqe, por ka disa rregulla. Policia këtu i rreh para se t’i arrestojë, i rreh dhe atje. Kjo është fatkeqësi e këtij kombi. Ky vend nuk është se i mungon talenti, por ka nevojë për njerëz që e duan Shqipërinë”, u shpreh protestuesja./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Në mbështetje të studentëve, deputetë të PD dalin nga selia blu, nisen drejt Kryeministrisë

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË-  Deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë nga selia blu dhe pritet t’i bashkohen protestës kombëtare, në shenjë mbështetjeje të studentëve. Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, ndërsa ndiqen nga mbështetësit e PD.

Deputetë dhe simpatizantë të opozitës po marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në mbështetje të të rinjve që prej 19 ditësh protestojnë kundër qeverisë. Pas tubimit para Kryeministrisë, demokratët do të vijojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku do tu bashkohen studentëve./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta kundër qeverisë/ Blushi dhe Këlliçi përplasen me policinë të Kryeministria, efektivët nuk i lejojnë të kalojnë (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Një situatë tensionuese ka ndodhur te Kryeministria. Siç shihet edhe në pamje, Tedi Blushi dhe Belind Kelliçi kanë pasur një përplasje me Policinë e Shtetit. Përplasje ms tyre ka ardhur, pasi efektivët buk kanë lejuar një qytetar të kalonte, edhe pse nuk kishte lidhje me protestën.

Pjesë nga përplasja:

Policia: Ikni mbrapa!

Qytetari: Hap rrugën aty se do të iki në shtëpinë time! 

Policia: Kemi një urdhër.

Tedi Blushi: Ça urdhri?

Belind Këlliçi: Hiqe dorën! Plehrë!

Policia: Prit pak!

Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit?

Policia: Është perimetri i sigurisë.

Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë?

Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.

“Banditë me unifortë që pengojnë qytetarët të ecin në rrugë. Kjo është çmenduri, ky është shtet policor. Duhet të reagojmë të gjithë, edhe ju gazetarët. Kjo nuk ka ndodhur as në ’90-në. ju ftoj të gjithëve të reagoni sepse këtu po instalohet diktaturë”, tha nënkryetari i PD në një prononcim për mediat./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Protesta studentore kundër qeverisë Rama, nis grumbullimi para Ministrisë së Arsimit

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare kundër qeverisë Rama. Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve.

Po ashtu, në shesh pritet të rikthehen edhe demokratët, në shenjë solidariteti me protestën studentore. Në thirrjet e tyre, studentët kanë artikuluar si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të klasës aktuale politike, duke kërkuar një frymë të re në Shqipëri./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta në Tiranë/ Blindohet kryeministria, mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë (VIDEO)

 Tirana në flakë nga protesta studentore/ Përplasje të

TIRANË- Sot në Tiranë është paralajmëruar protesta kombëtare kundër qeverisë Rama. Në kuadër të tubimit, mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë në terren. Forcat e policisë janë dislokuar në pjesën e pasme të godinës, ndërsa në gatishmëri janë edhe autobotët me ujë me presion dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë me pajisje speciale.

Për masat e sigurisë janë angazhuar edhe forcat Shqiponja, FNSH, efektivë të komisariateve të kryeqytetit, agjentë civilë dhe dronë për monitorimin e tubimit. Po ashtu, për monitorimin e protestuesve do të përdoren dronë dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, me qëllim identifikimin e personave.

Në mbështetje të revoltës studentore, është bërë thirrje edhe nga demokratët për protestë. Më herët kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë të mbështesë protestën e të rinjve./Dosja.al

protesta studentore

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes