LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/ Të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë! Në rrugën e kombit digjen goma, në Laç i vënë flakën Bashkisë (PAMJET)

• Protestuesit janë mbledhur në ditën e shtatë të revoltës studentore në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. • Edhe dita e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. • Që në nisje të protestës, efektivët nisën të ndalonin të rinjtë në sheshin “Skënderbej” dhe duke u kontrolluar edhe çantat. • Gjatë grumbullimit para Ministrisë së Arsimit njësoj si një ditë më parë, pati këngë e valle.• Po ashtu nuk munguan as thirrjet “Hiqni uniformat”, drejtuar efektivëve të policisë. • Më tej gjatë protestës, disa të rinj nisën të shkulnin gurë nga bulevardi, ndërsa të tjerë u ofronin sanduiçë efektivëve të vendosur para Ministrisë së Arsimit. • Situata nisi të tensionohej edhe më shumë, pasi policia sulmoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës protestuesit, ndërsa këta të fundit iu prgjigjën me gurë. • Përplasjet vijuan edhe pranë zonës së njohur si “Kafe Flora”, ku policia ndërhyri me ujë, pasi paralajmëroi protestuesit të largoheshin. • Përmes megafonit, efektivët bënë thirrje të vazhdueshme që gratë dhe fëmijët të largoheshin nga rruga, duke paralajmëruar përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit. • Policia nuk i lejoi protestuesit të rigrumbulloheshin, duke i ndjekur në çdo rrugë ku zhvendoseshin. • Më pas, protestuesit iu drejtuan bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku në shenjë revolte thyen xhamat e Gjykatës së Apelit në Tiranë. • Tensione pati edhe në qytete e tjera si Lezhë, Mirditë, Shkodër, Vlorë, Kurbin Elbasan, Koçë dhe Gjirokastër. • Situata u tensionua sërish pasdite, ku protestuesi u mblodhën sërish para Kryeministrisë dhe nisën sulmet ndaj efektivëve. • Ata hodhën drej tyre gurë, fishekzjarre dhe molotov, ndërsa policia iu kundërpërgjigj me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. • As ditën e sotme nuk mungoi dhuna barbare e ushtruar nga policia ndaj të rinjve, të miturve dhe protestuesve. • Gjatë tubimit u plagosën disa qytetarë, mes tyre edhe vajza. • Më pas policia, nisi aksionin në zonën e Medresesë ku dhunoi disa të mitur dhe nuk lejoj ekipin e medias të filmone ngjarjen. • Policia nuk kurseu as gazetarët, të cilët i shtyu me forcë, duke mos i lejuar ata të raportonin live zhvillimet më të fundit. • Nga ana tjetër, protestuesit dogjën sërish kosha mbeturinash, duke i përdorur si ndalesa për policinë.

65 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Arrestoni Ramën"/ Vajzat bëhen zinxhir para policisë, u kërkojnë efektivëve të bashkohen me protestuesit

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Të rinjtë vijojnë qëndresën në rrugët e Tiranës, ndërsa gjatë protestës së sotme vëmendjen e kanë tërhequr një grup vajzash adoleshente, të cilat janë bërë zinxhir përpara efektivëve të policisë. Të kapura dorë për dore, ato u janë drejtuar drejtpërdrejt punonjësve të rendit, duke u kërkuar të heqin kapelet dhe të bashkohen me protestuesit në kërkim të drejtësisë.

“Arrestoni Ramën!”, është thirrja që vajzat kanë lëshuar gjatë përballjes me policinë.  

“Hiqni kapelen. Bëhuni me ne që vendi të ketë drejtësi e të zbatohen ligjet si duhet. Jeni për të mbrojtur rininë dhe një kriminel.  Keni gjtihë këto vite që punoni me 60 mijë lekë rrogë, ku ishin 2500 eurot që ju dha sot?!" u kërkojnë policëve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Dhuna te Kisha Ortodokse/ Mitropolit Anastas: Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Mitropolit Anastas

KORÇA- Mitropoliti i Korçës ka reaguar lidhur me hyrjen e policisë në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë duke kërkuar heqjen dorë nga dhuna e arbitrariteti. Imzot Anastasi thotë se përgjegjësia e tyre për shpërdorimin e autoritetit të shtetit shtrihet përpara gjykimit të historisë dhe pasojave të përshkallëzimit të tensioneve.

Reagimi i Mitropolit Anastas:

 “Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.”/Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Jeton në kushte të mjerueshme dhe është me aftësi ndryshe/ Policia arreston të riun nga Puka, gjyshja kërkon lirimin e tij

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Foto ilustruese

TIRANA- Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të rinjve kanë kryer edhe një sërë arrestimesh dhe shoqërimesh. Bëhet me dije se, policia ka arrestuar edhe Pashk Palucën, një të ri i cili jeton në Gojan i Vogël, në Pukë.

Ai është me aftësi ndryshe dhe jeton vetëm me gjyshen, në kushte të mjerueshme dhe të vështria ekonomike dhe sociale. Ai është arrestuar ditën e sotme, ndërsa gjyshja e tij ka shprehur shqetësim për arrestimin e tij, për shkak të gjendjes shëndetësore./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Tensionet te Parku Rinia/ Protestuesit debatojnë me efektivët: Lekët ua paguajmë ne, jo Rama!

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë debatuar me efektivët e policisë, të cilëve u kanë bërë me dije se nuk paguhen nga Kryeministri Rama, por nga taksat e qytetarëve. 

“Mos mendoni se ua jep Rama lekët, jua japim ne! Lekët i paguajmë neve! Duhet të na falënderoni neve!” u shpreh një prej qytetarëve. Pasi rrethuan Bulevardin dhe institucionet qendrore, tensionet dhe ndërhyrjet e dhunshme u zhvendosën menjëherë pranë Parkut Rinia. 

Në këtë moment, efektivët ndërhynë për të dëbuar me forcë qytetarët që po qëndronin paqësisht në trotuar. Trupat e repartit special “Shqiponja”  rrethuan zonën dhe u kërkuan me tonë kërcënuese qytetarëve të largohen nga trotuaret./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Të rinjtë sfidojnë tensionet në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës para policisë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Protestat studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa në mes të tensioneve dhe përplasjeve që kanë shoqëruar tubimin dy vajza kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur qëndrimin e tyre. Ata kanë kërcyer në bulevard vallen e Tropojës përballë efektivëve të policisë.

Pamjet vijnë në një kohë kur protestuesit vijojnë të kundërshtojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ndërhyrjet e policisë dhe përdorimi i dhunës nga këta të fundit kanë nxitur reagime të shumta. Një pjesë e protestuesve e shohin këtë formë simbolike të reagimit si shprehje të rezistencës dhe të refuzimit për t'u tërhequr përballë tensioneve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Për kokë të fëmijëve me mua ndahesh keq”/ Polici refuzon urdhrat e eprorit dhe përplaset me të: O vëllai, mos më fol mua herë tjetër ashtu (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Një incident është regjistruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku dy efektivë të Policisë së Shtetit janë përfshirë në një debat të ashpër verbal, në prani të qytetarëve. Nga biseda e kapur në pamje, duket se njëri prej tyre, që ngjan të jetë në një pozicion më të lartë drejtues, i kërkon kolegut të shoqërojë qytetarët, madje edhe deri në banesat e tyre.

“Mirë, ik shoqëroji dhe nëpër shtëpi. Ne po punojmë këtu, vëllai”, dëgjohet t’i thotë efektivi, në një moment kur tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë në kryeqytet.

Por polici tjetër reagon ndaj mënyrës se si i është drejtuar kolegu i tij, duke kundërshtuar tonin e përdorur dhe duke lënë të kuptohet se nuk është dakord me veprimet që po i kërkohen.

“O vëllai, mos më fol mua herë tjetër ashtu, se fole gabim. Më fole shumë keq. Më erdhi gjynah”, i përgjigjet ai.

Reagimi i tij pasohet nga një tjetër përgjigje e ashpër e efektivit që duket si epror, i cili këmbëngul në kërkesën për shoqërimin e qytetarëve.

“Të erdhi gjynah? Ik e shoqëroji nëpër shtëpi”, thotë ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Tre të lënduar gjatë ditës së sotme, mes tyre një i mitur dhe një përfaqësues i medias

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- 310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, sipas përditësimit të publikuar nga institucionet spitalore. Nga ky total, 191 janë punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalimtarë. Sipas njoftimit të orës 21:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjatë ditës katër kalimtarë për ndihmë mjekësore.

Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, është larguar pas trajtimit në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një tjetër ka marrë trajtimin dhe është larguar. Dy kalimtarë të tjerë vijojnë t’u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme. 

Njoftimi i QSUT:

PËRDITËSIM mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës së datës 19.10.2026, ora 21:00

Spitali Universitar i Traumës:

Në Spitalin Universitar të Traumës sot janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë.

Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.

Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.

Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:

Ditën e sotme janë paraqitur 3 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, nga të cilët:

1 efektiv policie
1 protestues (i mitur)
1 përfaqësues i medias
Aktualisht, të gjithë janë gjendje shëndetësore stabël.

Total të lënduar që prej 13 tetorit: 310

 191 punonjës të Policisë;

 88 protestues,

31 kalimtarë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione në bulevard, policët nuk lejojnë protestuesit të largohen

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
pamje

TIRANË- Protesta e shtatë e mbajtur ditën e sotme në Tiranë, është shoqëruar me tensione të shumta. Pas një aksioni të policisë ku nuk ka munguar dhuna ndaj qytetarëve dhe të miturve, është regjistruar një tjetër përplasje mes tyre dhe pjesmarrësve në tubim.

Mësohet se efektivët nuk i lejojnë protestuesit të largohen nga bulevardi. Ka pasur një përplasje verbale mes tyre ku efektivët i mbajnë 'peng' tubuesit, ndërsa nga ana tjetër i këshillojnë të largohen në shtëpi. Mes thirrjeve 'Hiqini kapelet', qytetarët të revoltuar kanë vijuar qëndresën që nga orët e para të mëngjesit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione te lokali pranë Operas, policia hyn për të kapur adoleshentin, qytetarët revoltohen: A keni familje, a keni prindër? 

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes, me ndërhyrje në rrugë dhe ambiente publike. Pas tensioneve në rrugën e Dibrës, efektivët kanë ndërhyrë në lokalet pranë Pallatit të Kulturës, në qendër të kryeqytetit. 

Kjo në përpjekje për të gjetur protestues që dyshohet se ishin strehuar aty. Gjatë ndërhyrjes policia është përballur me kundërshtimin e disa vajzave të reja, të cilat kanë reaguar ndaj kontrollit të ambienteve dhe kërkimit të të miturve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Jam i vogël, mos më dhuno”/ Policia kap dhe godet me shkopinj gome protestues të mitur pranë Medresesë (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur disa protestues të mitur, teksa përpiqen t’u shpëtojnë efektivëve të policisë në zonën e Medresesë në Tiranë, mbeten të bllokuar në një rrugicë pa dalje. Në përpjekje për t’u larguar, disa prej të rinjve tentojnë të kapërcejnë një mur rrethues pranë një kantieri ndërtimi, por kapen nga efektivët.

Ata i godasin me shkopinj gome, ndërkohë që disa protestues të tjerë arrijnë të largohen nga zona. Gjatë ndërhyrjes dëgjohen thirrjet e të rinjve, të cilët u kërkojnë efektivëve të ndalojnë goditjet. “Mos na dhunoni!” dhe “Jam i vogël!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Efektivë me sjellje banditësh, dhunohen të rinjtë me shkelma dhe shkopa gome në Tiranë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Efektivët e Policisë së Shtetit kanë eskaluar dhunën ndaj protestuesve duke përdorur shkelmin dhe shkopat e gomës edhe ndaj të miturve. Tensionet e regjistruara gjatë mbrëmjes së sotme kanë krijuar një situatë kaotike dhe terrori sipas protetsuesve, të cilët janë shoqëruar me forcë nga efektivët.

Dhunës nuk i kanë shpëtuar dot as minorenët, ndërsa në terren vijojnë të shtohen masat për policët, që kërkojnë përforcime për të përballuar turmën e indinjuar të protestuesve të cilët prej shumë ditësh ngrejnë zërin për të drejtat e tyre./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Terror në kryeqytet, makinat e policisë pushtojnë sheshin Skënderbej

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
pamje

TIRANË- Forcat policore kanë marë masa shtesë për të përballuar protestuesit e indinjuar që kërkojnë të drejtat e tyre në shesh. Sipas pamjeve, makina dhe furgonë të shumtë të policisë kanë pushtuar sheshin Skëndërbej.

Aksionet e sotme të Policisë së Shtetit kanë terrorizuar turmën e protestuesve, ku një pjesë e tyre është shoqëruar dhunshëm dhe me forcë janë lënë pranë selisë së PS-së. Ka pasur ndërhyrje dhe arrestime masive edhe pranë Kishës Ortodokse. Efektivët kanë ushtruar dhunë në mënyrë barbare ndaj protestuesve, dhe nuk ka munguar sulmi ndaj mediave./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Një tjetër incident i rëndë është regjistruar gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet. Shtatë efektivë kanë rrethuar një protestues, duke e goditur me shkopinj gome dhe duke e rrëzuar në tokë.

Protestuesi është goditur rëndë dhe nuk arrin të ngrihet menjëherë në këmbë, duke qëndruar i shtrirë për disa momente. Nga ana tjetër, ndërhyrjet policore vijojnë në rrugët e Tiranës, ku efektivët po ndjekin protestuesit pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Policia nuk kursen as gazetarët/ Shtyn ekipin e medias dhe nuk i lejon të filmojnë (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Efektivët e policisë kanë penguar punën e një ekipi mediatik gjatë raportimit nga protesta. Punonjësit e medias janë shtyrë nga policia dhe nuk janë lejuar të filmojnë zhvillimet në terren.

Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa zona të Tiranë. Më herët, policia dhunoi barbarisht një protestues dhe shoqëeroi disa të tjerë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë, protestuesit shoqërohen me forcë pranë selisë së PS

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Protesta në Tiranë po vijon prej disa orësh. Sipas informacioneve paraprake, mësohte se janë kryer disa shoqërime të dhunshme drejt selisë së Partisë Socialiste, ku qytetarët po mbahen brenda me forcë.

Furgona të shumtë të policisë kanë rrethuar të gjithë perimetrin përreth Ministrisë së Brendshme, si dhe hyrjen kryesore të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.  Ata  po ushtrojnë kontrolle dhe arrestime ndaj çdo grupi të rinjsh që tentojnë të grupohen apo të marshojnë drejt institucioneve qendrore, duke krijuar një situatë kaotike./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Jepni dorëheqjen"/ Qytetari kritikon grupin e efektivë të policisë: Do të sillni vëllavrasje (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Një qytetar ka kritikuar ashpër grupin e efektivëve të policisë gjatë protestës në Tiranë, duke u kërkuar të mbajnë përgjegjësi për mënyrën se si po trajtohen protestuesit.  "Jepni dorëheqjen", u është drejtuar ai efektivëve, ndërsa ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë përshkallëzimi i situatës.

 "Do të sillni vëllavrasje", dëgjohet të thotë qytetari, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj veprimeve të policisë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Revolta studentore në Tiranë/ Forcat RENEA vendosen para Kryeministrisë (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Protesta në Tiranë ka marrë përmasa të dhunshme ditët e fundit, ku nuk kanë munguar dhuna dhe shoqërimet në komisariat. Mësohet se, efektivët e policisë kanë nisur aksionin e tyre duke ndërhyrë nëpër rrugicat e lagjeve për të kapur protestusit dhe duke i shoqëruar në komisariat.

Që prej të shtunës, forcat speciale RENEA shfaqen çdo mbrëmje pranë godinës së Kryeministrisë. Mësohet se, disa çadra ushtarake janë ngritur në oborrin e pasëm të Kryeministrisë dhe nuk dihet ende se çfarë funksioni do të kryejnë, ndërsa revolta vijon prej disa orësh/Dosja.al

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Hidhet gaz lotsjellës te ekipi i ndihmës së parë, lëndohet një vajzë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Një incident shqetësues është regjistruar gjatë protestës, ku një sasi me gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të ekipit të ndihmës së parë. Si pasojë e kësaj është lënduar një vajzë, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.  

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa policia ka nisur sulmet ndaj protestuesve. Më herët ata zhvilluan një aksion të zona e Medresesë, ku nuk lejuan as mediat të filminin./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Të ikë Edi Rama sa më parë, ta marrë brezi i ri këtë shtet"/ Shpërthen e moshuara te Medreseja: Na trembën, jemi me probleme shëndeti (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
E moshuara

TIRANA- Ndërhyrja e policisë në zonën e Medresesë në Tiranë ka shkaktuar shqetësim edhe te banorët e lagjes, mes tyre të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore. Një prej tyre, një grua e moshuar, ka reaguar e revoltuar gjatë një prononcimi për mediat.

Ajo ka treguar frikën që kanë përjetuar banorët nga gazi dhe ndërhyrja e forcave të rendit në zonën e banuar. Në fund, ajo kërkoi largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

Banorja: Turp! Na terrorizojnë në lagje! Na trembën, jemi me probleme shëndeti. Do t’i vendosni flakën Shqipërisë me polici?! Sa herë kemi dalë u kemi thënë ‘mos!’. Po vdiq rinia, do të vdesim dhe ne. Turp, turp!

Të ikë Edi Rama sa më parë, të ikë Sali Berisha! Të rrojë rinia rehat, ta marrë brezi i ri këtë shtet! Duke dëgjuar këtë budallenjtë në televizor… i kanë bërë punët monopol, punojnë vetëm deputetët dhe japin firmat vetëm ata! Unë jam një punëtore, kam 35 vite në shtypshkronjë dhe nuk më lënë të punoj më!./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione pranë Kishës Ortodokse, shoqërime masive nga efektivët

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Protesta në Tiranë ka marrë përmasa të dhunshme ditët e fundit, ku nuk kanë munguar dhuna dhe shoqërimet në komisariat. Mësohet se, efektivët e policisë kanë nisur aksionin e tyre duke ndërhyrë nëpër rrugicat e lagjeve për të kapur protestusit dhe duke i shoqëruar në komisariat.

Shoqërime masive të protestuesve janë bërë pranë Kishës Ortodokse, ku sipas informacioneve paraprake janë arrestuar disa nga protestuesit e tubimit të sotëm. Revolta vijon prej orësh, ndërsa protestuesit kanë vijuar qendresën e tyre pavarësisht gazit lotsjellës, autobotit te ujit dhe plumbave të gomës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tensione tek Stacioni i Trenit/ Protestuesit hedhin fishekzjarre, policia i sulmon me gaz lotsjellës

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Turma e protestuesve është shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Mësohet se, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë të cilët kanë shkaktuar një situatë kaotike. 

Te zona e njohur si Stacioni i Treni,t protestuesit kanë shpërthyer në drejtim të efektivëve të policisë fishekzjarrë, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotjsjellës të hedhur në mënyrë masive. Revolta vijon prej shumë orësh, ndërsa ka pasur edhe shoqërime të shumta./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Aksion policor në zonën e Medresesë, shoqërohen protestues! Efektivët ndalojnë gazetarët të raportojnë dhe filmojnë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Policia ka zhvilluar një aksion në zonën pranë Medresesë në Tiranë, ku disa protestues janë shoqëruar nga efektivët. Gjatë ndërhyrjes, policia ka penguar edhe gazetarët të filmojnë dhe të raportojnë mbi zhvillimet e fundit.

Në zonat ku u zhvillua aksioni janë konstatuar gjithashtu çanta dhe sende që dyshohet se u përkasin të rinjve të shoqëruar nga policia. Ndërkohë, turma që po marshonte është shpërndarë, ndërsa protestuesit janë grumbulluar në një zonë tjetër të kryeqytetit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensionet zhvendosen te Medreseja, policia ndjek hap pas hapi protestuesit

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Situata është tensionuar sërish, ndërsa një pjesë e protestuesve është zhvendosur te Medreseja. Efektivët e policisë po ndjekin hap pas hapi protestuesit, teksa situata në terren mbetet dinamike. 

Më herët, protestuesit djegën koshat e mbeturinave dhe hodhën gurë në drejtim të efektivëve. Më pas, policia përdori ndaj tyre gaz lotsjellës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tensione dhe përplasje gjatë protestës në Tiranë, shoqërohen disa persona

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Protesta në Tiranë ka marrë përmasa të dhunshme ditët e fundit, ku nuk kanë munguar dhuna dhe shoqërimet në komisariat. Mësohet se, efektivët e policisë kanë nisur aksionin e tyre duke ndërhyrë nëpër rrugicat e lagjeve për të kapur protestusit dhe duke i shoqëruar në komisariat.

Në rrugën e Dibrës ka pasur shoqërime të shumta, ndërsa tensionet nisën nga forcat policore të cilët sulmuan me gaz lotsjellës protestuesit kur po marshonin në Ministrinë e Brendshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Policia ndjek protestuesit te Rruga e Dibrës, studentët iu vënë flakën kazanëve të mbeturinave

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Policia ka vijuar ndjekjen ndaj studentëve protestues në Rrugën e Dibrës, ndërsa tensionet janë rikthyer sërish në kryeqytet. Pas kësaj, studentët i kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave.

Kazanët e mbeturinave janë përdorur si pengesa në rrugë, me synimin për të vështirësuar avancimin e policisë drejt zonës ku ndodhen protestuesit.  Forcat e rendit po i ndjekin nga pas, të mbështetura nga autoboti me ujë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Policia nis të qëllojë me plumba gome drejt protestuesve

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Policia ka nisur të qëllojë me plumba gome protestuesit të cilët ndodhen në kryeqytet. Më herët, protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh, përfshirë molotovë në drejtim të policisë.

Gjatë incidenteve u është vënë flaka edhe koshave të mbeturinave, ndërsa policia ka përdor ujë dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Situata në Tiranë vijon të mbetet kaotike dhe e tensionuar./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tensionohet protesta/ Protestuesit ndezin fishekzjarre dhe djegin kazane mbeturinash (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi protestuesit kanë nisur përplasjen me efektivët e policisë. Ata kanë hedhur drejt tyre fishekzjarre dhe molotovë.

Nga ana tjetër, policia ka hedhur gaz lotsjellës, por ka lëshuar edhe ujë me kimikate për të larguar të rinjtë. Si pasojë e kësaj, janë djegur edhe kazanët e mbeturinave në rrugët e kryeqytetit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Protestuesit hedhin fishekzjarrë në drejtim të autobotit të ujit (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
pamje

TIRANË- Protesta në Tiranë prej disa ditësh ka marrë përmasa të dhunshme. Në ditën e shtatë të revoltës së qytetarëve kundër klasës politike, pas një momenti të gjatë qetësie janë shënuar tensionet e para në shesh.

Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në drejtim të Ministrisë së Brendshme, ndërsa forcat policore kanë hedhur gaz në drejtim të turmës së protestuesve, për ta shpërndarë atë. Këta të fundit ndezën fishekzjarrë dhe i hodhën ato në drejtim të autobotiti të ujit në zonën pranë qendrës. Tensionet nuk kanë munguar në ditën e sotme, ku pas shumë përplasjeve me efektivët e policisë, qytetarët ende vijojnë të protestojnë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Ushtrojeni të drejtën tuaj për protestë në mënyrë paqësore"/ Ministria e Brendshme: Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA-  Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, ka deklaruar se situata gjatë protestës në Tiranë është nën kontroll. Gjatë një deklarate ajo u ka bërë thirrje të rinjve të largohen nga dhuna. Më tej, Ruseti ka paralajmëruar se shkeljet e ligjit mund të sjellin përgjegjësi penale, edhe për të miturit, në përputhje me moshën dhe veprën e kryer.

Ajo theksoi se Policia e Shtetit vijon detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Kjo duke shtuar se e drejta për të protestuar nuk i përjashton individët nga përgjegjësia për veprime të dhunshme.

“Dua të theksoj se, pavarësisht akteve të veçuara të dhunës të regjistruara deri në këto orë të pasdites, përfshirë sulmin ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë, situata është nën kontroll dhe Policia e Shtetit është në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Megjithatë, disa të rinj vijojnë të përfshihen në veprime të dhunshme. Për këtë arsye, sot u drejtohemi atyre dhe familjeve të tyre me një mesazh të qartë mbi pasojat ligjore të këtyre veprimeve. Ushtrimi i së drejtës për të protestuar nuk i përjashton ata nga përgjegjësia individuale për dhunën ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, dëmtimin dhe shkatërrimin e pronës publike apo private, zjarrvënien, vjedhjen apo mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese.

Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të informuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia penale. Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve dhe provave për secilin person, duke respektuar në çdo rast prezumimin e pafajësisë.

Askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e të tjerëve vetëm për faktin se ndodhej në të njëjtën protestë. Interesi më i lartë i fëmijës, e drejta për mbrojtje dhe trajtimi me dinjitet do të udhëheqin çdo veprim institucional të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të shtetit shqiptar.

Qëllimi ynë është një dhe i vetëm, të parandalojmë dëmtimin e të miturve dhe përfshirjen e mëtejshme të tyre në veprimtari të kundërligjshme.

Të rinjve që ndodhen pranë zonave të përplasjeve u bëjmë thirrje edhe një herë, largohuni nga dhuna! Mos lejoni që nxitja e dikujt tjetër, presioni i grupit apo thirrje në rrjetet sociale t’ju çojë drejt veprimeve që mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të të tjerëve! Ushtrojeni të drejtën tuaj për protestë në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi”, tha zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”/ Plasin kapsollat e para, hidhet  molotov

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sërish në bulevard, ndërsa kanë nisur edhe tensionet e para. Pas hedhjes së kapsollave, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të sheshit “Skënderbej”.

Situata në zonë po shoqërohet me lëvizjen e protestuesve përgjatë bulevardit, në kuadër të tubimit të zhvilluar në kryeqytet. Bëhet me dije se është hedhur edhe një molotov, ndërsa marshimi vijon ende./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tubimi para Kryeministrisë/ Protestuesit kërkojnë rrëzimin e qeverisë: Dorëheqje!

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
pamje

FRANCË- Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë, ku numri i protestuesve është rritur dhe thirrjet kundër qeverisë janë bërë më të shpeshta. Nën thirrjet 'Dorëheqje, dorëheqje', studentët janë mbledhur para Kryeministrisë ku kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Rama.

Pas tensioneve të mëparshme, situata në bulevard paraqitet më e qetë, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në shesh dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre. Deri më tani nuk dihet ende se çfarë intinerari do të ndjekin protestuesit./Dosja.al

 

 

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e ditës së djeshme/ 69 persona të arrestuar dhe 22 të proceduar penalisht

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Policia ka arrestuar 68 persona dhe ka proceduaar penalisht 22 të tjerë, në lidhje me tubimin e ditës së djeshme. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se ata dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta, lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike dhe private.

Si pasojë e kësaj janë dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore. Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie.

Njoftimi

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

-u arrestuan në flagrancë 68 shtetas, konkretisht: E. N., 23 vjeç; F. P., 22 vjeç; R. U., 22 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. B., 18 vjeç; L. R., 18 vjeç; A. B., 25 vjeç; B. T., 28 vjeç; G. B., 18 vjeç; D. H., 24 vjeç; E. H., 19 vjeç; B. V., 18 vjeç; A. P., 23 vjeç; A. Z., 41 vjeç; E. A., 36 vjeç; D. H., 18 vjeç; A. M., 22 vjeç; A. M., 18 vjeç; Xh. M., 22 vjeç; K. C., 19 vjeç; E. B., 27 vjeç; A. R., 31 vjeç; J. K., 23 vjeç; L. L., 20 vjeç; A. M., 18 vjeç; L. M., 20 vjeç; E. SH., 22 vjeç; E. B., 19 vjeç; A. I., 33 vjeç; O. Z., 23 vjeç; D. C., 28 vjeç; K. Ll., 25 vjeç; A. G., 42 vjeç; F. Dh., 19 vjeç; K. M., 20 vjeç; O. B., 20 vjeç; A. B., 21 vjeç; D. L., 32 vjeç; B. P., 38 vjeç; M. G., 27 vjeç; J. M., 19 vjeç; M. T., 34 vjeç; Xh. G., 22 vjeç; E. SH., 26 vjeç; K. Z., 21 vjeç; L. Gj., 29 vjeç; E. Ll., 42 vjeç; A. V., 20 vjeç; A. S., 25 vjeçe; U. P., 29 vjeçe; M. P., 18 vjeç; A. Ll., 51 vjeç; R. C., 30 vjeç; N. N., 37 vjeç; Xh. Ç., 28 vjeç; I. H., 29 vjeç; S. C., 53 vjeç; J. Gj; 25 vjeç; E. Sh., 28 vjeç; A. B., 41 vjeç; A. Sh., 42 vjeç dhe 7 të mitur 15- 17 vjeç. 

-u proceduan penalisht 22 shtetas.

Këta shtetas dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta, lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike dhe private, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore. Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vijon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit rikthehen në bulevard

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
pamje

TIRANË- Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e shtatë radhazi, ndërsa studentët dhe qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre. Prania e protestuesve në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' është rritur gradualisht, teksa qytetarët janë rikthyer në shesh pas përplasjeve të regjistruara gjatë paradites.

Pavarësisht tensioneve, protestuesit kanë zgjedhur të vijojnë qëndresën e tyre. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij. Ata shprehen të vendosur për të vazhduar revoltën, ndërsa tubimi vijon para godinës së Kryeministrisë./Dosja.al

 

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Efektivët e policisë sulmojnë me spraj me piper të rinjtë, ndërkohë që po pinin ujë dhe hanin ushqim

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Protestuesit që ndodheshin në Parkun Rinia në Tiranë janë përballur me ndërhyrjen e policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper për shpërndarjen e tyre. Bëhet me dije se në momentin e ndërhyrjes, disa prej protestuesve ishin ulur për të pushuar, për të pirë ujë dhe për të ngrënë diçka.

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i sprajit me piper ka shkaktuar shqetësime te protestuesit, në sy dhe në frymëmarrje. Disa prej tyre thanë se spraji me piper është përdorur drejtpërdrejt në sytë e tyre. Nga ana tjetër, ndërhyrja policore është shoqëruar edhe me shoqërime të protestuesve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Lironi fëmijët tanë!"/ Protestueset përplasen verbalisht me policinë para Kryeministrisë: Do të shkoni në Strasburg!

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Tensione dhe debate verbale janë shënuar para Kryeministrisë, ku dy protestuese kanë kundërshtuar veprimet e policisë dhe arrestimet e të rinjve gjatë protestës në Tiranë. Pas shpërndarjes së protestuesve nga rruga, forcat e FNSH-së hapën kalimin përpara godinës së Kryeministrisë. Në këtë zonë u afruan edhe disa qytetarë, të cilët iu bashkuan debatit me efektivët.

Njëra prej protestueseve shprehu indinjatën për arrestimet, duke deklaruar se ka frikë t'i dërgojë fëmijët në shkollë, nga frika se mund të shoqërohen nga policia gjatë protestave.

"Lironi fëmijët tanë! Po i mbaj fëmijët në shtëpi, nuk i çoj në shkollë. Turp t'ju vijë!", u shpreh ajo e revoltuar.

Ndërsa avokatja Entela Koja paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj efektivëve, duke deklaruar se çështja do të dërgohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

"Do të shkoni në Strasburg. Do të dënoheni për pengmarrjen e rinisë shqiptare", iu drejtua ajo policëve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Policia tërhiqet, protestuesit afrohen pranë Kryeministrisë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Policia është tërhequr nga bulevardi përpara Kryeministrisë, duke u krijuar mundësinë protestuesve të afrohen pranë godinës qeveritare. Pas ndërhyrjes së mëparshme të forcave të rendit me gaz lotsjellës dhe autobotë uji, një pjesë e madhe e protestuesve janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë, para Kryeministrisë ka mbetur një grup i vogël protestuesish. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hapur rrugën, ndërsa autoboti i ujit është futur brenda oborrit të Kryeministrisë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Qytetarët shpëtojnë të riun nga duart e efektivëve/ Protestuesit shpërndahen pas aksionit të policisë dhe gazit lotsjellës te Parku Rinia (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Protestuesit u shpërndanë nga Parku Rinia ku po qëndronin pas aksionit të policisë më ujë dhe gaz lotsjellës. Por, situata është tensionuar sërish dhe ndaj protestuesve është qëlluar me plumba gome.

Policia ka shkuar në drejtim të turmës me makina të shumta dhe furgona në ndjekje të tyre. Efektivët arritën të kapin një të ri në Parkun Rinia, por qytetarë të shumtë kanë shkuar për  ta shpëtuar nga duart e policisë. Mes tyre  ishte dhe deputeti Saimir Korreshi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensionet në Parkun Rinia, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Protestuesit u mblodhën për disa çaste në zonën e Parkut Rinia, por qetësia zgjati pak. Pasi i la protestuesit të qëndronin për disa minuta, policia avancoi me autobotët e ujit, me qëllim shpërndarjen e turmës.

Më pas, forcat e rendit përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës, duke i zënë protestuesit në befasi dhe duke shkaktuar shpërndarjen e tyre. Ndërhyrja u pasua nga shoqërime të menjëhershme në polici. Mes personave të ndaluar është edhe një vajzë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tirana bie në qetësi pas përplasjeve/ Protestuesit shpërndahen, policia nuk i lokalizon dot

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

TIRANA- Situata në Tiranë paraqitet e qetë në këto momente, pas përplasjeve të forta mes protestuesve dhe policisë. Pas sulmit ndaj Gjykatës së Apelit dhe shoqërimeve të kryera nga policia, protestuesit janë shpërndarë me shpejtësi në drejtime të ndryshme.

Forcat e policisë duket se po hasin vështirësi në identifikimin dhe lokalizimin e grupeve të protestuesve që u përfshinë në përplasje. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ata janë larguar nga zona apo janë zhvendosur në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Ndërkohë, një grup i vogël protestuesish vijon të qëndrojë para Parkut Rinia, ndërsa në pjesën tjetër të qytetit mbizotëron qetësia pas tensioneve të mëparshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit “furnizohen” për sulmet e radhës/ Heqin pllakat e trotuarit të parku 'Rinia'

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur tashmë te parku 'Rinia' pas heqjes së pllakave të gurit tek Ministria e Arsimit. 

Ata kanë nisur sërish të furnizohen me gurë nga trotuaret për sulme të tjera ndaj policisë./Dosja.al  

1 MUAJ ME PARE

Viktima, rrëmbime, policë e "duar" të huaja: Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
Pamje

Pretendime për protestues të vdekur, policë serbë që ndërhyjnë në protesta, vajza të rrëmbyera dhe avionë të shumtë që mbërrijnë nga Izraeli janë disa nga informacionet e pavërteta ose të pakonfirmuara që kanë qarkulluar gjatë protestave të fundit kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.

Një pjesë e tyre janë përgënjeshtruar nga institucionet dhe organizatat për kontrollimin e fakteve, ndërsa të tjera mbeten të paverifikuara.

Nevila Gjata, kryeredaktore e platformës për kontrollimin e fakteve në Shqipëri, Faktoje.al, thotë për Radion Evropa e Lirë se dezinformimi që po shoqëron protestat e tanishme dallon nga ai i protestave të mëhershme të lëvizjes “Flamingo”: nga narrativat gjeopolitike dhe ideologjike, fokusi është zhvendosur te ngjarjet konkrete, si dhuna, viktimat e pretenduara dhe siguria e protestuesve.

Sipas saj, kanë ndryshuar edhe mënyrat e shpërndarjes së këtyre pretendimeve dhe audienca që ato arrijnë.

Nga viktimat e pretenduara te policët serbë: Narrativat kryesore

Gjatë protestave të 13-16 tetorit, sipas Faktoje.al, në rrjetet sociale u përhapën pretendime për protestues të intubuar nga dhuna policore, të rinj në koma dhe viktima, përfshirë një të ri nga Tetova.

Sipas Gjatës, as mjekët e Spitalit të Traumës, as Ministria e Shëndetësisë dhe as verifikimet në terren të Faktoje.al nuk i konfirmuan këto pretendime.

Në rrjetet sociale dhe platforma komunikimi qarkulluan gjithashtu pretendime për rrëmbimin e tri vajzave nga burra të panjohur në Qytetin Studenti dhe të një vajze tjetër nga persona me rroba civile.

Pretendimet për tri vajzat u përgënjeshtruan nga Faktoje.al pas verifikimeve me administratën, dëshmitë dhe kontakti i drejtpërdrejtë i gazetareve të Faktojes me studentet rezidente, ndërsa policia kundërshtoi pretendimin për vajzën që dyshohej se ishte futur në një furgon.

Sipas Gjatës, këto narrativa nuk kishin domosdoshmërisht të njëjtin qëllim dhe as nuk përhapeshin për të njëjtat arsye.

“Këto narrativa në fakt nuk shërbenin për të njëjtin qëllim. Disa i besonin, disa për klikime me qëllime përfitimi, të tjerë synonin rritjen e tensionit duke u mbështetur te frika dhe zemërimi, të tjerë ia atribuonin dhunën PS-së duke qenë partia në pushtet”, thotë ajo për REL.

Megjithatë, Gjata thotë se pretendimet e pavërteta rreth dhunës ndaj protestuesve janë përhapur në një kohë kur janë dokumentuar edhe raste reale të saj.

“Një pjesë po aq e rëndësishme është fakti se dhuna policore ndaj të rinjve në jo pak raste është brutale dhe tepër shqetësuese. Videot dokumentojnë episode serioze të ndërhyrjes së policisë që kërkojnë masa konkrete”, thotë ajo për REL duke shtuar se kjo bën që në disa raste narrativat për rritjen e frikës, tensionit apo zemërimit të ushqehen mbi një bazë të vërtetë. 

Për shpërndarjen e protestuesve, gjatë gjashtë ditëve të protestës, policia përdori gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome, përdorimin e të cilëve e konfirmoi edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita. Policia e Shtetit në Shqipëri kishte pezulluar shtatë efektivë, ndaj të cilëve kishin nisur hetime disiplinore për dyshime për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave kundër Qeverisë Rama.

Avokati i Popullit, Endri Shabani, nisi hetim administrativ për të vlerësuar nëse përdorimi i forcës nga policia ishte i domosdoshëm dhe proporcional. Më 16 tetor, ai njoftoi se institucioni kishte kontaktuar 214 persona të privuar nga liria dhe kishte evidentuar ankesa për dhunë policore, mungesë të kujdesit mjekësor dhe shkelje të të drejtave të të miturve. Shabani dënoi si dhunën ndaj policëve, ashtu edhe atë ndaj protestuesve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë pesë ditëve të para të protestave, nga 13 deri më 17 tetor, 272 persona kërkuan ndihmë mjekësore, mes tyre 169 punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. 

Një tjetër narrativë lidhej me përfshirjen e forcave të huaja në protesta. Në rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit qarkulluan mesazhe dhe fotografi që pretendonin se Qeveria shqiptare kishte angazhuar policë serbë dhe gjermanë për të ndërhyrë kundër protestuesve.

Një fotografi e përdorur si dëshmi për praninë e tyre rezultoi e gjeneruar me inteligjencë artificiale sipas verifikimit të Faktoje.al, ndërsa Policia e Shtetit mohoi angazhimin e efektivëve të huaj.

Pretendime për përfshirje të të huajve u përhapën edhe përmes publikimeve për ardhjen e një numri të madh avionësh nga Izraeli. Postimet ngrinin dyshime se fluturimet po fshiheshin nga tabelat e aeroportit apo se avionët po fiknin sistemet e gjurmimit, duke i lidhur ato me protestat. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i përgënjeshtroi këto pretendime, duke sqaruar se nuk kishte pasur fluturime shtesë nga Tel Avivi dhe se operimet po vazhdonin sipas orarit. 

Nga “Flamingo” te protestat e sotme: Si ka ndryshuar dezinformimi?

Sipas Gjatës, gjatë protestave të lëvizjes “Flamingo” mbizotëronin narrativat gjeopolitike dhe ideologjike. Sipas saj, protesta paraqitej si rezultat i ndërhyrjeve të huaja, përfshirë pretendimet për “luftë hibride” dhe përfshirjen e Greqisë apo Iranit; si komplot financimi nga George Soros dhe donatorët e organizatave mjedisore PPNEA dhe EcoAlbania; si çështje antisemite, përmes pretendimeve për një enklavë izraelite; apo si ndërhyrje kulturore, duke e lidhur simbolin e flamingos me komunitetin LGBT.

“Në protestat ‘Flamingo’ narrativat ushqeheshin kryesisht nga lart”, thotë Gjata për REL, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, emisioneve televizive, analistëve, deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, si dhe mediave serbe e rajonale.

Sipas saj, narrativa për përfshirjen e “armiqve të huaj”, e përsëritur nga Rama dhe e përforcuar nga deputetë të Partisë Socialiste dhe disa analistë, u bë aq e pranishme sa nisi të trajtohej si diçka normale në hapësirën publike.

Megjithatë, pretendimet për ndërhyrje të huaja janë shfaqur edhe gjatë protestave të fundit.

Më 18 tetor, Rama deklaroi se ishte neutralizuar një dron me eksploziv që, sipas tij, synonte të godiste Kryeministrinë. Ai fajësoi “duart e huaja” për trazirat, duke përmendur Iranin dhe Rusinë, por pa paraqitur publikisht dëshmi të verifikueshme për përfshirjen e këtyre shteteve në organizimin e protestave. 

"Ne kemi shumë të dhëna, do vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me interferencën në rrjetet sociale të atyre ‘duarve të huaja’, ku natyrisht një dorë tjetër është republika Khomeiniste e Iranit, kulmi i dezinformimit".

Dy ditë më herët, Policia e Shtetit njoftoi se kishte identifikuar kanale dhe grupe komunikimi në platformat online, përmes të cilave, sipas saj, bëheshin thirrje për akte të dhunshme dhe kërcënime ndaj jetës së punonjësve të policisë. Policia tha se kishte nisur hetime, por nuk i lidhi publikisht këto kanale me ndonjë ndërhyrje të huaj.

Një ditë më vonë, më 19 tetor, Rama deklaroi se të rinjtë që marrin pjesë në protestat e dhunshme janë të ideologjizuar dhe të ekstremizuar nga fryma e lëvizjes Antifa, të cilën presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur organizatë terroriste. 

Së fundmi, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë edhe pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfshirë në përpjekjet për rrëzimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Pretendimi u lidh me raportimet e disa medieve për arrestimin e dy shtetasve të Kosovës në Tiranë dhe publikimin e një procesverbali policor, sipas të cilit njëri prej tyre kishte deklaruar se ishte simpatizant i Kurtit dhe kishte ardhur për të protestuar kundër Qeverisë Rama, me synimin për ta zëvendësuar atë me një qeveri që mbështet politikat e Lëvizjes Vetëvendosje. Faktoje.al, nuk ka arritur ta verifikojë këtë pretendim. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Zyrën e Kryeministrit të Kosovës për koment, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Në një konferencë për media, kryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV, Albulena Haxhiu, tha se partia e saj nuk ka bërë asnjëherë thirrje për pjesëmarrje apo mbështetje të protestave në Shqipëri.

Haxhiu tha se, ndonëse Vetëvendosje gëzon mbështetje të gjerë qytetare, ajo nuk mund të mbahet përgjegjëse nëse mbështetës të saj vendosin të marrin pjesë në protestat në Shqipëri. 

Ndryshe nga protestat e “Flamingos”, pretendimet më të rënda tani po përhapen kryesisht përmes Instagramit dhe WhatsApp-it.

“Tani pretendimet më të rënda qarkullojnë kryesisht në Instagram dhe WhatsApp, nga faqe dhe grupe të lidhura me protestën, që në disa raste i marrin edhe televizionet”, thotë Gjata për REL.

Dallim ka edhe në audiencë, sipas Gjatës. Sipas saj, narrativat e “Flamingos” kishin shtrirje të dokumentuar edhe në Serbi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Kroaci, ndërsa për protestat e tanishme Faktoje.al nuk ka të dhëna për një dimension të tillë rajonal. Vëmendja, sipas Gjatës, është kryesisht te publiku vendas, veçanërisht prindërit, gjimnazistët, studentët dhe pedagogët.

Përdorimi i inteligjencës artificiale, megjithatë, mbetet element i përbashkët: nga imazhet e autobusëve grekë që pretendohej se po vinin në Shqipëri gjatë protestave të “Flamingos”, te fotografitë e manipuluara të Bashkisë së Tiranës dhe policëve të huaj gjatë protestave të fundit.

Për Gjatën, dallon edhe mënyra se si këto narrativa e orientojnë debatin publik.

“Në rastin e protestave ‘Flamingo’, ‘bombardimi’ me narrativa synonte të zhvendoste debatin nga mjedisi dhe të drejtat e qytetarëve drejt ‘armiqve të jashtëm’”, thotë ajo.

Në protestat e tanishme, sipas saj, ka përpjekje për diskreditim nga të dyja palët, ndërsa mbizotërojnë pretendimet që nxisin frikë dhe pasiguri. Ndonëse disa nga përmbajtjet e përgënjeshtruara kanë marrë mijëra pëlqime në rrjetet sociale, çka sipas Gjatës tregon shtrirjen e tyre të gjerë, ende nuk ka të dhëna për të matur ndikimin në opinionin publik.

Pavarësisht përhapjes së pretendimeve të pambështetura, Faktoje.al nuk ka identifikuar deri tani dëshmi për një rrjet të koordinuar që qëndron pas tyre.

“Ne kemi identifikuar burime që përhapën pretendime të pambështetura, por nuk ka prova për një koordinim apo për një autor të vetëm”, thotë Gjata./REL

1 MUAJ ME PARE

Plagoset gazetari grek gjatë protestës studentore në Tiranë/ Pëson dëmtime në vesh, dyshohet se u godit nga gurët e lëshuar drejt policisë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Gjatë përplasjeve të sotme mes protestuesve dhe policisë në Rugën e Durrësit është plagosur edhe një gazetar grek. Dyshohet që gazetari të jetë goditur nga një prej gurëve të lëshuar në drejtim të policisë. 

Ai është marrë nga shërbimi i urgjencës, dhe është dërguar të Trauma. Sipas burimeve nga spitali, gazetari ka dëmtime në vesh, por është koshient dhe komunikon./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Tensione pranë Ministrisë së Jashtme/ Policia nis shoqërimet e studentëve! Efektivët dhe civilët godasin me shkop gome të rinjtë(VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË-  Situata para Ministrisë së Jashtme është tensionuar. Policia ka shpërndarë protestuesit me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.Forca të shumta policia janë angazhuar që në nisje të protestës. 

Të rinjtë shprehen të vendosur se revolta e tyre nuk do të ndalet dhe se nuk pranohen të largohen nga Shqipëria, por të ndërtojnë në ardhmen në vendin e tyre me dinjitet. Kjo sipas tyre mund të bëhet vetëm me largimin e kryeministrit Rama./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Tensione/ Protestuesit thyejnë xhamat e Gjykatës së Apelit (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Tensionohet sërish situata në protestën e shtatë studentore në Tiranë. 

Protestuesit kanë hyrë në Gjykatën e Apelit dhe kanë thyer xhamat e institucionit./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”/ Të rinjtë hedhin sende të forta dhe molotov ndaj forcave të policisë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Protesta ka hyrë në ditën e saj të shtatë njëkohësisht vijojnë edhe përplasjet e vazhdueshme dhe mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Protestuesit po marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërsa policia po përpiqet që t’i shpërndajë.

Rrugët janë të mbushura qytetarë që qëndrojnë, fotografojnë dhe shohin se çfarë po ndodh. Policia ka hedhur ndërkohë gaz lotsjellës ku protestuesit nuk kanë hezituar të hedhin sende të forta dhe molotov./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve/ Policia nuk kursen as mediat (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Policia ka ndërhyrë brutalisht në protestën e studentëve ditën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit. 

Në drejtim të të rinjve është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion masivisht.

Në hyrje të rrugës së Durrësit protestuesit kishin vendosur një barrikadë me kosh mbeturinash. Policia ka ndërhyrë më autobotet e ujit dhe forca të shumta për t’i shpërndarë të rinjtë./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Skena kaosi në Tiranë/ Gjashtë furgonë policie ndjekin protestuesit, ujë me presion ndaj të rinjve(VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË-  Situata është tensionuar në protestën kundër qeverisë mes protestuesve dhe forcave të policisë. Siç shihet edhe në pamje, gjashtë furgonë policie janë vënë në ndjekje të të rinjve, ndërsa ndaj tyre është përdorur ujë me presion për t'i shpërndarë.

Nga ana tjetër, studentët kanë hedhur në rrugë kunja metalike, të cilat, synojnë të çajnë gomat e automjeteve të policisë./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, i përdorin si barrikada kundër policisë

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Vijon prej disa orësh protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë ndërsa tensionet janë përshkallëzuar.

Gjimnazistët dhe studentët u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe i kanë vendosur ato si barrikada në zonën ku po zhvillohet tubimi, për të penguar në këtë mënyrë aksionin e policisë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Kaos në protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës me shumicë ndaj të rinjve

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Në protestën studentore përpara Ministrisë së Arsimit kanë nisur tensionet e para. Të rinjtë u mblodhën sikurse ditët e tjera përpara godinës, ndërkohë që efektivët e Policisë hodhën ndaj tyre gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Studentët e kanë përshkallëzuar revoltën e tyre në të dhunshme, duke artikuluar se kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkojnë dorëheqjen, nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre të panegociueshme për t’u larguar.

Kryeministri, nga ana tjetër, ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj tyre. Më herët, ditën e sotme, në një takim, shefi i qeverisë kërcënoi familjarët e tyre se të përballen me faturën financiare të dëmeve të shkaktuara./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta në Lezhë/ Shkatërrohet monumenti i librit të Gjergj Fishtës pas dëmtimit të hapësirave publike

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

LEZHË- Pas protestës së ditës së sotme në qytetin e Lezhës duke se ajo tashmë është mbyllur. Gjatë saj u shkaktuan dëme në disa hapësira publike. Rreth 50 të rinj morën pjesë. 

Gjatë tubimit, u tentua disa herë bllokimi i qarkullimit rrugor në akse të ndryshme të qytetit, duke ndezur zjarre në rrugë. Gjithashtu, drejt uniformave blu u hodhën vezë dhe shishe uji.

Protestuesit dëmtuan kosha mbeturinash, tabela sinjalistike dhe kangjella anësore të trotuareve. Dëmtime pësoi edhe libri i Gjergj Fishtës, monument i vendosur në qendër të qytetit, i cili u shkatërrua gjatë protestës.

Pavarësisht incidenteve dhe dëmeve të shkaktuara, protesta në Lezhë u mbyll e qetë.

Ndërkohë, në Kurbin, një bombë molotov u hodh brenda oborrit të bashkisë, ndërsa në Rrëshen disa protestues bllokuan një pjesë të autostradës./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

U sulmua me gurë nga protestuesit/ Xhama të rinj te Selia e PS, shtohen forcat e policisë në krah të godinës

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Pas thyerjes së xhamave të godinës së Partisë Socialiste ditën e djeshme me gurë nga protestuesit sot janë vendosur xhama të rinj. Përpos punimeve në ambientet e jashtme të godinës së Partisë Socialiste janë shtuar gjithashtu edhe forcat e policisë.

Ndërkohë, një ditë më parë, gjatë sulmit me gurë, u panë të dilnin nga godina rozë disa persona të maskuar, ndërsa në duar mbanin shkopinj druri, me të cilët tentonin të zmbrapsnin protestuesit./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Rama shpërbleu policët/ E reja i ironizon: Ju duket bukur që do merrni 2 mln, por po na helmoni

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË-  Një protestuese ka ironizuar Kryeministrin Edi rama, i cili gjatë takimit me policnë tha se çdo efektiv që është në frontin e protestës, do të shpërblehet me 2500 mijë euro. E reja pohoi se policëve iu pëlqen fakti që do të marrin shpërblim, por ata po helmojnë të rinjtë shqiptarë.

“Po do merrni ato 2 mln lekë, ju duket i bukur se ka zëro pas. Por po të na shihni ne zëro, ça do flisni? Ju po na helmoni. Ju se kuptoni se ju pëlqen ajo uniformë! Po sulmoni si kafshë, dhe jo ne. Po na dhunoni! A flini gjumë natën? A i mbyllni sytë? Turp t’ju vijë!”, tha e reja./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pensionisti i bashkohet protestës së studentëve në Rrugën e Durrësit: Rama të ikë një orë e më parë, për një karrige…

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Gjatë protestës studentore të ditës së sotme në Rrugën e Durrësit në Tiranë një pensionist i është bashkuar protestës duke shprehur pakënaqësinë për gjendjen ekonomike dhe situatën politike në vend.

“Ne jemi një popull që kemi dalë në protestë, me shumë vuajtje. Jam pensionist me një pension qesharak. Një njeri që do të rrijë në karrige e futi popullin në luftë. Ky duhet të ikë një orë e më parë nga ky pushtet”, u shpreh protestuesi.

Pensionisti theksoi se i është bashkuar protestës për të shprehur pakënaqësinë e tij, ndërkohë që tubimi vijon me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve të tjerë./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Kaos në Vlorë/ Efektivët futen në auditore në Universitetin “Ismail Qemali”, policët kordon edhe në hyrje të “Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore”(VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

VLORË- Protesta studentore në Vlorë është shoqëruar me tensione të ashpra. Siç shihet edhe në pamje, efektivë policie janë futur në auditore, duke shkaktuar frikë e terror te të rinjtë. Në video dëgjohen edhe të bërtiturat e të rinjve nga frika e efektivëve.

Studentët janë bërë pjesë e lëvizjes së protestave që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Rama./Dosja.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

“Po na vjedhin të ardhmen"/ Gjimnazistja denoncon nga protesta: Oficeri na kërcënoi me përjashtim nga shkolla! Si i zë gjumi këta dhunues

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Të rinjtë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të revoltës studentore. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë, ndërkohë bëjnë thirrje kundër qeverisë. Një gjimnaziste e vitit të tretë, duke folur për News24, deklaroi se të rinjtë po detyrohen të largohen nga Shqipëria, ndërsa tregoi se familja e saj nuk e di që ajo ndodhet në protestë, pasi ka frikë nga reagimet.

“Duam të drejtat tona. Po na i vjedhin. Po na bëjnë që të ikim me zor jashtë shtetit. Si flenë gjumë ata policë, kur kanë fëmijë dhe vetë? Si nuk i vjen keq?! Jam gjimnaziste e vitit të tretë. S’e di asnjë nga familja ime që jam këtu. Kanë frikë nga ata që janë rreshtuar aty për të na rrahur ne. Ku do e kenë fytyrën ata që na rrinë përballë? Oficeri i shkollës sot na kërcënoi hapur se do të përjashtoheshim nga shkolla nëse i bashkoheshim protestës. Këto reagimet e Ramës janë kërcënime të pavlera. Do e shohë ai nesër, kur të bjerë nga pushteti, se kush është rinia shqiptare”, u shpreh gjimnazistja./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Të rinjtë në Korçë marshojnë drejt gjimnazeve me thirrjet “Rama ik”/ Synojnë mobilizimin e bashkëmoshatarëve(VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

KORÇË- Në Korçë të rinjtë kanë dalë sërish në protestë, duke marshuar drejt gjimnazeve të qytetit me synimin për të përfshirë edhe bashkëmoshatarët e tyre në këtë nismë.

Gjatë marshimit, protestuesit u kanë bërë thirrje nxënësve të shkollave të mesme që t’u bashkohen, duke kërkuar pjesëmarrje më të gjerë të të rinjve në protestë.

Marshimi po vijon nën thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Rama ik”, ndërsa të rinjtë synojnë të mobilizojnë sa më shumë bashkëmoshatarë për t’iu bashkuar reagimit të tyre./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Nis protesta me bomba molotov në Kurbin/ Flakë në ambientet e Bashkisë (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

KURBIN- Protestuesit në Kurbin kanë nisur ditën e sotme protestat me bomba molotov dhe duke shkaktuar trazira.

Protestuesit janë mbledhur para godinës së Bashkisë, ku kanë hedhur bomba molotov në hyrje të saj.

Si pasojë, flakët kanë përfshirë një pjesë të hyrjes së Bashkisë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Bojkoti i mësimit në Universitetet e Vlorës/ Forcat e policisë pranë fakulteteve

 Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

VLORË- Mësimi ka vijuar normalisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë pavarësisht numrit të ulët të studentëve në auditore. Një pjesë e tyre janë futur në mësim, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur t’i bashkohen bojkotit, në kuadër të protestës studentore.

Pas orës 11:00 pritet të ketë një grumbullim të studentëve pranë rektoratit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ata do të organizohen për të vijuar protestën.

Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen pranë fakulteteve, ku po marrin masa paraprake për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Dita e shtatë e protestës studentore në Tiranë/ Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Këtë të hënë shënohet dita e shtatë e revoltës studentore që nisi në Tiranë.
 
Edhe sot është njoftuar se protesta do të mbahet në ora 12:00, teksa kanë nisur që tani grumbullimi i protestuesve.
 
Forcat policore kanë dalë në terren dhe kanë nisur të bëjë shoqërime./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin/ Dalin në rrugët kryesore të qytetit (VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

ELBASAN- Në qytetin e Elbasanit grupet e gjimnazistëve janë rikthyer mëngjesin e kësaj të hëne në protestë, duke u mbledhur kështu në bulevardin kryesor të qytetit dhe duke marshuar më pas përgjatë akseve kryesore rrugore.

Përmes thirrjevetë tyre, të rinjtë u janë drejtuar bashkëmoshatarëve, studentëve dhe qytetarëve të Elbasanit, duke i ftuar t’u bashkohen në shenjë solidariteti me protestën antiqeveritare që po zhvillohet prej javës së kaluar në kryeqytet.

 

Protestuesit kanë përsëritur gjatë marshimit thirrjet politike: “Rama, jep dorëheqjen!”, duke shprehur qëndrimet e tyre kundër klasës politike./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej” në pritje të protestës së sotme(VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË- Pas protestave studentore në Tiranë edhe ditën e sotme një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” edhe pse protesta pritet të nisë pranë mesditës.

Të rinjtë përsëriain thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Të tjerë janë ngjitur mbi bustin e heroit kombëtar Skënderbeu duke valëvitur kështu flamurin shqiptar./Dosja.al  

 

1 MUAJ ME PARE

ALARM për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore, evakuohet Gjykata dhe Prokuroria e Fierit

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

TIRANË-  Një alarm për bomë është dhënë në një sërë institucionesh shtetërore, përfshi kryeministrinë, ministritë, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë. Bëhet me dije se alarmi është dhënë, pasi një email kërcënues ka mbërritur në institucionet shtetërore.

Në emailin kërcënues thuhet se do të kryhet një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. 

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestat, Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para(VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/
pamjet

TIRANË- Protestuesit kanë nisur të mblidhen në ditën e shtatë të revoltës studentore. Por, ashtu si edhe në ditët e shkuara, policia në mëngjes ndërmerr patrullime nëpër qytetin e Tiranës dhe kryen shoqërime të të rinjve.

Siç shihet edhe në pamje, dy të rinj ndalohen nga Forcat Shqiponja, të cilët nuk bëjnë rezistencë dhe shihen të merren në pyetje nga efektivët./Dosja.al

 


  

1 MUAJ ME PARE

“Rama n’burg”/ Të rinjtë e Shkodrës ngrihen në protestë, thirrje policisë: Hiqini kapelet(VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

SHKODË- Të rinjtë në Shkodër kanë nisur të mblidhen në protestën kundër qeverisë Rama. Me thirrjet “Rama në burg”, “Berisha në burg!” dhe “Hiqni kapelet!”, ata po marshojnë në rrugët e qytetit. Të rinjtë kanë drejtuar thirrje edhe ndaj efektivëve të policisë, duke kërkuar që ata të heqin kapelet.

 

Sipas raportimeve nga protesta, në disa raste policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve. Protesta në Shkodër zhvillohet në një kohë kur Shqipëria është përfshirë prej shtatë ditësh nga protesta masive, ku të rinjtë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike e ligjore nga drejtuesit e vendit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Bojkotohet sërish mësimi në Lezhë/ Të rinjtë nisin marshimin në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”(VIDEO)

Studentët shtatë ditë protesta kundër qeverisë Rama/

LEZHË- Ditën e sotme është bojkotuar mësimi edhe në Lezhë nga një grup të rinjsh duke dalë kështu në rrugët e qytetit në shenjë proteste. Të rinjtë kanë nisur marshimin e tyre me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë shfaqur edhe forca të shumta policie për të monitoruar situatën.

 

Për shkak të situatës së krijuar nga protestat shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.

Protestat e të rinjve në Lezhë vijojnë edhe këtë javë duke bojkotuar mësimin dhe duke marshuar në rrugët e qytetit./Dosja.al  

protesta studentore

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...